• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha, “një gjel që këndon majë plehut” që ka bërë vetë

by Mero Baze
07/03/2022 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nëse ka një njeri që sot duhet të ulte kokën para demokratëve të opozitës dhe t’u kërkonte ndjesë për atë që i bëri elektoratit opozitar për hallin e tij personal, është Sali Berisha. Prej 9 shtatorit, kur Lulzim Basha propozoi ndarjen me të, për shkak të statusit “non grata” nga qeveria amerikane, si minues i demokracisë, shantazhues i sistemit gjyqësor dhe i akuzuar për korrupsion domethënës, bashkë me gruan dhe fëmijët, ai ndërmorri një betejë të gënjeshtërt kundër PD dhe Lulzim Bashës, për t’ia kundërvënë Partinë Demokratike, SHBA-as.

Nëse nuk do të kishte ndodhur 9 shtatori, nëse Basha dhe PD do të zgjidhnin mes Berishës dhe SHBA, Sali Berishën, ky i fundit nuk do të lëvizte nga vendi. Për të do të ishte normale demokracia e brendshme në PD dhe akoma më shumë do të ishte i përshtatshëm Lulzim Basha për kryetar.

Meqë atij iu cënua e ardhmja e tij në PD për shkak të damkosjes nga SHBA, ai vendosi të vriste të parën PD, meqë e la në rrugë.

Sot ai po krekoset si gjeli majë të plehut, që falë betejës së tij kundër PD, së bashku me Ilir Metën, e gjithë opozita me PD-në së bashku kanë marrë rreth 15 për qind më pak vota në të njëjtat zona se sa një vit më parë. Duke lejuar në këtë mënyrë Edi Ramën të shkojë në kufjtë e 60 për qindshit me kandidatët e vet rezervë, që nuk i njeh as ai vetë.

Kjo është hakmarrja e një njeriu për të cilin egoja personale dhe mbi të gjitha, frika se nuk do ketë më një mburojë politike para drejtësisë, bëri që t’i hyjë një betejë shkatërrimtare për PD.

Nga kjo betejë në kampin opozitar, tani u formuan dy kampe. Një kamp militantësh që mbështet Sali Berishën dhe Ilir Metën, si politikanë të rrezikuar nga damkosja amerikane, ku bëjnë pjesë kryesisht stukturat klanore 30- vjeçare të PD krijuar nga vet Berisha. Në anën tjetër një kamp i ri i mbetur brenda PD, që për herë të parë instaluan në Shqipëri “anti-berishizmin” brenda së djathtës shqiptare.

Kjo është e reja e vetme pozitive e këtij kampi. Dhe natyrisht anti-berishizmi mund të jetë ende pakicë në opozitë, por ai ka të ardhme. Kjo nuk lidhet doemos me emrin e Bashës apo të dikujt tjetër, por me trendin që do çojë një ditë opozitën në pushtet. Edhe ai që do zgjidhet kryetar i “Shtëpisë së Lirisë” pas Berishës, gjënë e parë që do të detyrohet të bëjë është të distancohet nga Sali Berisha.

Ky është një nga ato raste, kur “fitimtari” ka më shumë frikë nga fitorja e tij e hidhur dhe humbësit janë më të qartë përse kanë humbur dhe përse nuk shqetësohen prej saj.

Duke qenë një përleshje brenda kampit, e ardhmja i takon atyre që e kanë të qartë të ardhmen e tyre. Nëse Berishës nuk i dhimbset fitorja e PD-së në zgjedhje, por i gëzohet humbjes së Bashës, as anti-berishistët nuk kanë pse t’i hapin rrugë një përdhunuesi të opozitës për interesa të veta.

Berisha do që ta vrasë opozitën për hallin e vet, kurse kundërshtarët t’i detyrojë të punojnë për të.

Kurrë nuk do të ndodhë! Ai tani sapo ka krijuar racën e kamikazëve kundër tij në opozitë, që nuk do t’ia falin kurrë. Dhe në vazhdim ai do të jetë gjithnjë e më i dobët përballë drejtësisë, korrupsionit domethënës që do t’i hetohet, dhe pse jo adaptimit të legjislacionit për të nxjerrë jashtë politikës shqiptare, politikanët e damkosur në listat e zeza të SHBA.

Në këto kohë lufte, kur ekzistenca e shtetit shqiptar varet nga aleanca strategjike me SHBA, nuk kemi luksin t’i hapim rrugë atyre që duan të zbojnë SHBA nga Shqipëria.

Sali Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë të qartë që nuk kanë të ardhme . Atyre u duhen fitoret e vogla brenda opozitës me shpresë se dikush do të negociojë me ta, duke harruar se fitoret e tyre të vogla kanë fundosur opozitën duke e bërë të parëndësishme dhe të padobishme për askënd.

Sali Berisha nuk do të marrë kurrë pushtetin në këtë vend. Nuk do të lejohet më kurrë të kthehet në zyrat e shtetit dhe nuk do të ketë kurrë shansin të ketë pushtet mbi drejtësinë, për t’i shpëtuar gjykimit. Bashkë me të dhe Ilir Meta.

Ata kanë ende të drejta të shpallin fitore brenda lagjes së tyre, por kurrë më në Shqipëri. Shqipëria i fundosi dje, duke u dëshmuar se nuk kanë të ardhme as të gjithë bashkë, e jo më veç e veç. Përjashto Shkodrën që mbetet një qytet që vazhdon të na bëjë për të qeshur në mes të kësaj drame opozitare.

Sali Berisha mund të vazhdojë të gënjejë trushplarët e vet. Mund të vazhdojë të bëjë betejë me Lulzim Bashën, por e vetmja fitore e tij reale është që e ka përçarë përjetësisht opozitën dhe ka krijuar antipodin e tij opozitar.

Përpjekja e tij për t’u dukur i gëzuar i ngjan asaj anektodës që tregojnë për doktorin vrasës, i cili pasi del nga salla e operacionit thotë: “Operacioni mbaroi me sukses, pacienti vdiq”. Kaq është suksesi i Sali Berishës.

Next Post
Protesta e 8 janarit/ Pas Berishës, në Prokurori edhe Basha. Kur pritet të merret në pyetje. I pari paraqitet Bardhi

Humbja e PD/ Bardhi: Ndjej trishtim, pashë demokratë që urrejnë njëri-tjetrin! S'është dita për përgjegjësi, por për reflektim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvicra vendi numër 1 në botë për gjobat ndaj makinave

Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë, detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

November 5, 2026
Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

November 5, 2026
Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

November 5, 2026
Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

November 5, 2026
“Arrogancë dhe kamzhik ndaj opozitës”- Etika i përjashtoi dy muaj, Tabaku merr në mbrojtje Bardhin e Balliun: Standard i dyfishtë i Parlamentit, të ndëshkohen me votë

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

November 5, 2026

Blunami në SHBA dhe Zvërneci

November 5, 2026
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

FOTO/ Masakroi nënën për vdekje në Itali, ja kush është 21-vjeçari shqiptar i arrestuar! Fqinjët të tronditur nga ngjarja: Jemi pa fjalë, ishte gjithmonë…

November 5, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Nga hetimet për familjen e Trump, te shkarkimi i mundshëm! Ja hapat e mundshëm të demokratëve pas fitores së Kongresit dhe Senatit

November 5, 2026
Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë nis takimet zyrtare, Moreira de Sousa pritet nga Kryeministri Rama, diskutohet dhe integrimi i Shqipërisë

Pas Progres-Raportit pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë, kryeministri Rama mban sot konferencën me ambasadoren e BE-së

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In