• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha nuk do zgjedhje në Tiranë”/ Analisti: E di që i ka të humbura, prandaj nuk ka kandidat

by Os De
26/09/2025 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANË- Qeveria vendosi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave që miratoi propozimin e mbërritur nga Këshilli Bashkiak. 

Tashmë i hapet rruga zgjedhjeve të reja për kreun e bashkisë. Socialistët kanë ndezur motorët e fushatës, në krye të së cilës do të jetë zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. 

Partia Socialiste do të kandidojë me Ogerta Manastirliun. Kurse Sali Berisha nuk ka ende një kandidat për Tiranën dhe nuk është gati për këtë garë të rëndësishme, por vazhdon të bëjë avokatin e Veliajt. 

Analisti i njohur Ergys Mërtiri, u shpreh se kryetari i Partisë Demokratike është gati të mbrojë cilindo person, i cili ka probleme me SPAK. Sipas tij, Sali Berisha “luftën” kryesore e ka me drejtësinë dhe në këto rrethana kërkon të shtojë aleatë, të cilët preken drejtpërdrejt nga SPAK. 

Ai theksoi se Sali Berisha në vetvete nuk dëshiron të ketë zgjedhje në Tiranë pasi e di shumë mirë se do t’i humbasë ato.Gjatë diskutimit në studio, Mërtiri pohoi se demokratët janë  lodhur me Sali Berishën, sepse e ka kthyer PD në një parti të pabesueshme. 

“Berisha gjen aleatë dhe mbron këdo, i cili është duke u hetuar nga SPAK. Berisha është bërë avokat it ë gjithë të korruptuarve. Berisha do donte që këto zgjedhje jo vetëm të shtyhen, por të mos bëhen fare.  Ed i që i ka të humbura, prandaj nuk nxjerr kandidat.  Berisha e ka bërë PD parti të pabesueshme dhe zgjedhjet në Tiranë do t’i humbasë. prandaj kandidatët nuk duan të kandidojnë. Demokratët e kanë humbur besimi te Partia Demokratike.  Berisha e ka futur Partinë Demokratike në një marrëzi”, tha Mërtiri. 

Analisti u shpreh se nëse opozita e ka seriozisht garën për Bashkinë e Tiranës, emrin sfidues përballë  Ogerta Manastirliut duhet ta zgjedhë përtej “hijes” së Sali Berishës. 

“Duhet kërkuar jashtë PD. Nëse e ka seriozisht betejën me Ramën, do duhet të gjejë një kandidat që është jashtë sferës së ndikimit nga Berisha. Por, Berisha nuk do ta bëjë këtë, sepse ai nuk po bën politikë për të mundur Ramën, por interesi i tij është thjesht të qëndrojë aty”, tha ai. 

Next Post
“Mori hak për vëllanë”/ Zbardhet nga SPAK vrasja e Klevis Lleshit, një i arrestuar, tre në kërkim. Ja cili ishte porositësi…(EMRI)

“Mori hak për vëllanë”/ Zbardhet nga SPAK vrasja e Klevis Lleshit, një i arrestuar, tre në kërkim. Ja cili ishte porositësi…(EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
Moti i ngrohtë mbush plazhin e Velipojës në fundjavë, Rama publikon pamjet

Moti i ngrohtë mbush plazhin e Velipojës në fundjavë, Rama publikon pamjet

March 1, 2026
Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

March 1, 2026
“Epsteini” ynë

Meraku i Sali Berishës për vilën e Enver Hoxhës 20 vjet më parë

March 1, 2026
“Rezistenca nuk ndalet!”/ Gazment Bardhi: Ndryshimet në qeveri dhe polici erdhën nga protestat

“Rezistenca nuk ndalet!”/ Gazment Bardhi: Ndryshimet në qeveri dhe polici erdhën nga protestat

March 1, 2026
Sulmi që ndryshoi lojën, si u planifikua për muaj me radhë eliminimi i liderit suprem të Iranit

Sulmi që ndryshoi lojën, si u planifikua për muaj me radhë eliminimi i liderit suprem të Iranit

March 1, 2026
Dy banesa në Memaliaj rrezikojnë të shemben nga moti i keq e shirat, dëmtohen edhe rrugët e linjat e ujërave të zeza

Dy banesa në Memaliaj rrezikojnë të shemben nga moti i keq e shirat, dëmtohen edhe rrugët e linjat e ujërave të zeza

March 1, 2026
Del në librari “Kosova – lufta e heshtur”, diplomati Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

Del në librari “Kosova – lufta e heshtur”, diplomati Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

March 1, 2026
Zyra e ish-presidentit iranian përgënjeshtron lajmet e mediave: Mahmoud Ahmadinejad nuk është vrarë

Zyra e ish-presidentit iranian përgënjeshtron lajmet e mediave: Mahmoud Ahmadinejad nuk është vrarë

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In