• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha nën hetim, Zogaj: S’ka ‘ligji jam unë’. Drejtësia, në rrugë për t’u kthyer në shtëpi, duan ta mbajnë në mal

by Java News
27/10/2023 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për dosjen “Partizani” dhe për akuzat e SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Zogaj u shpreh se drejtësia është në rrugë për t’u kthyer në shtëpi, ndërsa shtoi se kërkojnë që ta mbajnë në mal. Ai po ashtu tha se Sali Berisha nuk mund ta shmangë drejtësinë.

“Drejtësia, akuza dhe mbrojtja janë gjithmonë në skajet e litarit, që janë përballë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të tre jenë në një mendje. Është një palë e tretë që dëgjon të dyja palët kundërshtare dhe vendos. Kjo është drejtësia, Zoti Berisha apo bën diçka që nuk e ka bërë kush, por nuk mund ta vazhdojë. Nuk mund të shmangë drejtësie, pasi është fundi i drejtësisë. Drejtësia në demokraci ku mbrojtja dhe akuza janë përballë dhe dilet në një përfundim në bazë të provave. Vetëm gjykata ka tagërin për të vënë drejtësi.

Mbrojtja e tij e sheh kështu, SPAK e ka parë siç e ka parë. Kjo nuk mund të shërbejë si një ngërç për procesin. SPAK mund ta çojë në Parlament, por ka shumë zëra që thonë se nuk mund ta merrnin në shqyrtim. Konflikti është për dallimin e fjalës provim të lirisë dhe kufizim të lirisë. Pala e Berishës ka të drejtën për të luajtur me këtë fjalë. Por nuk mund të kyçet në llogoret. Mendon kush se do ndalojë procesi? Procesi nuk do ndalojë.

Kërkon të vejë rastin e tij si çështje të PD-së. PD është në dy pjesë, madje në tre pjesë. Kjo është fotografia e PD-së. Pjesa e Berishës mund të shprehë solidaritet kryetarit të grupit që kanë ata. Gjithmonë ka njerëz që ngrihen për të mbrojtur të akuzuarin. Është vetëm gjykata që bën drejtësi. Nuk mund të jetë Berisha Gjykatë Kushtetuese. Ai ka këtë mendim, por duhet ta çojë në gjykatë. Dhe akuzat nuk mund t’i gjykojmë ne. Unë nuk marr përsipër të jem avokat, gjyqtar apo prokuror i tij. Ne duhet të presim që gjykata të shprehet.

Drejtësia është në rrugë për t’u kthyer në shtëpi, këta duan ta  mbajnë në mal akoma. Si mund të pengohet drejtësia? Nuk mund të pengohet drejtësia. Vetë Rama është në akuza të njëpasnjëshme. Drejtësia e re, duke pasur mbështetje të fortë nga SHBA dhe BE, po bën atë që s’kanë bërë në 30 vite, po akuzojnë zyrtarë të lartë dhe ky është misioni i tyre. Sali Berisha dhe njerëzit e tij morën dhe burgosën Fatos Nanon. Arrestimi i tij u quajt politik dhe Nano mori pafajësinë në gjykatë. Që prej asaj ditë vijon të jetë besëlidhja e madhe e kastës politike pluralë për të mos e lejuar drejtësinë të hetojë në sfera të larta. I ka ardhur radha Berishës për t’u akuzuar. Ne çdo ditë dëgjojmë zyrtarë të lartë që akuzohen. Grupi që drejton Berisha kanë qenë kundër SPAK de kanë ndjerë se po shkohet drejta aferave. Vetëm këtu ngrihen sikur po bëhet nami. Ne kemi rastin e Trump.

