• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha, nuk kthen dot as 1992, dhe as 2005..

by Artur Ajazi
19/04/2022 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, po i jep “dorën e fundit”, rikthimit të tij si kryetar i asaj force politike. Një ndër “fitoret” e tij kryesore pas 9 Shtatorit, ishte dhe mbetet meraku i “rikthimit në seli”. Ai nuk mund të rrijë dot pa selinë, pa zyrën,njerëzit e tij që e rrethojnë. Por pas kësaj, atij i duhej të shpikte edhe “shkakun e rikthimit”. Dhe e gjeti, duke u premtuar atyre që mban pas vehtes se “do bëj opozitën e fortë, do t’ju rikthej në pushtet, do ta mposht Ramën me çdo mjet”. Mjafton të pyesësh në bazë se “çfarë i shtyn të bëheni me Berishën”, dhe do të përgjigjen se “do të na rikthejë në pushtet si në 2005”. Sa e dhimbshme, tek dëgjon edhe të rinj, djem dhe vajza që besojnë dhe mendojnë se “ish-lideri do të marrë edhe njëherë pushtetin, pas 30 vitesh zullume në politikë dhe jo vetëm”. Ajo parti përfundimisht është atrofizuar politikisht, aq sa duket sikur fatin e saj e ka vendosur rimarrja e selisë. Berisha po u tregon përralla vere mbështetësve, me “protesta popullore”, dhe as që duket në sfond “ribashkimi i partisë”, përkundrazi. Në oborrin e Partisë Demokratike, njerëzit që hyjnë e dalin, janë aq të ekzaltuar, sa u duket sikur “Rama do të rrëzohet pa ardhur Qershori”. Ata fakirë apo dhe idealistë, që Berisha i nis në rrethe dhe degët e partisë me detyra të “posaçme” për të emëruar kryetarët dhe rizgjedhur në forume njerëzit e besuar, nuk e dinë dhe as nuk e mendojnë se, ai kurrë nuk do ti japë atyre kënaqësinë, e rikthimit në pushtet. Një mbështetës i zjarrtë i ish-liderit, më tha se “doktori do të na rikthejë në ditët e lumtura kur morëm pushtetin në 1992 apo dhe 2005, dhe vetëm ai e bën këtë”. Shpesh, Berisha më duket si Kim Yong Un-i, në Partinë Demokratike, brënda një ishulli të izoluar. Duket sikur ka hipnotizuar gjithë ata burra dhe gra që e mbështesin, të cilët harrojnë ose janë të paditur deri në ekstrem, se ai njeri, ai politikan, dhe ai ish-kryeministër, ka ca “llogarira” ende të pambyllura me organet e drejtësisë, veç faktit se nuk mund të pranohet nga SHBA-ja si bashkëpunëtor. Ai është përgjegjësi kryesor i piramidave ku humbën paratë e tyre mbi 700 mijë shqiptarë, ai është përgjegjësi kryesor i vitit të zi 1997 për vendin dhe popullin, ku u shkatërruan institucione dhe shteti, ku u vranë mbi 5 mijë njerëz nga armët e rrëmbyera nga depot e braktisura. Ai është njeriu përgjegjës për shkatërrimin e pronave të 1800 ish-pronarëve, që as nuk i kanë marrë edhe sot e kësaj dite, dhe as kanë ndërmend ti gëzojnë pasi u janë zaptuar pas 1992 dhe më vonë. Vetëm në Shqipëri, politikanët duan të qëndrojnë përjetësisht në poste dhe ofiqe, duan të mbeten si “hije të gjalla” kryetarë të partive, dhe nuk duan kurrë të mbeten jashtë pushtetit. Rasti “Berisha” në Shqipëri, mbetet unikal në Europën Lindore dhe Qëndrore, kryesisht në vendet ish-socialiste.Pothuajse në gjithë ato vende,ku deri në 1992 kishte regjime komuniste, politikanët e së shkuarës kanë dalë me kohë në “pension” politik, janë tërhequr me nder, dhe sot jetojnë ditët e tyre. Ajo gjë, as ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë me ish-liderin demokrat në Shqipëri, i cili edhe pas 32 vitesh, edhe pse faktori ndërkombëtar ka ndërprerë pothuajse çdo kontakt zyrtar dhe privat, kërkon pushtet dhe post të lartë shtetëror. Sali Berisha, e di fare mirë se, ky është mision i pamundur, e di fare mirë se SHBA nuk luan me fatet e demokracisë në vendet partnere, por sërish ngulmon të premtojë “pushtetin e tij si në 1992 apo 2005”. Kjo është e vetmja teori spekulative, me të cilën ai edhe disa kohë (ndoshta punë muajsh) do ti mbajë pas vehtes mbështetësit e tij.
Next Post
Me kapele dhe maskë anti-COVID, në dorë mban një qese. Momenti kur Elis Suçi grabit postën në Kamëz

Me kapele dhe maskë anti-COVID, në dorë mban një qese. Momenti kur Elis Suçi grabit postën në Kamëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com