• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Berisha Non Grata, në shtyllën e turpit ka gozhdë për të gjithë

by Lorenc Vangjeli
24/05/2021 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Kyçja e Sali Berishës në listën Non Grata të SHBA-së është lajm shumë i keq për Shqipërinë. Të majtët që i bien daulleve të gazit për rënien e armikut të tyre, tregohen naivë në rastin më të mirë. Të yshtur nga ideja sipërfaqësore se e keqja e Doktorit është e mira e tyre, ata nuk kuptojnë se këmbanat po i paralajmërojnë të gjithë. Nuk dallojnë se dëshpërimi nuk ka ngjyrë partiake. Se lista e sekretarit Blinken është shtylla e turpit në cilën ka vend e gozhdë për të gjithë.

Të djathtët që zunë vajin me saze dhe nisën t’i këndojnë trimërisë me çifteli, me shpresë se Amerika mund të paguajë në Paris si frëngu pulën e gabuar, janë skaji tjetër i segmentit, edhe qesharak, edhe dramatik i megalomanisë së padurueshme që na e ka gdhendur raca në AND. Fakti që ish-presidenti dhe ish-kryeministri shqiptar është një individ i papërshtatshëm për Shtetet e Bashkuara është shumë më shumë se raporti personal i një individi me aleatin strategjik. Ai është dëshmia ulëritëse e marrëdhënies së deformuar që vetë shoqëria shqiptare ka me liderët e saj. Departamenti Amerikan i Shtetit na dha mundësinë trallisëse për të kuptuar garderobën bosh të mbretërve tanë, fodullë e arrogantë në botën  e vogël shqiptare dhe lepurushë të padukshëm dhe inekzistentë në botën reale.

Ky akt shënjoi paaftësinë proverbiale të shoqërisë shqiptare për të zgjedhur liderit ndër disa alternativa, për të lëvizur drejt pensionit ata që ju është moshuar mendja dhe zvogëluar shpirti, për t’i qortuar kur bëjnë keq, për të firmosur përkohshmërinë e tyre normale apo edhe për të patur sistemin e duhur që i ndëshkon në rastin që gabojnë. Kush vjen në pushtet, pavarësisht rrethanave që e kanë sjellë, mund të ikë vetëm nëse e vendos vetë, sepse shoqëria nuk mund ta detyrojë të bëjë ndryshe. Nuk ka mjete në dispozicion, pavarësisht votës formale njëherë në katër vjet. Nuk ka mundësi për të menduar me kokën e saj sepse e detyron nevoja e stomakut dhe e garderobës së vanitetit që kërkon të mbushet majë më majë. Shoqëria shqiptare ende nuk ka kuptuar se magjia e demokracisë është përkohshmëria dhe se të gjithë ata njerëz që kanë kaluar në drejtimin e këtij vendi kanë pasur ëndërr të përjetshme që te zbresin Skenderbeun nga kali dhe pastaj t’i hipin vetë Gjergjit në shpatulla për të ngjarë më të rëndësishëm edhe se vetë miti.Sali Berisha është gjithashtu mit.

Një amerikan i thjeshtë do të lebetitej nëse do të mësonte se ish-komunisti shqiptar që nga koha e tankeve sovjetike në ish-Cekosllovaki, ka përcjellë presidencën e Bushit të vjetër, pastaj Klintonin në dy mandate dhe ka pritur të mbarojë dy mandate edhe Bushi i ri. Më pas ka parë sesi është larguar i trishtuar Obama mbas dy mandateve presidencialë kur i la vendin në Zyrën Ovale Trumpit dhe arriti me dëshpërim të shohë edhe zgjedhjen e Bidenit.

Sipas parametrave shqiptarë, ai mund të shijonte edhe ceremoninë e inagurimit presidencial të nipit të Trumpit, nëse kjo do të ndodhte një ditë. Pikërisht ky është gabimi thelbësor i tij, por dhe i gjithë politikanëve orientalë si ai: etja për të qenë sa më gjatë në pushtet. Ideja për ta pasur pushtetin si qëllim në vetvete dhe jo si një mjet për të arritur qëllime të mbara. Për të mbërritur pashmangshmërisht më pas, në përdorimin e pushtetit për mburojë vetjake, qoftë nga mëkatet që i numëron publiku, qoftë nga zgjimi i dhunshëm i skeleteve  që flenë në dollap.Berisha i mbijetoi kaq gjatë politikës sa të shohë rrëzimin e pandalshëm të vetes, duke marrë poshtë edhe krenarinë e lënduar të çdo shqiptari normal që sheh në gjunjë njeriun më të fortë të tranzicionit, por duke ngritur edhe njëherë lart, për paradoks, shpresën e çdo shqiptari se mbi agallarët e sertë vendas, janë të tjerë që përdorin kamzhikun për të zbrazur tempullin e përdhosur. I mallkuar nga fati si banor i një vendi të vogël e të varfër, shqiptari është i bekuar nga interesi i mirë dhe i vijueshëm i një superfuqie ndaj tij.

