Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar për herë të parë se i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha të jepte dorëheqjen nga PD pasi humbi zgjedhjet në vitin 2017.
Ai tha se Basha nuk pranoi, por u fut në zgjedhje dhe fitoi ndaj Eduard Selamit. Berisha u shrpeh se pas humbjes së zgjdhjeve në vitin 2021 nuk i kërkoi sërish dorëheqjen, pasi e dinte se Basha nuk do ta jepte.
“Në 2017 i kërkova të jepte dorëheqjen por nuk e bëri. U fut në votim dhe fitoi. Në vitin 2021 nuk i thashë sepse nuk e jepte, isha i sigurrt, por kërkova dhe u përpoqa t’i jap eksperiencën që kam patur unë në avokatinë e votës. A kishte bazë Lulzim Bahsa ta bënte këtë? Absolutisht kishte bazë dhe qëndrimi im ishte mbështetës për të. Pse e bëja unë këtë? Sepse nëse ne arrinim të vinim sanksione ndaj Edi Ramës për patronazhistët, për krimin, ne u thonim shqiptarëve që “ia dolëm”. Pore n tani s’kemi gojë për asgjë. Në vitin 2025 Edi Rama do i shumëzojë këto që bëri tani”, tregoi Berisha në Syri Tv.