• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha nuk është ‘vetëm’/ SHBA sanksionon dy ish- deputetë serbë për përfshirje në korrupsion madhor

by Java News
27/01/2023 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara thanë të premten se kanë sanksionuar ish deputetët e Parlamentit të Serbisë, Verica Radeta dhe Petar Jojiç për përfshirjen e tyre në korrupsion.

Në një njoftim të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se “ndërsa shërbenin në Parlamentin e Serbisë, Verisa Radeta dhe Petar Jojiç u dhanë ryshfet dhe frikësuan dëshmitarët që duhej të paraqiteshin para Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish Jugosllavi, për t’i bindur ata që të heqin dorë nga ofrimi i provave rënduese kundër udhëheqësit të Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, i cili më pas u dënua për krime lufte.

“Veprimet e tyre ndërhynë në proceset gjyqësore, duke bërë që Gjykata e Hagës të lëshojë urdhër arreste ndërkombëtare për shpërfillje, duke kërcënuar qëndrueshmërinë rajonale dhe duke ndikuar negativisht në interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Departamenti i Shtetit tha se sanksionet riafirmojnë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon përparimin ekonomik të partnerëve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të qytetarëve të tyre.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë përkrah të gjithë serbëve në mbështetje të demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe do të vazhdojnë të promovojnë llogaridhënien për ata që abuzojnë me pushtetin publik për përfitime personale”, thuhet në njoftim në të cilin theksohet se sanksionet i janë vendosur edhe Gojko Jojiçit, i biri i Petar Jojiçit.

Gjykata e Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi lëshoi një urdhër për arrestimin ish deputetëve Radeta dhe Jojiç në janar të vitit 2015. Por Dhoma e Krimeve të Luftës në Gjykatën e Lartë në Beograd vendosi se nuk ka bazë ligjore për ekstradimin e tyre, sepse siç u tha, Ligji për Bashkëpunim me Gjykatën e Hagës parasheh detyrimin për ekstradimin e të akuzuarve për krime lufte dhe jo të atyerq ë janë të akuzuar për shpërfillje të gjykatës.

Gjykata më pas lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar meqë Serbia disa herë refuzoi zbatimin e urdhrit të saj. Madje Gjykata raportoi disa herë edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mosbashkëpunimin e Serbisë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, deklaroi në prill të vitit 2021 se Serbia nuk do të ekstradojë zyrtarët e Partisë Radikale Serbe, pjesë e së cilës kishte qenë edhe vet dikur./m.j

Next Post
Haklaj: Berisha i kishte premtuar Agron Nezës ta bënte pjesë të kabinetit qeveritar! Meta është takuar me zyrtarin e FBI-së

Haklaj: Berisha i kishte premtuar Agron Nezës ta bënte pjesë të kabinetit qeveritar! Meta është takuar me zyrtarin e FBI-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

101 metra drejt qiellit, Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë

101 metra drejt qiellit, Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë

June 21, 2026
VIDEO / “Shqipëria nuk është vetëm bregdet”, ambasadorët tur në veri të vendit, ja mesazhi i Hoxhës

VIDEO / “Shqipëria nuk është vetëm bregdet”, ambasadorët tur në veri të vendit, ja mesazhi i Hoxhës

June 21, 2026
Protesta/ Deputeti socialist: Nëse keni alternativë më të mirë, bujrum tek kutia e votimit!

Protesta/ Deputeti socialist: Nëse keni alternativë më të mirë, bujrum tek kutia e votimit!

June 21, 2026
U ndje keq në plazh, 59-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Media spanjolle: Shqipëria, parajsa e fundit e përballueshme e Europës

June 21, 2026
Protesta, Berisha: Mbështesim lëvizjen e fuqishme rinore, nuk jemi kundër investimeve

Berisha mesazh Ramës: Protesta është Vaterloja jote, largohu dhe përballu me drejtësinë

June 21, 2026

Votimi ndan shapin nga sheqeri

June 21, 2026
Sekuestrohen 798 steka cigare në Portin e Durrësit, kapet 34-vjeçari me armë automatike

Sekuestrohen 798 steka cigare në Portin e Durrësit, kapet 34-vjeçari me armë automatike

June 21, 2026
“Vetëvrasje e vrasje të dyshimta”, politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse

“Vetëvrasje e vrasje të dyshimta”, politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse

June 21, 2026
Sondazhi: Nëntë në 10 izraelitë besojnë se Irani e fitoi luftën me SHBA-në

Sondazhi: Nëntë në 10 izraelitë besojnë se Irani e fitoi luftën me SHBA-në

June 21, 2026
Aksident në rrugën Sarandë-Ksamil, plagosen dy të rinj që udhëtonin me motor

Aksident tragjik në rrugën e vjetër Fushë-Krujë–Laç, humb jetën motoristi (EMRI)

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In