• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha non grata, agresion…”/ Alibeaj: Rama, Meta e Berisha bënë gjithçka për asgjësimin e PD! Edhe oligarkët i kanë bashkë

by Java News
18/04/2023 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë demokratike, Enklejd Alibeaj ka hapur fushatën për 14 majin. Në fjalën e tij për mediat, Alibeaj hodhi sërish akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, Sali Berishës dhe Ilir Metës, për të cilët thotë se kanë bashkëpunuar për asgjësimin e Partisë Demokratike. Alibeaj tha se ata të tre, po vijojnë ende sulmin ndaj PD-së pa u ndalur.

“Ky është një moment reflektimi për të gjithë ne, demokratët që kanë përjetuar kohëra të vështir, moment për ti bërë thirrje të shkuarës për të kuptuar se ku jemi, ç’kemi bërë dhe ku do shkojmë, më shumë se 1 vit e gjysmë se një sulm i pashembullt vazhdon të zhvillohet ndaj PD, partisë së parë opozitare të vendit. Kjo parti ka rëndësi historike për fatet e orientimit perëndimor  të Shqipërisë, parti që ka bërë gjërat më të mëdha dhe më të rëndësishme për vendin. Që ky vend të dalë jo vetëm nga prapambetja e regjimit komunist, nga dhuna, nga varfëria, por si partia që e ka futur Shqipërinë në rrjetën e qytetërimit perëndimor.

E pra, sot kjo parti është nën agresion. Partia Socialiste, pasardhëse e ish-komunistëve shqiptarë, me në krye një kryeministër mafioz si Edi Rama, një pazarxhi politik si Ilir Meta, bashkë me Sali Berishën, ish-kryetarin tonë dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë të shpallur non-grata nga aleati ynë madhor, SHBA,  si minues i demokracisë dhe inkurajues i korrupsionit madhor në vend, në koordinim të hapur dhe të fshehtë me veglat e tyre në pushtet me sistemet mediatike dhe mafioze të tyre, me korrupsionin e 30 viteve, i janë futur një sulmi që nuk po njeh të ndalur.

Partia Demokratike dhe çdo simpatizant i saj ka qenë në një agresion të shumëfishtë. Agresion politik, agresion mediatik, agresion ligjor, madje dhe agresion fizik. Dhe  e dini pse?  Sepse kjo parti, ju dhe të gjithë demokratët që e duan dhe kanë kontribuar për të janë ndryshe nga ata. Ata nuk e durojnë dot – e kam fjalën për kastën e vjetër politike, dinozaurët e tranzicionit shqiptar – që të ekzistojë një forcë politike me integritet, që të ekzistojë një forcë politike që në themel të saj ka vlerat më të mira njerëzore, që ka në themel të saj lirinë e çdo individi, demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, tha Alibeaj./m.j

Next Post
Sulmuan dhe përdhunuan vajzën italiane në Kroaci, arrestohet shqiptari dhe kroati

"Do të vras po tregove"/ Rrëmbeu të miturën dhe e përdhunoi, arrestohet 19-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI akuzon Korenë e Veriut për vjedhjen e mbi 6 miliardë dollarëve nga Binance

FBI akuzon Korenë e Veriut për vjedhjen e mbi 6 miliardë dollarëve nga Binance

November 2, 2026
Ukraina dhe Rusia përballen me sulme kibernetike ndaj sistemit të tyre të alarmit për sulme ajrore

Ukraina dhe Rusia përballen me sulme kibernetike ndaj sistemit të tyre të alarmit për sulme ajrore

November 2, 2026
Trump vijon fushatën elektorale, u bën thirrje amerikanëve të votojnë për republikanët

Trump vijon fushatën elektorale, u bën thirrje amerikanëve të votojnë për republikanët

November 2, 2026
Tragjedi në Florida, avioni privat rrëzohet në një zonë të banuar, humbin jetën 9 personat në bord (VIDEO)

Tragjedi në Florida, avioni privat rrëzohet në një zonë të banuar, humbin jetën 9 personat në bord (VIDEO)

November 2, 2026
Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In