• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha po përdor “besëprerin” e Sheshelit, për të pushtuar selinë e “besëprerit” të tij

by Mero Baze
19/12/2021 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet të gjej një mënyrë si të filloj protestat ndaj Lulzim Bashës. Meqë ditën e shtunë ai paralajmëroi marrjen e selisë, por siç u pa, shkoi deri në oborr, e pastaj iku me “bisht në shalë”,  tani po mendon për një sulm më të motivuar me ngjyra patriotike.

Për këtë I ka ardh në ndihmë Aleksandër Viçiq. Presidenti I Serbisë, i cili vjen të hënë në Tiranë në kuadrin e takimeve rajonale, së bashku me liderë të tjerë të rajonit dhe organizata të BE, është një kamardare shpëtimi për Sali Berishën. Nëse e vini re, Berisha më shumë po bën kujdes tu thotë mbështetësve të vet se duhet të mblidhemi në orën 16 tek selia e PD, se sa ti sqarojë për temën e protestës, e cila nis me inceneratorët e përfundon me Vuçiqin.

Pra duket që e gjitha është një pretekst që Berisha të marrë një shumicë mbështetësish në oborrin e PD dhe të thyej zyrat që të mos duket I vetmuar me 10 tropojanë në kërkim pas vetes, pa llogaritur dhëndërrin, siç ishte të shtunë.

E gjithë “protesta” në fakt nuk ka të bëj me Vuçiqin por me Lulzim Bashën. E gjitha është një përpjekje për të marrë hak ndaj poshtërimit të së shtunës, kur ai nuk mundi të hynte në seli.

Për këtë I ka ardhur në ndihmë Aleksandër Vuçiq. Dhe simbolika është e fortë. Njësoj si Lulzim Basha, Aleksndër Vuçiq, është “besëpreri” I Vosjllav Sheshelit themeluesit të Partisë Radikale të Serbisë që mbështeti masakrat në Ballkan në vitet 90.

Në vitin 2008, Vuçiq tradhëtoi babin e tij shpirtëror, praktikisht partinë fashiste të Serbisë,  dhe ju bashkua një fraksioni të moderuar properëndimor, që filloi të distancohet nga shumë prej akteve politike të Sheshelit, përfshi dhe akte për të cilat kishte dhe përgjegjësi personale në qëndrimet publike, siç ka qenë masakra e Srebenicës.

Si një besëprerë I Shehselit e më pas “servil” I perndimit, Vuçiq ja doli të merrte pushtetin në Serbi dhe më pas të fuqizohej duke u bërë president I saj.

Sali Berisha e ka gjetur tamam fabulën. Lulzim Basha është Aleksandër Vuçiqi I demokratëve. Ndaj beteja kundër tij duhet nisur pikërisht duke përdorur Aleksndër Vuçiq dhe vizitën e tij në Shqipëri.

Nëse Edi Rama do të jetë në humor, dhe t’ia shpjegoj nga dritarja e kryeministrisë Vuçiqit, se përse po protestojnë ata njerëzit kundër tij, me siguri do argëtohet shume. Ai e njeh mirë fabulën e prishjes me babain shpirtëror të partisë për shkak të Perndimit.

Por ai nuk njeh mirë Sheshelin tonë.

Shesheli I Serbisë, ai I vërteti, është një I çmendur që ishte gati të vdiste vërtet për Serbinë dhe të zhdukte “armiqtë” e saj. Shesheli ynë është një plak I rrjedhur që është gati të vdes për shtëpinë e vet dhe të vras “armiqtë” e familjes së tij. Dhe nesër shpreson që duke përdorur “besëprerin” e Sheshelit, Aleksandër Vuçiq, ti rrëmbej selinë “besëprerit” të tij Lulzim Basha. Në një farë mënyre, merr hak dhe per Sheshelin qe e mbylli jeten burgjeve, ndërsa “besëpreri” i tij gezon pushtetin.

Next Post
Krisja në çift, Beatrix “refuzon” Donaldin: Nuk e meriton

Krisja në çift, Beatrix “refuzon” Donaldin: Nuk e meriton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Si përfunduam kështu ne?”, vrasja e Urim Fikut, përgjimet zbulojnë bisedën mes nënës dhe djalit

“Si përfunduam kështu ne?”, vrasja e Urim Fikut, përgjimet zbulojnë bisedën mes nënës dhe djalit

November 12, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

“Duam të anëtarësohemi në BE dhe NATO!” Kurti kërkon mbështetjen e Irlandës në takimin e Komunitetit Politik

November 12, 2026
permbytje

Shqipëria në alarm nga moti i keq, IGJEO zbulon qarqet më të rrezikuara: Priten përmbytje dhe vërshime lumenjsh

November 12, 2026
E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

Berisha iu rikthehet foltoreve, të premten në Kukës për të takuar demokratët

November 12, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin

November 12, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Goditet me thikë 55-vjeçari në Fier, përfundon te ‘Trauma’

November 12, 2026
Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

November 12, 2026
Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

November 12, 2026
Përse i shkulëm semaforët ?

Përse i shkulëm semaforët ?

November 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Nëntor 2026

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In