• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha pasi skualifikoi 5 kandidatë: Gara në PD është e hapur, tani është referendum për kryetarin

by E B
16/05/2026 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi përjashtoi jo një, as dy, as tre, por pesë kandidatura që kishin shprehur ambicien për t’u futur në garë për t’u përballur me të në zgjedhjet për kreun e PD, Sali Berisha tha sot se gara “ka qenë, është dhe do mbetet e hapur”.

Duke qenë se do të jetë tek-pullë në votime, Berisha qëllimisht nuk iu referua më zgjedhjeve si një garë brenda PD për kryetarin, por referendum për kryetarin.

“Kjo garë ka qenë, është dhe do mbetet e hapur. Kurrë kjo parti nuk do mund të pranojë bashkëpunëtorë krimi, bandash dhe të qeverisë. Çdo demokrat e demokrate është i mirëpritur në garë. Por jo bashkëpunëtorët e qeverisë dhe të krimit. Nuk ka forcë politike në botë që pranon një gjë të tillë.

Legjitimiteti i kësaj gare përcaktohet nga vota e lirë e anëtarësisë. Kjo është gara më e plotë, më eprore se çdo garë tjetër. Është referendum për kryetarin e partisë”, tha ai.

Pyetjes pse nuk ka kandidatë të tjerë në garë, Berisha u përgjigj: “Sepse, jo se ka asnjë pengesë, por sepse nuk dëshirojnë të marrin një hap të pasigurt për veten e tyre”.

Next Post
“Blackout” në zemër të Tiranës! Ministria e Brendshme dhe qendra pa energji elektrike

"Blackout" në zemër të Tiranës! Ministria e Brendshme dhe qendra pa energji elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com