• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim në forum problematikat e Shqipërisë, kërcënojnë edhe sigurinë në rajon

by E S
29/04/2026 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga Zagrebi lidhur me forumin e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, ku tha se do të paraqesë problematikat e Shqipërisë.

Pyetje: Z. Berisha, një forum 3-ditor i cili ka një rëndësi shumë të madhe, cili do të jetë le të themi qëndrimi juaj dhe i Partisë Demokratike dhe ku do të jetë pikësynimi i gjithë mesazhit tuaj dhe i opozitës?

Sali Berisha: Po, ky është forumi i IDU-së, Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, organizatës që grupon partitë e qendrës së djathtë dhe të djathta të të gjithë botës. Organizatë e cila ka si parti kryesore udhëheqëse, Partinë Republikane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partia më influente. Ndërkohë, presidenti i saj është një nga ish-kryeministrat më të shkëlqyer të Kanadasë, Stephen Harper, një mik i çmuar i opozitës shqiptare dhe i Shqipërisë. Ne vijmë këtu në këtë forum botëror për të paraqitur problematikat e mëdha të Shqipërisë dhe rajonit në këndvështrimin tonë, për t’i debatuar dhe diskutuar këto probleme me aleatët tanë. Probleme madhore që kanë të bëjnë me sigurinë në rajon, probleme madhore që kanë të bëjnë me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, pengesat shumë serioze që Edi Rama me shtrirjen e Shqipërisë në një autokraci elektorale apo diktaturë autoritare, i ka bërë dhe i bën procesit të integrimit, me ndërtimin e narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Evropë, shkatërrimin ose dëmtimin e rëndë të ekonomisë shqiptare për shkak të zhvlerësimit dramatik të euros dhe dollarit, goditjes shumë të rëndë të eksporteve, prodhimit industrial, prodhimit bujqësor. Pra, kemi, përveç faktit që dihet që klanet e drogës janë sot vendimmarrësit kryesorë dhe më të rëndësishëm, por ato siç kanë faktuar zbulimet e fundit, ato arritën të kontrollojnë të gjithë internetin e Shqipërisë me të gjithë të dhënat e shqiptarëve. Kështu që, në këtë aspekt përbëjnë një rrezik dhe kërcënim serioz për sigurinë jo vetëm të Shqipërisë, por dhe të rajonit dhe më gjerë. Këtu ishte një pritje kjo që regjistruat, pritja para fillimit të punimeve. Patëm rastin të takojmë personalitetet më kryesore, zëvendëskryeministrin e Kroacisë, nga vendi organizator, mikpritës, presidentin e IDU-së, ish-kryeministrin e Kanadasë z. Stephen Harper, sekretaren e përgjithshme të IDU-së, miq të tjerë, Elmar Brok, një mik gjithmonë i Shqipërisë dhe i Partisë Demokratike, opozitës shqiptare, Kenny Endo, ish-kryeministrin e Irlandës, një nga kryeministrat më të suksesshëm në historinë e atij vendi, dhe shumë personalitete të tjera, të shkëmbejmë mendime shkurtimisht, të debatojmë, diskutojmë për zhvillimet në Shqipëri. Mendoj se kjo pritje, ky koktejl që u dha nga presidenti i IDU-së, ishte një rast shumë i mirë për ne për shkëmbim mendimesh me miqtë tanë, me partnerët tanë. Nesër vazhdon seanca, nesër seancat. Nesër kemi një panel që i kushtohet tërësisht Ballkanit, problematikave të mëdha të Ballkanit, qoftë në rrafshin e sigurisë, ashtu dhe në rrafshin e integrimit europian, ku janë disa pjesëmarrës nga vendet e Ballkanit dhe natyrisht aty do paraqesim rastin e Shqipërisë dhe problematikat e mëdha. Por nesër, nesër ka gjithashtu debate në për çështje të tjera të sigurisë, kibër-sigurisë dhe pasnesër është mbledhja, është konferenca, është samiti i byrosë ekzekutive në të cilën janë të pranishëm kryetarët e të gjitha partive të anëtare të IDU-së dhe sigurisht edhe aty Shqipëria, siç mund ta keni marrë vesh, është në rend dite nga çështjet më të rëndësishme.
Faleminderit!

Next Post
Komisariati i ri në Krujë, Hita: Fokus te lufta kundër kanabisit si dhe kapjen e personave në kërkim

Komisariati i ri në Krujë, Hita: Fokus te lufta kundër kanabisit si dhe kapjen e personave në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com