• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha nuk e drejton dot partinë nga shtëpia”, Baçi si do të veprojë PD pasi humbi Himarën

by A R
06/08/2024 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka zbuluar në studion e “Ditarit” në A2 CNN, strategjinë që opozita do të ndjekë pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë e Himarës.

Sipas tij, aksioni do të ndërtohet mbi kërkesën për qeveri teknike pasi zgjedhjet e 2025 nuk mund të zhvillohen me Edi Ramën kryeministër, pasi Himara vërtetoi që socialistët i vjedhin votat.

“Pas zgjedhjeve të bashkisë së Himarës, pas grabitjes së tyre, një shembull tjetër që ne duhet ti thërrasim mendjes që të gjithë se me një kryeministër të tillë nuk mund të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe nuk mund të garantojmë fitoren e demokratëve, të mos i mashtrojmë ata. Jo pa qëllim, PD dhe kryetari Berisha e ka artikuluar në çdo dalje të tij se pa qeveri teknike nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe kjo do jetë një nga kushtet kryesore që opozita do të ketë dhe duhet ta ketë.  Me muajin shtator PD do të mbledhë strukturat e saj, do të analizojë gjendjen e brendshme të PD në të gjitha seksionet, grupseksionet dhe deri te kryetarët e degëve dhe Kryesia. Ne do të kemi planin tonë për tu përballur me këtë regjim.”

Kushti i dytë i demokratëve do të jetë lirimi i kryetarit të tyre, Sali Berisha, në mënyrë që ai të jetë aktiv në takimet në terren, duke qenë se nis edhe përgatitja për fushatën elektorale.

“Përveç  qeverisë teknike, kushti tjetër dhe aksionit tjetër i opozitës, qëllimi ynë kryesor duhet të jetë lirimi i kryetarit të PD dhe dalja e tij në terren.”

Baçi u shpreh me rezerva për punën e bërë nga kolegët e tij në rolet drejtuese në PD, duke theksuar se Berisha ka aftësinë të krijojë frymë te populli opozitarë.

Deputeti demokrat nënvizoi se me informacionin e kufizuar për shkak të “arrestit në shtëpi”, e pengon Berishën që të drejtojë partinë në sfidat e saj.

“Të gjitha këto boshllëqe që janë krijuar, është paaftësi e drejtuesve të PD në mungesë të kryetarit. Drejtuesve të PD këtu fus edhe veten.  Berisha nuk ka mundësi fizike duke qenë i izoluar në banesën e vetë. Kontakti i tij është vetëm nëpërmjet bisedave, mediave dhe takimeve të përnatshme aty por edhe sikur ta ketë këtë mundësi 100%. Kontakti fizik dhe dalja në terren e kryetarit të PD nuk mund të barazohet me daljen në terren të dy, tre pesë, apo dhjetë drejtuesve të PD poshtë nivelit të kryetarit.”

/a.r

Next Post
Rocky IV, kur Dolph Lundgren pothuajse vrau (në të vërtetë) Sylvester Stallone

Rocky IV, kur Dolph Lundgren pothuajse vrau (në të vërtetë) Sylvester Stallone

Comments 1

  1. Na ruajt zoti says:
    2 years ago

    Po te mos vidhte ta marrsh Salen e ti pish lengun…pupaci te qelbur ,te paafte

    Reply

Leave a Reply to Na ruajt zoti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

March 25, 2026
“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Ina Rama zhduku provat e 21 janarit”/ Beqiri: Nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve

March 25, 2026
Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Kali i Saliut, tagjia e Edit

March 25, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

March 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Sekretet” e takimit Nano-Millosheviç në Kretë, Paskal Milo flet për 90 minutat që askush nuk i përmend

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In