• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha nuk do jetë më deputet! Statusi i ri i PD ndalon kandidimin e ish-sekretarëve të Partisë

by A R
25/06/2020 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi 

Partia Demokratike ka nisur sot zyrtarisht lëvizjet dhe procedura për përzgjedhjen brenda muajit shtator 2020 të kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet parlamentare të 2021.

Ky proces do të jetë një provë e fortë për Lulzim Bashën dhe rrethin e tij, nëse do ta zbatojnë statusin e Partisë Demokratike, i ndryshuar në prill të 2018. Statusi i ndryshuar i PD vendos në pikëpyetje ligjshmërinë e kandidimit të Sali Berishës për deputet në zgjedhjet e 2021, për shkak të të shkuarës së tij komuniste.

Dokumenti themeltar që rregullon veprimtarinë e PD-së, në pikën katër të nenit 62, ndalon që të kandidojnë për deputetë të PD personat me të shkuar komuniste, atë me rekorde kriminale, personat me pasuri të paligjshme dhe ata pa integritet.

Më konkretisht, statuti i PD-së parashikon që “kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët miratohen me rregulloren e brendshme dhe lidhen kryesisht, por pa u kufizuar, me arsimimin, integritetin, ligjshmërinë e pasurisë, të shkuarën gjatë regjimit komunist, mospasjen e rekordeve kriminale, si dhe standardet dhe rregullat e përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe Etikës”. Kjo pikë e statutit ndalon Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve që të kualifikojë Sali Berishën si kandidat të PD. Ish-kryeministri Sali Berisha është zgjedhur katër herë skenar partie gjatë regjimit komunist dhe të shkuarës së tij 25-vjeçare komuniste.

Gjithashtu, dëshmitë dhe sidomos disa fotografi në varkë dhe pranë oxhakut me familjen e Enver Hoxhës, konfirmojnë se Berisha ka qenë një eksponent i besuar i familjes së diktatorit Hoxha. Tesera e partisë, karriera partiake, dëshmitë dhe fotografitë flasin për një ë shkuar të pasur komuniste të Berishës. Këto të dhëna janë publike dhe të hapura. Për të mbledhur këto të dhëna për kandidatët, statusi i Partisë Demokratike, në nenin 63, parashikon ngritjen e e Komisionit të Integritetit dhe Etikës. Anëtarët e këtij komisioni propozohen nga Basha, ndërsa miratohen nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD-së.

Komisioni i Integritetit dhe Etikës bashkëpunon dhe i ofron të dhëna Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për vlerësimin e kandidatëve për deputetë. Në statut thuhet shprehimisht se Komisioni i Integritetit dhe Etikës mbledh të dhëna rreth integritetit, ligjshmërisë së pasurisë, të shkuarës gjatë regjimit komunist dhe pastërtinë e figurës në kuadër të mospasjes së rekordeve kriminale të kandidatëve.

Neni 62 i statutit të PD-së

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve

1. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, është strukturë ndihmëse e Kryesisë së PDSH-së dhe ka në përbërje 5 anëtarë. Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, me propozim të Kryetarit të PDSH-së, emërohen nga Kryesia e PDSH-së dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar.

2. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve shqyrton kandidaturat e propozuara nga strukturat lokale të Partisë dhe atyre të vetëpropozuara për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë.

3. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve i raporton Kryesisë së PDSH-së mbi përmbushjen nga kandidatët të kritereve të parashikuara formale, atyre të pastërtisë së figurës, si dhe të elementëve të tjerë të nevojshëm për ecurinë në karrierë sipas këtij Statuti.

4. Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët miratohen me Rregulloren e Brendshme dhe lidhen kryesisht, por pa u kufizuar, me arsimimin, integritetin, ligjshmërinë e pasurisë, të shkuarën gjatë regjimit komunist, mospasjen e rekordeve kriminale, si dhe standardet dhe rregullat e përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe Etikës.

5. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve bashkëpunon në realizimin e këtij procesi me Komisionin e Integritetit dhe Etikës, për mbledhjen dhe vlerësimin e të dhënave mbi kandidatët.

6. Çdo kandidat është i detyruar që të plotësojë një vetëdeklarim mbi të dhënat e tij, si dhe të paraqesë çdo dokument të kërkuar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, që provon përmbushjen e kritereve dhe standardeve etike të përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe etikës.

Neni 63

Komisioni i Integritetit dhe Etikës

1. Komisioni i Integritetit dhe Etikës, është strukturë ndihmëse e Kryesisë së PDSH-së, dhe ka në përbërje 5 anëtarë. Anëtarët e Komisionit të Integritetit dhe Etikës, me propozim të Kryetarit të PDSH-së, emërohen nga Kryesia e PDSH-së dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar.

2. Komisioni i Etikës, ushtron këto të drejta dhe përgjegjësi:

a) përcakton rregullat e bashkëjetesës në Parti dhe normat minimale të sjelljes së anëtarëve dhe respektit ndaj njëri-tjetrit, organeve të partisë dhe funksionarëve politikë të partisë;

b) përcakton kriteret dhe standardet minimale të etikës që duhet të përmbushin kandidatët për funksionet drejtuese të partisë apo kandidaturat elektorale, që miratohen nga Kryesia e PDSH-së;

c) rregullat dhe formën për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave që lidhen me cilësitë e secilit kandidat, që lidhen kryesisht, por pa u kufizuar, me arsimimin, integritetin, ligjshmërinë e pasurisë, të shkuarën gjatë regjimet komunist, pastërtinë e figurës në kuadër të mospasjes së rekordeve kriminale;

d) propozon marrjen e masave disiplinore në rastin e shkeljes së etikës dhe disiplinës së brendshme në parti, si dhe jep rekomandime mbi vlerësimin e sjelljes së një anëtari në raport me garantimin e standardeve etike të përcaktuara prej tij;

e) bashkëpunon me Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve për vlerësimin e cilësive etike të kandidatëve për në organet drejtuese të partisë ose kandidaturave elektorale.(shqiptarja.com)

Next Post

"Reforma po i frikëson ata që nuk e duan", Kim: Venecia hapi një shteg; Meta dhe Kuvendi të angazhohen në dialog

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Divjakë

Aksident me vdekje në Divjakë

March 23, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

DW: Protesta e 22 marsit e paqartë në retorikë dhe me të njëjtin skenar

March 23, 2026
VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

March 23, 2026
Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

March 23, 2026
Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In