• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha nga Këlcyra: Në 10 vite ngriu rrogat, më 14 maj Rama do i ketë muajt e numëruar në pushtet

by Java News
22/04/2023 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se nga rritja e çmimeve, çdo shqiptar ka humbur një rrogë më shumë vetëm në ushqime vitin e kaluar.

Berisha ishte në Këlcyrë për prezantimin e kandidatit Arjan Kasaj, ku deklaroi se Edi Rama në 10 vite nuk mendoi për qytetarët, por për pasurimin dhe pushtetin e tij. Ndaj ai e quajti ndryshimin jetik.

Ai përsëriti akuzat se Rama ka miliona të fshehura në llogari ofshore.

“Së pari një mirënjohje shumë të thellë dhe falënderim të përzemërt për praninë tuaj në këtë takim, por edhe për mbështetjen në tre dekada që ju i keni dhënë PD-së dhe demokracisë shqiptare.
14 maji është një datë e rëndësishme sepse më 14 maj ju votoni për Arjan Kasajn, njërin nga bijtë tuaj më të shquar, një demokrat të vendosur, një intelektual të çmuar, një qytetar të përkushtuar. Do shkrijë gjithë energjitë e tij për t’ju shërbyer juve. Arjani do shënojë ndryshimin për çdo qytetar.

Po shndërrohemi në një komb mysafir në dhëna të tjera, por mysafir edhe në trojet e tyre.
Të gjithë potencialet e vendit janë shndërruar në një mollë të ndaluar për banorët e Këlcyrës dhe të Shqipërisë. Në 10 vite ai që drejton qeverinë nuk mendoi për jetesën e qytetarëve, mendoi vetëm e vetëm për pasurimin e tij dhe mendoi vetëm për pushtetin e tij. Për ta përdorur pushtetin për pasurimin e tij. Rama nisi karrierën e tij si kryeministër pas një akuze në një raport ndërkombëtar se ka të fshehura në llogaritë ofshore 200 mln euro.
Dikush mund të mendojë ai që ka vendosur 200 mln nuk i shkon mendja për të tjera. Ai që mendon kështu e ka gabim. Ai nuk mendon gjë tjetër veçse si të vjedh 200 të tjera dhe t’i bëjë 400 e me radhë. Ky është rregulli i hajdutit.

Çfarë ndodhi këto 8 vite me ne? Në vend se të kishim një përmirësim ekonomik, një gjendje më të mirë, vështirësia ekonomike erdhi gjithnjë në rritje sepse Edi Rama ngriu rrogat. Nuk ka akt më të pashpirt, më të papërgjegjshëm që mund të bëjë një kryeminist%r se sa të ngrijë rrogat e pensionet sepse çmimet nuk i ngrin dot. në tregun e lirë çmimet shkojnë gjithnjë në rritje. Çmimet u rritën, rrogat mbetën ato që ishin. Nga rritja e çmimeve në 2021 dhe 2022 çdo shqiptar ka shpenzuar për ushqime 430 mijë lekë më shumë. Çdo pensionist ka humbur më shumë se dy pensione. Dhe në vende të tjera u rritën çmimet, por qeveritë ato para që u mblodhën nga rritja e çmimeve ua kthyen qytetarëve.

Kosova u ktheu pensionistëve, studentëve, kurse ky paratë që mblodhi 520 mln euro vetëm nga rritja e çmimeve i ndau të gjitha për lukset e veta dhe klientelën e tij. Ua shpërndau, erdhi në parlament, ishte një ditë cinizmi, kur ai në vend t’i shpërndante se u rrit TVSH-ja, tua kthente pensionistëve, qytetarëve, njerëzve me ndihmë ekonomike, studentëve, përkundrazi i çoi në një rrugë anësore Lekaj-Fier. Me 7.2 mln euro kilometrin. Ndërkohë që Greqia po ndërron autostradën kryesore Kakavijë-Janinë me 4 korsi me 4 mln euro. Ky ndryshim është jetik për çdo shqiptar.

Më 14 maj ju garantoj se Rama do i ketë muajt e numëruar në pushtet. Një grua vritet në banak, dy të tjera brenda 2 orëve. Keni parë ju që ky të shprehet? Jo! Ai është Një mizogen që nuk ka shokë në Shqipëri dhe Evropë. Më është bërë qejfi që ka emëruar gra në Parlament dhe ua kam thënë në sy që janë bërë si bodyguard-et e Gedafit. Ato buzëqeshin. Edhe ai kishte 12 gra bodyguard, njëra i thoshte ylli i Saharasë. Njëra i thotë Zheniu, Zeusi. Politikani më i përfolur ndaj femrave nuk ka ekzistuar. Edhe për këtë duhet të ngriheni. Pse të lejojmë një kryeministër të tillë. Shqiptarët me rrogat më të larta në rajon do jetë motivi ynë. Në 2013 ishim të parët në rajon, tani jemi të fundit. U garantoj fermerët, blegtorët, prodhuesit e Këlcyrës se qeveria do të subvencionojë çdo prodhim, sipërfaqe dhe shitje”, deklaroi Berisha.

Next Post
Zjarr në një restorant në Madrid, raportohet për 2 të vdekur dhe 10 të plagosur

Zjarr në një restorant në Madrid, raportohet për 2 të vdekur dhe 10 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

September 16, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Hashim, sot po të shkruaj si mik

September 16, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Urime Albin Kurti… Por, historia nuk mund të apelohet!

September 16, 2026
Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

September 16, 2026
Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

September 16, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

Apeli vendos nesër, Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

September 16, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Padrejtësi e papranueshme, duhet ndryshuar në Apel

September 16, 2026
Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

September 16, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

September 16, 2026
Ali Ahmeti: Përmes Gjykatës Speciale, Serbia po përpiqet të përmbysë arritjet e Kosovës

Ali Ahmeti i zhgënjyer nga vendimi i Hagës: Njollosje e Kosovës!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com