• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha përballet me Policinë sërish pas 23 vitesh, dy agjentë i komunikojnë akuzën në sy

by A R
21/10/2023 23:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy punonjës të Policisë kanë hyrë në selinë e PD, ndërsa Sali Berisha ndodhet në zyrën e tij. Mediat raportojnë se pritet që agjentët e policisë t’i komunikojnë Berishës akuzat për të cilat është vendosur ndaj tij masa e detyrimit të paraqitjes, si dhe ti merret pasaporta për të mos lëvizur jashtë vendit.

Kujtojmë se dhëndri i Sali Berishës u arrestua sot në Rinas ndërsa ndaj vetë Berishës rëndojnë akuzat për deklarim të rremë pasurie dhe korrupsion pasiv.

Por kjo nuk është hera e parë që Sali Berisha përballet me Policinë. Edhe pse larg në kohë, ai është ballafaquar dhe shoqëruar nga Policia për herë të parë dhe të fundit në vitin 2000.

Paraditen e 28 nëntorit 2000, dega lokale e Partisë Demokratike në Tropojë organizoi një protestë për vjedhjen e votave që opozita pretendonte se i ishte bërë në zgjedhjet për pushtetin vendor.

Policia e Tropojës kishte siguruar informacione në rrugë operative se atë ditë pritej të ndodhte një ngjarje e rëndë. Për këtë arsye aty mbërritën forcat RENEA në Bajram Curri. Protestuesit ju drejtuan godinës së gjykatës dhe kërkuan që të largoheshin forcat RENEA. Pas insistimeve të policisë, nisën të shtënat e armëve, kjo bëri që RENEA e policët të largoheshin me shpejtësi duke u strehuar në shtëpitë e qytetarëve. Më pas dhjetra militantë të PD, duke u infiltruar mes protestuesve nisën një sulm ndaj komisariatit të policisë.

Fillimisht rrethuan godinën dhe kërkuan që të lirohen të arrestuarit politikë. Efektivët të trembur nga fakti se kishin përballë persona të armatosur dhe të inkriminuar, i liruan të gjithë personat që ndodheshin në paraburgim. Më pas u kërkua që ata të braktisin komisariatin. Një gjë e tillë nuk u pranua dhe kjo bëri që militantët të hapnin zjarr mbi komisariatin e Bajram Currit. Policia u përgjigj dhe nisi një shkëmbim i ashpër zjarri mes palëve.

Kryeministri i asaj kohe Ilir Meta reagoi menjëherë nga Tirana, duke akuzuar Berishën se po bënte grusht shteti kundër qeverisë. Arrestimi i Berishës Ngjarjet në Tropojë alarmuan gjithë Tiranën e për këtë arsye policia e Garda u vunë në gatishmëri. Forcat speciale ishin udhëzuar se do të zhvillohej një operacion sekret. Për këtë arsye rreth orës 19.00 policia bllokoi rrugët rreth ish-selisë së PD, aty ku sot është FRD, si dhe forca policie u vendosën te Ushtari i Panjohur dhe rreth Parlamentit. Po ashtu u fikën dritat dhe u mbush me autoblinda e persona me helmeta e maska.

Në ngushticën që krijohet në rrugë prej bustit të ?Ushtarit të Panjohur?, makinës së ish-presidentit Berisha, me targë RSH 054, me ngjyrë jeshile, shenjë dalluese vetëm për personalitetet që ruheshin nga Garda e Republikës, i prenë rrugën duke e rrethuar menjëherë rreth 20 maska, të cilat bërtisnin “Ndal! Ndal! Policia, ndal!”. Ndërkohë mbushnin armët për të treguar se ishin të vendosur të hapnin zjarr. Pasi u ndal makina, një prej oficerëve kërkoi të kontrollonte makinën dhe i kërkoi eskortës të dorëzonte armatimin personal.. Zyrtarët e lartë Pjesë e ngjarjes ishin drejtues të lartë të Ministrisë së Rendit, Bilbil Mema, zëvendësi i tij, Niko Brahimi, si dhe komandanti i Gardës, Arben Çuko, si dhe prefekti i Tiranës, Taulant Dedja. Makina e fundit e eskortës së Berishës ishte ajo ku ndodhej Jozefina Topalli.

Zëvendësdrejtori i policisë, Niko Brahimi, i kërkoi Berishës të dilte nga makina. Por ish-presidenti i asaj kohe rezistoi, duke kërkuar urdhrin e prokurorisë për ndalimin e tij. Më pas u urdhërua shoferi që të ndiqte makinat e policisë, por edhe ai nuk u bind. Atëherë, tri njerëz me maska hapën me forcë derën, zbritën andej me forcë komandantin e truprojave të Berishës. Po ashtu u larguan me forcë dhe 2 truproja të tjerë. Menjëherë një person i maskuar i policisë hipi në timon, ndërsa dy të tjerë hipën mbrapa, ku dhe ndodhej Sali Berisha. Ky i fundit rezistoi për rreth gjysmë ore. Ndalimi i tij u bë më 00.22, ndërsa makina e tij nisi të lëvizte rreth orës 00.55. Makina përfundoi te Drejtoria e Policisë së Tiranës. Ai u lirua pak orë më pas.

Akuzat penale të ngritura nga SPAK sot:

Sali Berisha – Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë  kryer në bashkëpunim, (neni 260 ) dhe 25 i K.Penal.

Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv në bashkëpunim (neni 260) dhe Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, (neni 287) i K.Penal.

Fatmir Bektashi -Korrupsion aktiv  dhe Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale,= (neni 287) i K.Penal.

JavaNews /a.r

Next Post
Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

Nuk ka më ku të shkojë! Sali Berisha, një i burgosur pa pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In