• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Berisha po e rindan PD, pro ose kundër tij

by Mero Baze
15/12/2019 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha dhe Lulzim Basha u shfaqën sot para të rinjëve të Partisë Demokratike, me dy objektiva të ndryshme ndaj qeverisë Rama.

I pari Sali Berisha, përpiqej të dukej dhe më I axhituar se sa është, me idenë që Edi Rama duhet përmbysur siç përmbysi tërmeti pallatet.

Për gati 20 minuta, ai kërkoi që të rinjtë të bëhen promotorë të përmbushjes së Ramës, të ngritjes së popullit në revolucion, duke evokuar gjuhën e revolucionit të pranverës, sikur të mos kish ndodhur asgjë, dmth sikur të mos kishte dështuar.

Lulzim Basha premtoi se do ta rrëzoj Edi Ramën, përmes alternativës ekonomike dhe përmes ballafaqimit me të, duke dëshmuar se ai po qeverisë duke vjedhur, duke censuruar shtypin dhe duke zbukuruar realitetin.

Diferenca mes Bashës dhe Berishës nuk është se ka ndonjë rëndësi, përderisa në fakt nuk bëhet, as ajo që thotë Berisha, as ajo që thotë Basha. Por pamvarësisht kësaj, duket se qëndrimet e tyre publike janë shumë të ndryshme qysh pas 26 Nëntorit, kur Berisha po përpiqej ta nxinte dhe më shumë ndjenjën e pasigurisë tek shqiptarët dhe ta bënte më zi se tërmeti, të ardhmen e tyre, ndërsa Basha e mori qetë dhe u soll si lider normal në një fatkeqësi natyrore.

Të dy qëndrimet u bën publike në të njëjtën sallë, para të rinjve të PD, të cilët besoj që duhet të jenë shumë të çoroditur pas takimit, nëse duhet të bëhen gati për revolucion, si në pranverë, apo të bëhen gati për një taktikë si ajo e Lulzim Bashës, që është taktikë normale opozitare.

Makthi I Berishës për revolucion, duket se se është më shumë një përpjekje për të mos lënë PD të konsolidoj vijën e butë të Bashës dhe opozitën që pret ditën e zgjedhjeve normale. Berisha ngjan I frustruar nga ideja se tërmeti mund të forcoj Edi Ramën dhe akoma më keq, mund ti japi kohë dhe mudnësi për tu ricikluar në pushtet, dhe kërkon me çdo kusht ta përdori tërmetin dhe si një tërmet politik.

Unë nuk e di se çfarë u ka pëlqyer më shumë të rinjëve të PD në atë sallë, por ëshët e sigurt, se ata janë ndarë mes Berishës e Bashës. Berisha po e ndan PD duke e detyruar të mndoj  si ai, dhe jo si Basha. Dhe nëse vazhdon kështu, do jetë e afërt dita që do tu thotë “ose me mua, ose me Bashën”. Dhe ky mund të jetë një tërmet politik, por për PD.

Next Post
Vajza gjen nënën biologjike, zbulon arsyen tronditëse përse e braktisi

Vajza gjen nënën biologjike, zbulon arsyen tronditëse përse e braktisi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com