• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha ‘non grata’/ Gjonaj: Vendim i rëndë, DASH ka patur arsyet e veta për ta nxjerrë. Urdhri i Biden? S’duhet të krijojë frikë

by Java News
19/06/2021 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në News24, ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, komentoi vendimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken për të shpallur non grata ish kryeministrin Sali Berisha.

Ndërsa e konsideroi një vendim goxha të rëndë, Gjonaj tha se ai ka pasuar një proces të gjatë të DASH, i cili më pas ka patur arsyet e veta që e ka bërë publike.

“Ju thash që përsa kohë që DASH ka ndjekur një proces të gjatë e të thellë për të dalë në një vendim të tillë, që është një vendim goxha i rëndë besoj që kanë patur arsyet e tyre për ta nxjerrë këtë e për ta bërë publike”- tha Gjonaj, ndërsa foli edhe mbi urdhrin e fundit ekzekutiv të Presidentin Biden.

Pjesë nga Intervista:

PYETJA: Cfarë komenti keni për shpalljen non grata të zotit Berisha nga DASh?

GJONAJ: Ky është një vendim që nuk ka nevojë për komente të askujt prej nesh, sepse unë respektoj vendimin e DASh dhe besoj që në këtë kuadër vetë DASH ka ndjekur një proces të gjatë të thellë, për sa kohë që ka dalë në këtë vendim dhe besoj se nuk është vendi për të komentuar.

PYETJA: A duhet të ishte i pari z. Berisha?

GJONAJ: Ju thash që përsa kohë që DASH ka ndjekur një proces të gjatë e të thellë për të dalë në një vendim të tillë, që është një vendim goxha i rëndë besoj që kanë patur arsyet e tyre për ta nxjerrë këtë e për ta bërë publike.  Por ajo c’ka është shumë e rëndësishme, dhe besoj që nuk kanë interes komentet aq sa ka interes qasja e partisë e cila mbështet ose jo raste të tilla, nëse i referohem korrekt fjalimit të kryeministrit në kongres, e tha qartësisht që partia nuk do të shërbejë për asnjë deputet asnjë ministër apo anëtar partie, nëse do të ketë probleme me ligjin, korrupsionin apo problem paligjshmërie.

Ndërsa fatkeqësisht nga ana e PD, pamë një qasje tërësisht ndryshe duke e marrë në mbrojtje z.Berisha. Dhe unë besoj që nuk është normale të kemi dy standarde. Kur në momentin që SHBA na mbështesin ne, ne themi që ata janë më të mirët, dhe kur japin një vendim të tillë, themi që ‘jo ky nuk është një vendim i drejtë’. Besoj se ky është komenti im në këtë gjë.

PYETJA: A mund të pasohet kjo edhe në emra të tjerë? Si e lexuat urdhrin e Biden?

GJONAJ: Ishte një urdhër që prek më shumë se sa Shqipërinë. Është më i gjerë, dhe ne e kemi parë në shumë raste që kanë qenë publike nga DASH që mund të kenë patur situata të ngjashme. Por ne kuptojmë që me vendimin e presidentit Biden, janë vendosur disa standarde të reja, është vendosur një kufi për sa i përkes atyre që ushtrojnë funksione publike me të gjitha vendet dhe jo e lidhur detyrimisht me SHBA.

PYETJA: A mund të krijojë kjo një formë frike apo hezitimi te politikanët shqiptarë?

GJONAJ: Unë nuk besoj të krijojë një ndjenjë frike. Kur ti je një politikan, një funksionar që vepron në respekt të ligjit në respekt të qytetarëve, duke mbajtur integritetin si cështjen kryesore në cdo veprim që kryen besoj që nuk ka asnjë vend për frikë apo për t’u intimiduar nga vendime të tilla.

PYETJA: A do të kemi vërtetë ‘peshq të mëdhenj’ nga SPAK?

GJONAJ: SPAK ka nisur të japë sinjale pozitive për cështjet që po ndjek. Për sa kohë po ndjekin cështje, janë sinjale që do të tregojnë që SPAK nëse do të ketë prova dhe fakte për cështje të caktuara, edhe për politikanë do të jenë absolutisht pjesë e procesit të tyre./m.j

Next Post
Dy turistë kanadezë marrin ndihmën e policisë në Skrapar, makina u mbeti në një përrua dhe kishin humbur rrugën

Dy turistë kanadezë marrin ndihmën e policisë në Skrapar, makina u mbeti në një përrua dhe kishin humbur rrugën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com