• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha “non grata”/ Oketa: Të bëhen publike nga SHBA provat e korrupsionit

by Java News
16/09/2021 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- ministri i mbrojtjes Gazmend Oketa, ka komentuar shpalljen “Non Grata” të ish- kryeministrit Sali Berisha, nga SHBA.

Oketa thekson se nuk e kupton se ku synohet të arrihet me një lëvizje të tillë, ndërkohë shton se një vendim i tillë nuk është i duhur.

“Do thoja që duhet të mësohemi që marrëdhëniet me cilindo partner, sado strategjik, t’i shohim me ngjyra dhe jo bardhezi. Kjo do të thotë që çdo marrëdhënie ka çështje që shkojnë shumë mirë, por ka raste që mund të shkojë dhe keq.

Në të gjitha llojet e pozicioneve shqiptarët kudo që jetojnë si ata brenda territorit të Shqipërisë, si ata në vendet fqinje, duhet të jenë mirënjohës, qoftë  për atë që SHBA ka bërë në konferencën e Berlinit, qoftë për ata çka SHBA  ka bërë për Kosovën. Nuk arrij të kuptoj se çfarë synohet të arrihet me një lëvizje të tillë. 

Pse pikërisht pas 8 vitesh pas lënies së pushtetit. Është dhoma e tregtisë amerikane, e  cila një javë më parë paraqiti një situatë tepër dramatike të korrupsionit në Shqipëri.

Ajo shprehja që ‘qeveria e kap lepurin me qerre’ në kohët e sotme nuk vlen më. Qytetarët shqiptarë nuk kanë kohë të presin edhe 8 vite të tjerash t’i vijë radha x apo y. Unë nuk e gjej me vend shpalljen “Non Grata” nga SHBA të Berishës.”, raporton Ora News. 

Sipas tij, SHBA duhet të nxjerrë prova dhe fakte dhe personat që kanë pasur poste të shkojnë para drejtësisë.

Oketa mendon se nëse ka akuza për Berishën apo për këdo tjetër që nuk lejohet të  futen në SHBA duhet të bëhen publike:

“Jam pro çfarëdo lloj iniciative që synon vendosjen e drejtësisë. Personat që kanë pasur poste, nëse ka prova duhet të shkojnë para drejtësisë. Te Reforma në Drejtësi, nuk kam perceptuar akoma ndonjë notë suksesi. Kanë kaluar 4 vite, ku Kim deklaroi se radhën e kanë “Peshqit” e mëdhenj, deri tani nuk kemi parë asnjë peshk të madh.

S’jam dakord, jo vetëm në rastin e Berishës. Unë ndaj të njëjtin edhe për raste të tjera. Nëse ka bërë korrupsion, të thuhet se me kë  ka bërë korrupsion. Nëse ka akuza që SHBA cilëson si krime le të bëhen publike.”

Next Post
LIVE! Nis seanca maratonë e Kuvendit, Rama prezanton programin qeverisës, priten debate nga PD

LIVE! Nis seanca maratonë e Kuvendit, Rama prezanton programin qeverisës, priten debate nga PD

Comments 1

  1. Anonymous says:
    5 years ago

    Cfare kellire!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

BE kritikon Serbinë për varrimin e Mlladiç: Glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk ka vend në Bashkimin Evropian!

September 7, 2026
Zjarret në Kavajë, vihen nën kontroll vatrat në Kryezi dhe Helmas

Zjarret në Kavajë, vihen nën kontroll vatrat në Kryezi dhe Helmas

September 7, 2026
Serbia nderoi me ceremoni varrimin e “Kasapit të Ballkanit” Mlladiç, Bosnja tërheq stafin e Ambasadës nga Beogradi!

Serbia nderoi me ceremoni varrimin e “Kasapit të Ballkanit” Mlladiç, Bosnja tërheq stafin e Ambasadës nga Beogradi!

September 7, 2026
Uzuni befason përsëri në SHBA, lojtari i kombëtares në formacionin më të mirë dhe golashënues i turneut në Amerikë

Uzuni befason përsëri në SHBA, lojtari i kombëtares në formacionin më të mirë dhe golashënues i turneut në Amerikë

September 7, 2026
“S’ka shtet ligjor pa u respektuar prona”- Tabaku: Konflikti në Vlorë, pasojë e kaosit shtetëror, qeveria përgjegjëse për lejet e ndërtimit

“S’ka shtet ligjor pa u respektuar prona”- Tabaku: Konflikti në Vlorë, pasojë e kaosit shtetëror, qeveria përgjegjëse për lejet e ndërtimit

September 7, 2026
Plagoset me thikë nxënësja nga bashkëmoshatari në një shkollë në Pejë

Tragjike në Pejë, vëllai i vuri flakën krevatit të saj teksa flinte, motra vdes në spital nga plagët!

September 7, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

E rëndë në Ersekë, fqinji gjen të pajetë të moshuarën në banesë dhe njofton Policinë! Jetonte e vetme, pistat e hetimit për shkaqet

September 7, 2026
Rusia dhe Koreja e Veriut zgjerojnë bashkëpunimin, hapin urën e parë rrugore në kufirin mes dy vendeve! Dyshime se çfarë fshihet pas këtij akti

Rusia dhe Koreja e Veriut zgjerojnë bashkëpunimin, hapin urën e parë rrugore në kufirin mes dy vendeve! Dyshime se çfarë fshihet pas këtij akti

September 7, 2026
Vuçiç bën lëvizjen e radhës politike, pritet të shpërndajë Parlamentin dhe të garojë për kryeministër!

Vuçiç bën lëvizjen e radhës politike, pritet të shpërndajë Parlamentin dhe të garojë për kryeministër!

September 7, 2026
Rama takim në Universitetin e Vlorës, zbulon dhe planin për “Parkun Aulona”: Do të kthehet në një ambient publik dhe hapësirë të gjelbërt për qytetarët

Rama takim në Universitetin e Vlorës, zbulon dhe planin për “Parkun Aulona”: Do të kthehet në një ambient publik dhe hapësirë të gjelbërt për qytetarët

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com