• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Berisha: O piktor dështak çpunë ke me BE, shih lidhjet me krimin!

by
20/08/2015 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga Kryeministri Edi Rama në intervistat e tij për “Newsweek” dhe “L’Unita” ku paralajmëronte Bashkimin Evropian në lidhje me emigrantët dhe procesin e anëtarësimit të Ballkanit.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se “piktori dështak” për të mbuluar lidhjet e tij me krimin dhe dështimin në qeverisje po kërcënon BE-në me gjakderdhje.

Sipas Berishës, kryeministri po mundohet që të shmangë vëmendjen nga problemet reale që BE i ka kërkuar Shqipërisë, siç është dekriminalizimi.

“Ç’pune ke me BE-ne ti o piktor deshtak!!!

Per ty plaste Europa dhe rrofshin Ervis Roshet, Artur Bushet, Mark Frroket, Arben Frroket, Aldo Baret, Kostandinet, Orik Shytet, Arben Ndoket !!!!

Te dashur miq, perseri Edvin Kristaq Rama, per te mbuluar lidhjet e tij koke e kembe me krimin dhe deshtimin e tij te plote me qeverisjen e shtetit policor, kercenon BE-ne, mediat amerikane per gjakderdhje te medha ne Ballkan njelloj si dikur eterit e tij apo me vone Millosheviçet, Sheshelet dhe Arkanet e Beogradit. Kurse dje ne mediat italiane akuzoi BE se po deshton si motor shprese, madje “Kasandra Koleka” e paralajmeroi Europen se po rrezikon shpartallimin me themeli.

Me keto qendrime dhe deklarata, qe i shkojne pershtat vetem nje te brigandi apo te semure rend psiqik, Shqiperia ecen drejte te shkuares dhe jo drejt BE.
BE ndertohet mbi vlerat parimet qe ti shkele e dhunon çdo dite.
Bashkimi Europian bazohet mbi ligjet dhe sundimin e ligjit dhe jo te bandave dhe kriminelve me te cilet je i lidhur si mishi me thoin, te llojt Kostandin Xhuvani, Mark e Arben Frroku, Artur Bushi, Aldo Bare, Orik Shyti, Arben Ndoja, Sidrit Dane etj, etj.

Bashkimi Europian bazohet mbi transparencen dhe jo mbi vjedhjet e tua dhe suites tende qindra milionshe ne tendera, tatime, dogana si ne asnje vend tjeter ne Europe dhe ne bote.
Bashkimi Europian bazohet ne respektin e institucioneve te pavarura dhe jo ne etjen tende te cmendur per pushtet, per te cilen ti do te besh kreun e shtetit, kreun e policise, te gjykatave, te prokurorise, te IlDKP, kryetarin e bashkise te Shqiperise etj etj, vet Enverin, atin tend shpirteror apo Old Mayer-in e Xhorxh Orwellit.

Bashkimi Europian bazohet ne respektin e te drejtave te njeriut kurse ti po nderton shtetin policor ne vend te shtetit ligjor dhe ke arrestuar ne nje vit 38 mije qytetare dhe ke plasur ne paraburgime, sipas organizateve nderkombetare, me shume se Siria dhe Iraku, dhe me vrasjen e shpreses, rrenimin e vendeve te punes, shkaterrimin e mbrojtjes se brishte sociale ke larguar nga vendi dhjetera mijera qytetare per te kerkuar azil politik ne vende te tjera, ndonjehere edhe me shume se sa Asadi i Sirise.
Ti kercenon BE si aventurier brigande dhe i semure psiqik, sepse ti mendon se Europa e Paqes eshte Eropa e Dobesise, nderkohe qe duhet ta dish o sharlatan se Europa nuk kercenohet dhe se paqja eshte forca dhe arma e te gjitha armeve te saj te te gjitha llojeve.

Se fundi, ata qe te keshillojne ty, mendjen tende te semure, se per te shpetuar lekuren tende duhet te leshosh kercenime dhe paralajmerime per kataklizme, ata, pavaresisht nga pashaporta qe mbajne, nuk jane Europa por jane njelloj si ti hajdute, te korruptuar dhe se bashku me ta jeni llumi i saj!!”

Next Post

Shkëlzen Berisha: Shqiptarët duan azil, Rama merret me piktura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com