• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha pjesë e grupit të PD në Parlament? Fuga: Qëndrimi i SHBA është politik, jemi në NATO e BE me sovranitet të kufizuar, Basha e PD duhet të vendosin

by Java News
11/08/2021 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një lidhje me “Skype” në rubrikën “Opinion”, në News24, akademiku Artan Fuga komentoi deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, se ish-kryeministri Sali Berisha nuk duhet të jetë në parlament në shtator.

Teksa u shpreh se shpallja e Berishës “non grata” nga SHBA ishte një qëndrim politik, akademiku Fuga theksoi se edhe deklaratat e ambasadores Kim ishin qëndrimi politik i shprehur tek institucioni politik shqiptar.

“Unë shikoj në planin global çfarë ka. Në këtë vitin e fundit ngjarjet po tregojnë se ka një riformatim mes tre niveleve, brenda të cilëve veprojnë apo janë legjitime elitat politike. E para, është një lloj legjitimiteti në planin global, mbikombëtar. Ne shikojmë që 3-4 drejtues të Kosovës janë në hark. Kemi parasysh që ne në Kushtetutë apo reformat që bëhen në drejtësi, kemi ONM, që është përtej një lloj kontrolli të ngushtë shqiptaro-shqiptar.

Në momentin kur Shqipëria ka hyrë në NATO, në momentin që ajo hyn në rrugën e integrimit, kjo shoqërohet me lloj raport tjetër midis asaj që është përtej shqiptare, është globale. Edhe në rastin e z. Berisha kam konsideruar në fillim si një qëndrim politik. Në këtë hap të dytë, sigurisht që znj. ambasadore ka bërë atë kërkesë, pra qëndrimin politik e ka shprehur tek institucioni politik shqiptar. E dyta, është aktiviteti politik në Shqipëri. E treta, është opinioni publik shqiptar. Ne jetojmë në një botë sot, ku të trija këto janë bashkë”, tha Fuga.

A duhet të jetë Sali Berisha pjesë e grupit parlamentar, a duhet të ejtë në Parlament?

Unë mund të them çfarë do bëja unë, dhe jo çfarë do bëjë kushdo qoftë. Unë sapo thashë dhe përmbledh dhe përgjigjen parimore, unë kam një pozicion, që e kam shprehur edhe në media, edhe si një kërkesë ndaj lidershipit të PD dhe nuk kam gjetur asnjë mënyrë mirëkuptimi, por unë nuk jam pjesë e asaj partie dhe s’kam të drejtë të kërkoj mirëkuptim, që do të thotë demokratizimi i partisë. Që do të thotë se është partia që duhet të diskutojë, janë organet drejtuese që duhet të diskutojnë.

Asgjë nuk i këshilloj z. Basha dhe askujt, sepse unë nuk jam dakord me heshtjen e PD. Nuk mund të thotë PD apo lidershipi i saj se pret shtatorin, por duhet të mbajë një pozicion politik. Pasi të mbajë pozicion politik, mund të them se këta këtë apo atë pasojë. Ajo që thashë është se unë nuk do të doja një klasë politike, një Shqipëri, e cila të ishte në konflikt me vlerat, me partnerët, me institucionet, shtetet, që ne në këto 30 vite orientojmë vlerat tona.

Unë pres nga PD se çfarë qëndrimi do të mbajë. Z. Berisha e ka shprehur pozicionin e tij. Një gjë duhet kuptuar nga të gjithë, ne sot jemi në një epokë dhe kemi kërkuar këto 30 vjet që të jemi një shtet kombëtar, me sovranitet kombëtar, brenda një legjitimiteti mbikombëtar. Kur kuptohet kjo në këtë mënyrë, gjërat bëhen më të thjeshta për të marrë vendimet përkatëse./m.j

Next Post
‘Open Balkans’, për mendje të hapura

'Open Balkans', për mendje të hapura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

March 25, 2026
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In