Këtu është bërë një reformë që u ka garantuar pavarësi drejtësisë, edhe më parë nuk është se ka pasur prokurorë e gjyqtarë të zotë, por ka qenë organizmit, trajtoheshin si nëpunës të rëndomtë. Kjo u ka dhënë kurajo dhe integritet atyre që punojnë aty. Kapja e drejtësisë ka kuptim për definicion. Ka vetëm  një gjë esenciale, që ish-kryeministri i quan akuzat si trillime, por duhet të shkojë në gjykatë. Në gjithë botën ka tre shkallë gjykate, madje katër, bashkë me Gjykatën e Strasburgut. Berisha nuk e njeh ligjin dhe drejtësinë, ‘Ligji jam unë!’ thotë ai, si Luigji i XVI.”, u shpreh Zogaj.

Sakaq Zogaj u pyet në lidhje hedhjen e krytarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ai tha se nuk ka koment.

“Në lidhje me heshtjen e Lulzim Bashës…nuk kam ndonjë koment. Është një ngjarje e madje që fton për qëndrim. Ka kaq shumë zhurmë në këtë histori sa duket sikur s’ka vend për shumë qëndrime dhe komente. Qëndrimi më i mirë që mund të mbajnë partitë politike është të inkurajojnë procesin dhe të nxirret e vërteta në gjykatë”, përfundoi Zogaj./m.j

Next Post
Sfida/ Ndragheta, Camorra e Cosa Nostra në një tavolinë, krerët e mafias mblidhen në një darkë ‘pune’

Sfida/ Ndragheta, Camorra e Cosa Nostra në një tavolinë, krerët e mafias mblidhen në një darkë 'pune'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Tragjedia në Zvicër, MEPJ: Deri më tani nuk ka shqiptarë mes viktimave, jemi në kontakt me autoritetet atje

January 1, 2026
Opozita ‘mos më prek me dorë’

Në vend të një kartoline urimi

January 1, 2026
Falen detyrimet tatimore e doganore për bizneset/ Hyn në fuqi “paqja fiskale”

Falen detyrimet tatimore e doganore për bizneset/ Hyn në fuqi “paqja fiskale”

January 1, 2026
Festimet – Krijohet trafik i rënduar në aksin Milot–Lezhë/ Shkak lëvizjet e qytetarëve drejt vendeve malore (VIDEO)

Festimet – Krijohet trafik i rënduar në aksin Milot–Lezhë/ Shkak lëvizjet e qytetarëve drejt vendeve malore (VIDEO)

January 1, 2026
Debat i ashpër në shtëpinë e BBV, Kristi lag me birrë banorin e ri: Ke ardhur gjatë gjithë kohës duke mu fërkuar

Debat i ashpër në shtëpinë e BBV, Kristi lag me birrë banorin e ri: Ke ardhur gjatë gjithë kohës duke mu fërkuar

January 1, 2026
Valuta Lev largohet përfundimisht/ Bullgaria feston hyrjen historike në Eurozonë (FOTOT)

Valuta Lev largohet përfundimisht/ Bullgaria feston hyrjen historike në Eurozonë (FOTOT)

January 1, 2026
Ylli shqiptar e nis me gol vitin 2026 në Angli, Anis Mehmeti nuk ka të ndalur (VIDEO)

Ylli shqiptar e nis me gol vitin 2026 në Angli, Anis Mehmeti nuk ka të ndalur (VIDEO)

January 1, 2026
Tragjedia në resortin e skive/VIDEO – Shfaqet momenti i shpërthimit të zjarrit në lokal

Tragjedia në resortin e skive/VIDEO – Shfaqet momenti i shpërthimit të zjarrit në lokal

January 1, 2026
Festimet në Fier / Në spital paraqiten 25 të rinj të dehur, 3 persona të lënduar nga fishekzjarrët

Festimet në Fier / Në spital paraqiten 25 të rinj të dehur, 3 persona të lënduar nga fishekzjarrët

January 1, 2026
Sulmet gjatë natës së Vitit të Ri, Moska dhe Kievi akuza njëra-tjetrës/ Raportohet për 24 të vdekur në Kherson

Sulmet gjatë natës së Vitit të Ri, Moska dhe Kievi akuza njëra-tjetrës/ Raportohet për 24 të vdekur në Kherson

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com