Kreu i PD-së, Sali Berisha i ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora tha se çmimi i energjisë supozohet se caktohet nga ERE që është autonom, por sipas tij në realitet caktohet nga Rama.
Ai u shpreh se do të bëjë betejë frontale me Ramës dhe se 6 marsi dhe 7 korriku e vërtetuan se cila është shumica në PD.
Berisha: Çmimi i energjisë caktohet nga ERE që supozohet se është autonom. Edi Rama kur do thotë do të zbatohet dhe kur nuk do thotë nuk do të zbatohet. Ai nuk e fsheh se ka gjithë pushtetet. PD ka dalë në betejë frontale me të. Marsi dhe 7 korriku e faktuan se ku qëndron opozita.
Ka një grup deputetësh të cilët kanë qëndrime dhe u bënë përpjeke për bashkim. Ne kemi platformën më dinjitoze dhe i japim mundësi secilit deputet të kandidojë ose të propozojë për qytetar të parë të qytetareve. Po ashtu parashikohen edhe si fraksione. Çdo përpjekke e Edi Ramës ka dështuar që të ndalë trenin e PD-së, ne ecim të sigurt drejt fitores.
/a.r











