• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha nesër në SPAK për 21 janarin, avokati: Nëse nuk shkon merret me forcë…

by Os De
18/11/2025 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD Sali Berisha është thirrur nga SPAK që të ditën e nesërme që të japë llogari për 4 vrasjet në bulevard në 21 janar. Lidhur me këtë avokati, Alban Duraj i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se nëse Berisha nuk do të paraqitet nesër do të merret me forcë. 

Ai deklaroi se ka prova dhe pamje filmike që tregojnë se Sali Berisha ka qenë me armë në dorë dhe ka dhënë direktiva për vrasjet. 

‘Për fletëthirrjen SPAK-u thotë se Berisha e ka marrë atë. Ai ka qenë i njoftuar dhe nëse nuk shkon nesër atëherë ligji parashikon që të merret forcërisht. Lidhur me çështjen e 21 janarit kjo vjen pas një vendimi të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, që tha se hetimi nuk është kryer i plotë duke mos hetuar zyrtarët e lartë shtetëror. 

Por në zyrën e kryeministrisë ka qenë Berisha që ka qëndruar dhe ka thënë unë do të punoj në zyrë dhe dihet që Berisha ka pasur një pushtet absolut. Pretendohet se ka prova nga familja Nika dhe pamje filmike që thuhet se Berisha ka qenë me armë në dorë dhe ka dhënë direktiva. Mund të ndodh që të tregohet edhe e vërteta, por është një çështje e vështirë, sepse kemi 15 vite nga ajo ngjarje dhe provat nuk janë të ngrohta si kanë qenë në momentin e parë që ka ndodhur kjo ngjarje’, tha ai. 

Teksa sot bëhet një vit nga vrasja e Martin Canit nga bashkëmoshatari i tij, avokati Duraj e cilësoi atë si një ngjarje të rëndë. 

‘Vrasje të tilla familjarët i përjetojnë sepse nuk është e lehtë që të iki fëmija, por ligji kështu është i përcaktuar me përgjysmimin e dënimit për të miturit. Por ajo ngjarje ka ardhur edhe për shkak të neglizhencës që kanë pasur prindërit dhe mësuesit. Ai ka qenë një i mitur dhe duhet një mundësi që të riintegrohet në shoqëri’, tha ai. 

Duraj u ndal edhe tek çështja për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, ku prokurorët e Posaçëm kanë rënë në gjurmët e një transferte të dyshimtë prej 3 milionë eurosh në Austri. 

Ai tha se ekstradimi i tij në Shqipëri do të jetë i vështirë, pasi Ahmetaj ka marrë azil politik në Zvicër. 

‘Për Ahmetaj ka një urdhër arresti ndërkombëtar dhe s’ka pasur ndonjë ndalim nga autoritet zvicerane, ai ka thënë ka marrë azil në Zvicër, por kërkesa për ekstradim bëhet kur arrestohet personi që është në kërkim. Do të jetë e vështirë ekstradimi sepse ai ka marrë azil politikë në Zvicër’, tha ai. 

Next Post
Moti i keq, evakuohen 5 familje/ Rrugë të bllokuara në disa qarqe. Pa energji fshatrat në Dibër, Kukës dhe Korçë

Moti i keq, evakuohen 5 familje/ Rrugë të bllokuara në disa qarqe. Pa energji fshatrat në Dibër, Kukës dhe Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mblidhet Asambleja e PS në Fier, në fokus zgjedhjet vendore

Mblidhet Asambleja e PS në Fier, në fokus zgjedhjet vendore

March 30, 2026
Ismaili dhe VanHorn diskutojnë për drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit në Tiranë

Ismaili dhe VanHorn diskutojnë për drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit në Tiranë

March 30, 2026
Shiste kokainë në parkun e fëmijëve, arrestohet shqiptari në Itali

Shiste kokainë në parkun e fëmijëve, arrestohet shqiptari në Itali

March 30, 2026
Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

March 30, 2026
“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

March 30, 2026
Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

March 30, 2026
Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

March 30, 2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

March 30, 2026
Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In