• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha i paqëndrueshëm për Azemin, sot është hero, dikur ishte “rrugaç, sigurims e spiun i Ramizit”

by Java News
09/12/2016 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e Rinisë, Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë tek busti i Azem Hajdarit, ku ka dhënë dhe një prononcim për mediat.

Berisha thurr lavde për Hajdarin, ndryshe nga 20 e kusur vite më parë, kur ai ishte gjallë.

Më poshtë dy qendrimet e ndryshme të Berishës, për Azem Hajdarin:

Prononcimi i djeshëm:

“Erdhëm sonte këtu për të bërë homazhe para shtatores së tribunit legjendar të lirisë së shqiptarëve, por dhe veprës epike të studentëve të dhjetorit të vitit 1990, të cilët me një guxim, që fatmirësisht sot, mendja e atyre që lindën në 90-tën nuk mund ta rrokë kurrësesi.

Me një trimëri të vendosur për të paguar çdo çmim për lirinë, ata u përballën në rrugët e këtij qyteti me diktaturën më të egër në Europë. Azem Hajdari, që udhëhoqi ata qindra studentë të natës së 8 dhjetorit të vitit ‘90 dhe mijëra të tjerë të ditëve në vazhdim që iu bashkuan, dolën në rrugë me një vendim, i cili mund t’u kushtonte atyre çdo gjë të shtrenjtë që ka njeriu, dolën për ta bërë veten, shqiptaret, këtë qytet rinor të lirë dhe ata në 24 orë shndërruan qytetin Studenti në kështjellën e parë të lirisë së shqiptarëve.

Azem Hajdari me studentët e tjerë që iu bashkuan, në një hark kohor të shkurtër gjunjëzuan nomenklaturën, klikën e Ramiz Alisë dhe imponuan pluralizmin politik.

Duke soditur së bashku me ju shtatoren e Azem Hajdarit çfarë më erdhi në mëndje. Më erdhi në mëndje një paralelizëm në të kundërt. Asokohe në çdo shesh mbillte tmerr dhe terror shtatorja e Enver Hoxhës. Në atë kohë, në çdo shesh mbillte shpresë dhe besim tribuni i lirisë Azem Hajdari, që do shkonte nga Jugu në Veri të Shqipërisë, nga Lindja në Perëndim për të trokitur, zgjuar në ndërgjegjen e qënieve tmerrësisht të shtypura, të indoktrinuara por dhe të poshtëruara, nga kulti i satanit për t’i zgjuar ata dhe dalë dhe një herë si njerëz të lirë.

Kështu që edhe dua të shpreh mirënjohjen më të thellë, respektin më të madh për Azemin por dhe ata bashkë studentë të tij, disa qindra më pas edhe mijëra, që u përballën në këtë shesh me regjimin më të egër, më diktatorial, regjimin që i vriste të rinjtë në kufi, regjimin që zvarriste kufoma në sheshet e qyteteve për të mbjellë tmerr tek qytetarët e tyre dhe bënë për lirinë e shqiptarëve më shumë se çdo kush tjetër.

Nderim të madh atij dhe studentëve liberatorë!”

Gazeta “RD”, 18 gusht 1995, fragment nga fjala e Sali Berishës për grevën e urisë të Azem Hajdarit:

“ Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë.

Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë : ai i mitingjeve që “bënte gjëmën”, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat.

Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës.

Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit dhe 2 prillit 1991, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon.

Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit.

Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të rrugaçit Azem Hajdari… »
Tema/d.i.

Next Post
Vetting/ Ambasadorët Lu dhe Vlahutin mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

Opinioni i Venecias, ambasadorët Lu e Vlahutin zbarkojnë në zyrën e Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Paktet Rama-Berisha kanë prodhuar produkt të keq, formula që mund ta bëjë  fituese opozitën

Zogaj: Paktet Rama-Berisha kanë prodhuar produkt të keq, formula që mund ta bëjë fituese opozitën

April 22, 2026
“Berisha, arkitekti i 21 Janarit”, Zef Brozi: Të merrej i pandehur kryesor, ka zhdukur provat

Disa sugjerime për Reformën Zgjedhore

April 22, 2026
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgjigjet mbi propozimin e fundit

Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgjigjet mbi propozimin e fundit

April 22, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

April 22, 2026
Përplasjet për Presidentin, Haxhiu “sakrifikon” karriken e saj, opozita: Po bën spektakël

Përplasjet për Presidentin, Haxhiu “sakrifikon” karriken e saj, opozita: Po bën spektakël

April 22, 2026
“Nuk e dua më fjongon rozë”, Nora Malaj: Një solidarizim sipërfaqësor, duhet vënë gjithë vitin jo vetëm në tetor

Nora Malaj: Shqipëria është në depresion social, i ka kapur të gjitha shtresat!

April 22, 2026
Vrasja në Memaliaj, Policia jep detaje: Çfarë ndodhi pak para krimit, ja kush qëlloi i pari

Vrasja në Memaliaj, Policia jep detaje: Çfarë ndodhi pak para krimit, ja kush qëlloi i pari

April 22, 2026
Kupa e Shqipërisë/ Egnatia siguron finalen e madhe, Elbasani dorëzohet pas “dramës” së penalltive

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia siguron finalen e madhe, Elbasani dorëzohet pas “dramës” së penalltive

April 22, 2026
Zjarri tek “Arlis”, Ristani: Ja çfarë ndodh nëse kompania falimenton para rindërtimit

Zjarri tek “Arlis”, Ristani: Ja çfarë ndodh nëse kompania falimenton para rindërtimit

April 22, 2026
Kostoja e luftës në Iran, BE-ja përballet me një faturë shtesë prej 28 miliardë dollarësh

Kostoja e luftës në Iran, BE-ja përballet me një faturë shtesë prej 28 miliardë dollarësh

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In