• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha nis takimin, i bashkohet edhe Nishani! Paloka, Noka dhe Shehu ‘braktisin’ Bashën

by
16/09/2021 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha nis sot aksionin kundër ‘birit të tij politik’, Lulzim Bashës. Berisha do të takojë sot anëtarët e Partisë Demokratike në Tiranë dhe do të mbledhë firmat për të kërkuar referendum për vendimin individual të Lulzim Bashës, për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i partisë. Ky takim do të mbahet në orën 18:00 ndërsa është lënë në një prej hoteleve më luksoze në kryeqytet, në Rogner.

Ashtu siç kishte paralajmëruar më parë, Berisha ka nisur të gjitha lëvizjet e tij për të bërë referendum në PD, në mënyrë që të rrëzojë vendimin e përjashtimit të tij nga Lulzim Basha, pasi sipas tij është cënuar sovraniteti i PD-së. Pasi të mbledh demokratët e Tiranës, Berisha pritet të të shkojë në Shkodër dhe më pas në të gjithë vendin.

Në mbështetje të Berishës janë pozicionuar edhe 30 anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, të cilët i kanë depozituar një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kreut të Këshillit Kombëtar për thirrjen e një referendumi pas përjashtimit të Sali Berishes nga grupi parlamentar. Me anë të një peticioni, ato e konsiderojnë si të paprecedentë situatën e krijuar nga vendimi personal i kryetarit të PD-së për përjashtimin e Berishës. Sipas tyre anëtarësia duhet të vendosë pasi është shkelur statuti dhe vlerat e PD-së.

Përjashtim i Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA, solli një numër të lartë reagimesh në radhët e partisë së djathtë në vend të cilët nuk u pajtuan me vendimin e Lulzim Bashës. Madje disa deputetë dolën hapur kundër vendimit të Bashës dhe mbështetën Sali Berishën, me argumentin se po mohohej historia e suksesit të kësaj partie.

Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në kufijtë e limitit kohor, një ditë përpara se të mbahej legjislatura X e Kuvendit. Basha dekalaroi se këtë vendim e mori në mënyrë personale, pasi sipas tij nuk donte të nxiste përçarje në parti.

/b.h

Next Post
Mbërrin Berisha në ‘Rogner’, demokratët e deputetët që “braktisën” Bashën: O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do

Mbërrin Berisha në 'Rogner', demokratët e deputetët që "braktisën" Bashën: O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shkarkesa elektrike

Dita e sotme me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shkarkesa elektrike

November 3, 2026
Volkswagen godet rëndë në Kinë, ndërsa Evropia rigjallërohet për automjetet elektrike

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë mjete elektrike dhe 2,6 milionë makina ‘të huaja’

November 3, 2026
Qeveria britanike vendos rregulla më të ashpra për emigrantët që kërkojnë të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar

Qeveria britanike vendos rregulla më të ashpra për emigrantët që kërkojnë të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar

November 3, 2026
Amerikanët votojnë sot në zgjedhjet e mesmandatit, në lojë kontrolli i Kongresit

Amerikanët votojnë sot në zgjedhjet e mesmandatit, në lojë kontrolli i Kongresit

November 3, 2026
Tragjedi në Everest, një i vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve gjatë uljes (VIDEO)

Tragjedi në Everest, një i vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve gjatë uljes (VIDEO)

November 3, 2026
Gjykata Supreme rrëzon kërkesën e administratës Trump për bllokimin e 20,000 votave në Kaliforni

Gjykata Supreme rrëzon kërkesën e administratës Trump për bllokimin e 20,000 votave në Kaliforni

November 3, 2026
SHBA-të sulmojnë Iranin përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

SHBA-të sulmojnë Iranin përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

November 3, 2026
Mijëra ushtarë evropianë do të stërviten në Poloni për një dislokim të mundshëm në Ukrainë në rast të arritjes së paqes

Mijëra ushtarë evropianë do të stërviten në Poloni për një dislokim të mundshëm në Ukrainë në rast të arritjes së paqes

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët u drejtohen sot kutive të votimit, testi vendimtar për Trumpin dhe republikanët

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët u drejtohen sot kutive të votimit, testi vendimtar për Trumpin dhe republikanët

November 3, 2026
Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In