Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me ABI BANK.
Rama tha se bashkëshortja e tij nuk është aksionere, pasi nëse do ishte e vërtetë, vetë kryeministri nuk do të lejohej të kapërcente oqeanin drejt SHBA.
Kryeministri la të kuptohej se Berisha nuk udhëton dot drejt SHBA, dhe për këtë sfidoi edhe Berishën duke e pyetur: Sali, a e kapërcen dot oqeanin
“ABI BANK është një bankë që monitorohet nga enti rregullator i bankave të Amerikes. nese bashkeshortja ime do ishte aksionere nuk do me lejonin ta kapercej oqeanin. Tani kam nje pyetje per ty Sali, a e kapërcen dot oqeanin? Unë t’u përgjigja, tani më thuaj”, tha kryeministri
Javanews/a.cupaj










