FIER– Sali Berisha po zhvillon një takim elektoral në Fier, ku përpara demokratëve nuk po prezanton një program se si t’u marrë votën për të ardhur në drejtimin e PD-së, por sulmon Lulzim Bashën.
“Lëshonte komunikata, përjashtohet ky ose ai, gjithçka bëhet në mënyrë të paligjshme, ne u ngritëm kundër këtij arbitrariteti”, tha Berisha.
Sulmet nuk i ka kursyer as për kryeministrin Edi Rama, duke thënë se PS-ja, ndryshe nga PD-ja e tij, ka një kryesi të zgjedhur nga vota dhe jo të emëruar nga kryetari.
“Po lexoj një mesazh të një socialisti, ku komentonte fjalimin e Ramës në Asamble. Kryetari do zgjidhet nga Komisioni i Posaçëm, po strukturat ca do bëjnë, do dëgjojnë platformat, po kryetarët me votë, po, po delegatët, apo drejtuesit lokal? Pas 30 vitesh pluralizëm, ky është realitet shqiptar, po në fakt nuk po shkonim larg këtij realiteti dhe ne, kryesia ishte 60% emërim i kryetarit, në këtë proces ne ia dolëm që të rikthemin votën, ju duhet të kontribuoni me vonë, në bëmë zgjedhjet e Këshillit Kombëtar, me një list me emra shumë të mirë, Këshilli Kombëtar për herë të parë zgjodhi mbi 50% gra, vajza dhe shumë të rinj”, tha Berisha.
Ajo që vihet re në këto takime janë ‘copy paste’ e ‘Foltoreve’!