Sali Berisha është duke menduar rikthimin në krye të Partisë Demokratike, për t’u mbrojtur pasi u shpall non grata familjarisht nga SHBA.
Këtë gjë ai e pohoi në televizionin Syri.
“Kurrë mos thuaj kurrë! Never say enver.
E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor prapë, pasi sot kam ndërruar rrugë dhe po i heq të gjitha pengesat e mia.
Nuk përjashtojë asnjë të drejtë time kushtetuese më”, tha ai.
Kuptohet, në këtë betejë për jetë e vdekje për familjen e tij, Sali Berisha është gati të bëjë çdo gjë.
Vetëm se nuk kuptohet se si do të vijë ai në krye të PD-së, pasi zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike janë pas tri ditësh, dhe ai nuk është kandidat.
A mundet perseri nji komunist,nji spiun,hajdut i permasave marramendse te abuzoje perseri me te quajturen pd,ne fakte kjo eshte partia komuniste e drejtuar nga plaku barbare e vrases.Apo jeme ne SHqipri dhe ndolle cdo gje,jemi vendi i te pa priturave negative.