Ndaj sot, të besosh në modelin amerikan është kusht i panegociueshëm për të qenë shqiptar i mirë dhe patriot.Berisha vazhdon të jetë luftëtar. Një luftëtar race dhe i paepur. Edhe kur i drejtohet absurdit me gjykatën e Parisit, edhe kur tenton të gjuajë me krrabë bariu avionin që i lëshoi bombën mbi kokë, ai është një figurë tragjike që më shumë se historisë së politikës si protagonist, do t’i shërbejë letërsisë si personazh. Duke nisur me 60 vjet më parë, kur me valixhen jeshile prej druri dhe me dryn “tutius”, ai ckyci ëndrrën për Tiranën.

I sëkëlldisur nga malli për shtëpinë, i hedhur në një botë të re që e kishte ndryshe edhe të folurën, edhe të qeshurën, edhe të ngrënin, i turpëruar për pantallonat që i rrinin keq dhe trikon që ishte shumë ndryshe nga ato të moshatarëve të tij, bij të fitimtarëve krenarë e gjysmë analfabetë të luftës për Shqipërinë, ai derdhi hormonet e adoleshencës në bibliotekë duke pritur të martohet me fat dhe shpalli sfidën e madhe pa kuptuar se do të shkonte si shumëpakkush tjetër në majë për të rënë më pas si shumëpakkush në honin më të thellë.Sali Berisha tani është një luan i plagosur, i shtrirë në tokë nga dhjetra plagë që ka marrë në tre dekada në rrugëtimin e tij fantastik njerëzor drejt suksesit individual që ka qenë shumë shpesh mallkimi i të tjerëve.

I përpëlitur nga kujtesa e qindra e mijëra plagëve që ju ka dhënë kundërshtarëve, mes bëmave dhe gjëmave, të ligave dhe shpresave që ka sjellë për këtë vend, pa kuptuar se një jetë njerëzore është gjithmonë e mjaftë për të provuar skajet: lavdinë dhe turpin, Sali Berisha sot është fytyra e dështimit të parademokracisë shqiptare. Eshtë mëkat ta godasësh në këto momente me shkelma sepse kësaj here shpresa që na erdhi edhe njëherë si përherë nga Amerika, ka marrë me shkelma vetë paaftësinë e shoqërisë shqiptare për t’u shërbyer nga demokracia. Armiku i tij Edi Rama nuk e bëri. Kryeministri që flet për gjithcka, kësaj here vetëm heshti. Dhe heshtja shpesh është dinjitet që fsheh dhembjen.

Next Post
U tha se ndërroi jetë nga infeksioni në dhëmballë, merr kthesë vdekja e 23-vjeçares në Tiranë, gazetarja zbulon detajet

U tha se ndërroi jetë nga infeksioni në dhëmballë, merr kthesë vdekja e 23-vjeçares në Tiranë, gazetarja zbulon detajet

TË FUNDIT

Forcohen rregullat për kategorizimin e hoteleve dhe bujtinave, dokumente të reja për bizneset

Forcohen rregullat për kategorizimin e hoteleve dhe bujtinave, dokumente të reja për bizneset

July 10, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

COREPER jep “dritën jeshile” për mbylljen e negociatave për tre kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

July 10, 2026
Spektakël i garantuar, publikohen formacionet e Spanjë-Belgjikë

Spektakël i garantuar, publikohen formacionet e Spanjë-Belgjikë

July 10, 2026
Vrasja e ish-ministres britanike Ann Widdecombe, arrestohet një 26-vjeçar

Vrasja e ish-ministres britanike Ann Widdecombe, arrestohet një 26-vjeçar

July 10, 2026
Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre

Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre

July 10, 2026
Flakët përfshijnë një objekt në Durrës, shoqërohet një person. Banori: Është zjarrvënie e qëllimshme

Flakët përfshijnë një objekt në Durrës, shoqërohet një person. Banori: Është zjarrvënie e qëllimshme

July 10, 2026
U ndje keq në plazh, 59-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

“Lufta hibride po dëmton turizmin”, Operatorët turistikë: Po ulin rezervimet në pikun e sezonit

July 10, 2026
Izraeli njofton eliminimin e dy komandantëve të Hamasit, IDF: U goditën në bastisje të ndara në Gaza

Izraeli njofton eliminimin e dy komandantëve të Hamasit, IDF: U goditën në bastisje të ndara në Gaza

July 10, 2026
U vra nga bashkëshorti pas debatit për celularin, del fotoja e viktimës së krimit në Shkodër

U vra nga bashkëshorti pas debatit për celularin, del fotoja e viktimës së krimit në Shkodër

July 10, 2026
Alarm në Durrës, zjarr në godinën pranë kishës katolike dhe bashkisë

Alarm në Durrës, zjarr në godinën pranë kishës katolike dhe bashkisë

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In