• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha nuk kërkon të frikësojë, por një skenë ku të vajtojë

by Mero Baze
26/12/2023 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë nesër, një nga çështjet që kanë të bëjnë me legjitimitetin e PD. Nuk është ndonjë vendim që e mbyll tërësisht atë proces, por përmbyll një nga çështjet për të cilat apeli I ka dhënë të drejt Lulzim Bashës.

Dhe Berisha ka paralajmëruar protestë para Gjykatës së Lart, pasi me shumë gjasa është I bindur se gjykata do të lërë në fuqi vendimin e Apelit.

Paralelisht me Gjykatën e Lart në GJKKO,  Sali Berishën dhe i biri i tij Shkëlzen Berisha kanë punë me drejtësinë. Sali Berisha është në gjykatë për t’iu shqyrtuar masa e arrestit kërkuar nga SPAK, kurse I biri është nën hetim për çështjen e Gërdecit dhe do të paraqitet në SPAK.

Tek këto dy gjyqet e tjera nuk ka paralajmëruar protesta, por vetëm për gjyqin e Gjykatës së Lart.

Arsyeja përse nuk proteston për të tre gjyqet, janë të ndryshme.

Por  më e rëndësishmja është që nuk ka njerëz as për një protestë dhe jo për tre. Nuk pati për vete as kur ju propozua heqja e imunitetit dhe as kur ju hoq në parlament. Dhe kjo e dëshpëroi shumë.

Tani shpreson se së paku për logon e PD do ketë dhe u ka bërë thirrje të shkojnë para Gjykatës së Lartë.

Shpresoj se më shumë se sa vendimi I gjykatës të jetë I dëshpëruar nga ata pak njerëz që do të mblidhen para saj.

Edhe pse e di këtë rrezik sërish po tenton ta zhvilloj protestën.

E di që ajo protesta nuk e impresionon gjykatën, pasi nuk ka asnjë emocion nga njerëzit që protestojnë para saj. Gjithmonë një palë është e pakënaqur nga vendimet dhe gjykata nuk mërzitet për këtë gjë.

E di që ajo protesta mund ta dëmtoj dhe më shumë imazhin e tij por as për këtë nuk mërzitet.

Më shumë se sa të tregoj forcë, Sali Berisha tani ka nevojë të tregojë që është viktimë.

Ai tani kërkon sa më shumë skena viktimizimi. Ai nuk kërkon të frikësoj dikë por kërkon një skenë ku të vajtojë.

Fjala vjen pak njerëz të dëshpëruar para gjykatës, njerëz që ankohen që u kanë marr vulën dhe siglën, pastaj lajmet që Berisha është në gjykatë që Shkëlzeni është në SPAK, që Jamarbëri është në arrest, që SPAK ka thënë Argita të mos I shkoj në shtëpi pa leje, apo që në facebook nuk mund të drejtoj më aktivitete politike, etj. skena si këto.

Pra e gjitha çfarë I duhet Berishës tani nuk është që të duket I fort, por që të duket I viktimizuar, që e kanë vënë përpara gjykatat prokuroria, pushteti e gjithkush tjetër.

E vetmja gjë që nuk ka llogaritur, është nëse i vjen vërtet keq dikujt për këtë gjë. Shikojeni nesër para Gjykatës!

Next Post
Ngjela: Strasburgu do qeshte me mbrojtjen e Berishës. Fajësia është qëndrimi psikik i …!

Ngjela: Strasburgu do qeshte me mbrojtjen e Berishës. Fajësia është qëndrimi psikik i ...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka bombë në shkollë”/ Telefonata alarmon Tiranën, Antiterrori prangos autorin pas kontrolleve

“Ka bombë në shkollë”/ Telefonata alarmon Tiranën, Antiterrori prangos autorin pas kontrolleve

September 14, 2026
Begaj uron nxënësit: Shkolla s’është thjesht një vend ku marrim dije, por vendi ku përgatitemi të marrim përgjegjësi

Begaj uron nxënësit: Shkolla s’është thjesht një vend ku marrim dije, por vendi ku përgatitemi të marrim përgjegjësi

September 14, 2026
Bill Clinton tregon pse CIA i tha të mos e vrisnin Bin Ladenin para 11 Shtatorit

Bill Clinton tregon pse CIA i tha të mos e vrisnin Bin Ladenin para 11 Shtatorit

September 14, 2026
Nisja e vitit shkollor 2026-2027, 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë

Nisja e vitit shkollor 2026-2027, 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë

September 14, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

Rikthehen në GJKKO dosjet “e bujshme”, sot seancat për Berishën dhe Metën

September 14, 2026
Gjirokastër, të huajt blejnë shtëpi në zonën muzeale

Shqipëria, mes 10 destinacioneve më të preferuara jashtë BE-së nga rezidentët europianë

September 14, 2026
Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

September 14, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 14 shtator 2026: Dashi hap derën për një njohje të re

September 14, 2026
Trump vlerëson punën e Witkoff dhe Kushner: Shikoni Gazën, nuk ka më shumë luftime -

Trump vlerëson punën e Witkoff dhe Kushner: Shikoni Gazën, nuk ka më shumë luftime –

September 14, 2026
A mund ta bëjnë Xi Jinping dhe Modi atë që nuk e bëri Trump? Rusia hap derën për negociata

A mund ta bëjnë Xi Jinping dhe Modi atë që nuk e bëri Trump? Rusia hap derën për negociata

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com