• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha paralajmëron humbjen e zgjedhjeve: Nuk do ta pranojmë rezultatin, proces farsë

by S T
19/12/2024 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se opozita nuk ka hequr dorë nga kërkesa e saj për qeveri teknike përpara zgjedhjeve të majit, pasi sipas tij, Edi Rama nuk mund të mbajë zgjedhje të lira e të ndershme.

I ftuar në emisionin “Debat” në “A2CNN”, Berisha deklaroi se opozita pasi kaloi krizën, tashmë ka një mbështetje të madhe ndërkombëtare dhe këtë e tregojnë dhe rezolutat e miratuara kundër qeverisë Rama.

“Opozita është e interesuar që të ketë zgjedhje sa më parë. Është një datë e zgjedhur nga qeveria. Ne nuk kemi hequr dorë nga kërkesa për qeveri teknike. Si parim ne nuk bojkotojmë zgjedhjet. Ne edhe sot nuk i pranojmë zgjedhjet. Ato janë një farsë. Të gjitha partitë e botës i quajnë fasadë. Rezolutat nuk shprehin mendimin tonë, por të vërtetën mbi zgjedhjet. Do të bëjmë gjithçka kundër diktaturës. Nuk janë shpalosur të gjitha format e mosbindjes.

Ne jemi në betejë me diktaturën. Kjo diktaturë nuk rrëzohet me votë. Por diktaturat nuk bëjnë zgjedhje të lira. Edi Rama arriti të mashtrojë shumë edhe në botë. Opozita pati probleme, por sapo u ngrit dhe u bashkua, doli nga izolimi me ndërkombëtarët. Tre rezoluta nuk kanë ekzistuar kurrë kundër një qeverie në Tiranë. Ne po punojmë me të gjitha format për qeveri teknike”, tha Berisha.

 

Next Post
Kristian Asllani i mahnit të gjithë, shënon direkt nga goditja e këndit (Video)

Kristian Asllani i mahnit të gjithë, shënon direkt nga goditja e këndit (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com