• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha nga “arresti i shtëpisë”: Rama është armik i integrimit të Shqipërisë, mohoi flamujt dhe simbolet

by Java News
22/01/2024 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha nga arresti i shtëpisë komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në samitin e Shkupit për integrimin në BE. Sipas Berishës, Rama sugjeroi daltonizmin si rrugën e integrimit në BE, duke mohuar flamujt dhe simbolet.

Berisha thekson se shkak i mos integrimit në BE është Rama, pasi siç u shpreh ai nuk ka asnjë interes kombëtar, por ka vetëm interesa per tu pasuruar.

“Protesta juaj, qëndrimi juaj ka një rëndësi vendimtare, për fatin e këtij vendi. Për secilin prej nesh, fati më i bardhë është anëtarësimi në BE, por siç e shihni ky anëtarësim është bërë një horizont i pamundur nga Rama, organizata e tij kriminale, grupet kriminale të organizuara në drejtësi dhe institucione të tjera.

Shqipëria miqtë e mi nga 2013 deri më sot de facto ka ecur jo me ritmet e breshkës, por me ritme më të ngadalta se çdo vendi në historinë e Evropës.

Miqtë e mi, beteja për të çelur dyert e Evropës është betejë e një rëndësie të veçantë. Kemi mbetur dhe rrimë jashtë jo se BE nuk bën përpjekje, por në krye kemi një qeveri, një kryeministër që nuk ka asnjë interes kombëtar, shoqëror, evropian, por vetëm interesa të pasurimit të vet, interesa personale.

Dje në Shkup deklaroi se as i çmendur dhe as entuziast nuk jam. Këtë punën e çmendjes e di vetë pse e përmendi, por tha, një demagog i neveritshëm thirri dhe u çir, të harrojmë flamurin dhe ngjyrat e tyre.

Një thirrje të tillë, në pamje të parë të duket kozmopolit, por jo kurrë. Cdo njeri që njeh historinë e BE e ka të qartë se është histori e bashkimit të cdo flamuri. Ai flamur i bukur i BE që përfaqëson kombet në sfondin e tij nga një yll, nuk do ishte kurrë aty, po të mos ishin flamujt e komeve të BE.

Rama si një taleban, harroni flamujt, bëhuni daltonist Sugjeroi daltonizmin si rrugën e anëtarësimit në BE.

Edi Rama me këtë që thotë duke mohuar flamujt dhe simbolet e kombit dëshmon se ai ka vetëm një simbol dhe flamur, atë të mafies”, tha Berisha./m.j

Next Post
Më 21 janar 2011 me urdhër të tij u vranë 4 protestues/ Berisha nga Laçi: PD, parti e të drejtave dhe lirive të qytetarit

‘Burgim të përjetshëm...’, avokati: Berisha urdhëroi gjakftohtësisht vrasjet në 21 janar! Dha mesazhin ‘unë vras e pushtetin nuk e lë’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja jep lajmin: Ja sa do të rriten pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Ministrja jep lajmin: Ja sa do të rriten pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

June 26, 2026
Eksperti ngre alarmin: Pas tërmeteve të forta, Venezuela mund të goditet nga lëkundje të tjera

Eksperti ngre alarmin: Pas tërmeteve të forta, Venezuela mund të goditet nga lëkundje të tjera

June 26, 2026
Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

“Si bashkëpunojnë grupet shqiptare me kartelët e Ekuadorit”, Hoxha zbërthen skemën

June 26, 2026
Kurti: I lutem opozitës të vij në Kuvend për të zgjedhur presidentin e Kosovës

AAK i vendos kushte Albin Kurtit: Ja çfarë kërkon për t’i dhënë votat për institucionet

June 26, 2026
“Pretendimet për tharje janë spekulime”, Kumbaro sqaron situatën në ujërat termale të Bënjës

“Pretendimet për tharje janë spekulime”, Kumbaro sqaron situatën në ujërat termale të Bënjës

June 26, 2026
Deklarata e deputetit të PD-së: Nuk shkojmë në protestë që të mos e “bëjmë pis”

Deklarata e deputetit të PD-së: Nuk shkojmë në protestë që të mos e “bëjmë pis”

June 26, 2026
Goditet banda e drogës në Mykonos, “koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar

Goditet banda e drogës në Mykonos, “koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar

June 26, 2026
Shtyhet afati i aplikimeve për fermerët, ministri Salla: Deri më 6 korrik hapet skema e mbështetjes

Shtyhet afati i aplikimeve për fermerët, ministri Salla: Deri më 6 korrik hapet skema e mbështetjes

June 26, 2026
82 vjet nga gjenocidi mbi Çamërinë, Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

82 vjet nga gjenocidi mbi Çamërinë, Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

June 26, 2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memollën

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memollën

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In