• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Berisha nuk ka kujt t’i ankohet

by
09/09/2015 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

…ose kush është adoleshentja e tradhëtuar natën e ditëlindjes…

Kush dyshonte se mbas thikës në shpinën e Doktor Berishës nuk qëndronte Lulzim Basha, të mërkurën në mëngjez ka pasur të gjitha arsyet për të besuar të kundërtën. Mjaftonte pak aftësi për të lexuar gjuhën shqipe në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa nëntekste dhe nënkuptime dhe një pagesë prej 20 lekësh. Sulmi i fundit dhe absolutisht i pari i këtij lloji, Doktor Berishës, ish-president një herë e pak, dy herë kryeministër dhe kryetar partie deri dy vjet e pak më parë, i ka ardhur nga gazeta në të cilën ai ka punuar si gazetar kronike, redaktor politike dhe drejtor i përgjithshëm. Për herë të parë, gazeta RD, me kosto shitjeje 20 lekë, e përmend Doktorin në një kontekst dëshpërues. Ajo citon dëshminë e ish-CEO-s së CEZ-it: “…Ambasadori Tepshi e rekomandoi zotin Kastriot Ismailaj për mbledhjen e borxhit dhe e prezantoi atë si aleatin e ngushtë të ministrit të punëve të jashtme dhe të kryeministrit Berisha.

Ky tekst i cituar është shkëputur nga shkrimi, në faqen tre të RD-së, me titullin: “Ismailaj, “i besuari” i Metës”. Madje edhe fjala “i besuari”, në origjinal është vënë në thonjëza sepse as editori nuk e beson një gjë të tillë ose së paku e dyshon atë.

Në të njëjtën faqe, në një tjetër shkrim, citohet sërish e njëjta dëshmi e çekut Hejsek, për lidhjen mes biznesmenit të arrestuar Ismailaj dhe ish-ministrit të jashtëm dhe ish-kryeministrit Berisha.

Në të njëjtën faqe dhe me të njëjtën teknologji, kësaj here si për të mos lënë asnjë shteg për dyshime, transmetohet edhe qendrimi zyrtar i PD-së nëpërmjet një deklarate të lexuar nga deputeti Luçiano Boçi. Zoti Boçi kërkon dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit pikërisht për këtë arsye: imponimin e lidhjes së marrëveshjes për borxhet mes CEZ-it dhe biznesmenit të prezantuar si aleat i Metës dhe i ish-kryeministrit Berisha. Dhe ky ishte shkrimi i tretë.

Nëse njëherë mund të quhet lapsus, dy herë mund të quhet gabim, përmendja tre herë e këtij fakti që akuzon Berishën në faqen tre të ish-gazetës së ish-kryeministrit, është më shumë se kaq. Eshtë provë. Eshtë akt i menduar mirë. Eshtë shpallje zyrtare e fundit të një pakti me një akt lufte të kryetarit të ri ndaj kryetarit të vjetër.

U duk se faktet e reja që dolën sapo u shfaq skandali do të afronin së paku tërheqjen me “nder” të PD-së, në “respekt” edhe të mosdenoncimit të një pune të errët të Doktor Berishës, dikur kryeministër. Por vijimi i sulmit ndaj Metës po provon pikërisht të kundërtën: ai është vetëm mbulesa për të fshehur objektivin e vërtetë të kësaj sjelljeje zyrtare të PD-së kundër Berishës. Dhe jo vetëm ndaj tij. Dokumenta të tjera të dalë nga kjo Kuti e pistë e Pandorës shqiptaro-çeke, përmendin edhe ish-ministrin e financave dhe një sërë zyrtarësh të tjerë veteranë të PD-së. Basha në fakt, pikërisht kësaj kategorie kërkon t’i japë mesazhin e forcës. Duke vënë realisht nën akuzë Berishën dhe Boden, si fillim, ai synon të trembë gjithkënd tjetër. I mbetur pa një qendër pushteti – bashkia e Tiranës ishte deri dje e tillë – sot Basha po tenton të imponohet edhe me të vërtetat që di nga e shkuara. Ato që kanë të bëjnë me qeverinë Berisha nga e cila u nda në prill 2011, kur morri bashkinë e Tiranës si prikë politike. Dijenia, sidomos dijenia mbi mëkatet e fshehta dhe të dukshme, është gjithashtu një qendër pushteti. Dhe shumë e fortë, madje. Përdorimi i asaj që di dhe asaj që i bëjnë herë pas here me dije, është linja e sjelljes së  re politike të Bashës. Nëse nuk është kështu, nuk ka asnjë shpjegim tjetër përveç asaj që në PD, miq dhe armiq të tij e thonë tashmë me ironi: “E gënjyen dhe e vunë të përqafojë një gafë politike nga miopia dhe padija!”

Tashmë është rradha e Bashës të shpjegohet. Në të gjitha rrethanat, është më mirë që për hir të së nesërmes së tij, Basha të japë një shpjegim. Natyrisht që e ka të vështirë të pranojë se ka bërë një llogari gabim, se e kanë futur në një lojë që nuk ja kuptonte dot as rrethanat, as caqet dhe as rrethin nga ku nuk mund të dalë. Në të kundërt, duket se në interesin e tij është që të lere të kuptohet se ai po synon individualitetin e tij, i cili kalon vetëm nëpërmjet një dere: rrënimit të plotë të Doktorit. Dhe nëse e bën këtë – i ka të gjitha arsyet politike dhe personale që ta bëjë – Doktori nuk ka kujt t’i ankohet! Vetë e zgjodhi Bashën, njëlloj siç e zgjodhi atë vetë Ramiz Alia më shumë se 25 vjet më parë. Historia thjesht po përsëritet. Doktori e mbylli dikur në qeli burgu Alinë, pikërisht për të dëshmuar distancë me atin e tij shpirtëror. Basha nuk po bën asgjë më shumë se ajo që është rregull në politikën mosmirënjohëse shqiptare: Hidh poshtë atë që të morri në krahë! Nesër do ta pësojë në të njëjtën formë në kurrizin e tij. Sot për sot, së paku i këshilluar keq në rastin më të mirë, në këmbim të 20 lekëve të gazetës së tij, ai i dha një 20 lekësh politik Doktorit. Që mund të qahet kundër mosmirënjohësit Basha vetëm në Facebook, njëlloj si një adoleshente e tradhëtuar natën e ditëlindjes. Sepse nuk ka kujt t’i ankohet!

Next Post

Pse meshkujt që veshin kostume janë më të suksesshëm?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarit në Tropojë

I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarit në Tropojë

March 5, 2026
Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

March 5, 2026
Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

March 5, 2026
Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

March 5, 2026
Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

March 5, 2026
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

Tomor Dosti vdiq i lirë

March 5, 2026
Sekretariati i Etikës merr vendimin, Agron Shehaj përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 20 ditë

Sekretariati i Etikës merr vendimin, Agron Shehaj përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 20 ditë

March 5, 2026

Votëbesohen në Kuvend 7 ndryshimet në Qeveri, ja votat e ministrave PRO dhe KUNDËR

March 5, 2026
Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

March 5, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In