• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha në ‘telashe’, duhet të justifikojë pasuritë miliona euro të Argitës e Shkëlzenit. Kusht justifikimi i pasurisë edhe për Bashën dhe Kryemadhin

by
05/05/2021 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doci

Vendimi për djegien e mandateve në mars të vitit 2019, me synim për rrëzimin e Edi Ramës, vijon të prodhojë pasoja për krerët e PD-LSI-së dhe rrethin e tyre të ngushtë. Përfaqësuesit e opozitës, të cilët dorëzuan mandatet dy vjet më parë, por që u zgjodhën sërish deputetë të zgjedhjet e 25 prillit 2021, duhet të deklarojnë nga fillimi të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, shoqëruar me dokumentacionin ligjor për burimin të krimit të tyre. Deklarimi i pasurive që nga vitet ’90 deri në vitin 2021, shoqëruar në një zarf me dokumentacionin justifikues, duhet të bëhet pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, një muaj para konstituimit të Kuvendit të ri, konkretisht para datës 9 gusht 2021.

Ky detyrim parashikohet në nenin 5/1 të ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurive i vitit 2003, i ndryshuar për herë të fundit në vitin 2018. Kështu, përpos pasurive në emër të tij, Sali Berisha duhet të deklarojë dhe justifikojë pasuritë e dyshimta, me vlerë miliona euro, në emër të Shkëlzenit dhe Argitës, ku ekspozohet edhe dhëndri Jamarbër Malltezi, i cili në disa pasuri të paluajtshme është bashkëpronar me Argitën. Disa javë më parë, redaksia e Report Tv zbardhi skemën e klanit të familjes Berisha për fitimit të miliarda lekëve, duke treguar për herë të parë gjithë dokumentet e firmosura nga Sali Berisha për ta favorizuar klientët e Argitës.

Report TV zbuloi gjithashtu dokumentet që provonin ekzistencën e një lumi miliardash të serbëve të nisura nga parajsat fiskale dhe të mbërritura në Tiranë, ku janë menaxhuar në cash nga Argita Berisha dhe nga ortakja e saj Flutura Kola, nga dhëndri i kryeministrit Jamarbër Malltezi dhe nga Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës. Një skemë po aq të kamufluar ka përdorur edhe Shkëlzeni për t’u pasuruar. Në kushtet zbardhjes së fakteve të reja mbi prapaskenën e pasurimit të Argitës, Jamarbrit dhe Shkëlzenit, mbetet për t’u parë se çfarë versioni do të japë Berisha për burimin e pasurive, gjatë deklarimit para se të pranojë mandatin e deputetit.

Para se të pranojë mandatin e deputetit, pasurinë duhet ta deklarojë nga fillimi dhe ta justifikojë edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili që nga muaji tetor i vitit 2021 refuzon të tregojë se në cilën vilë banon, nëse paguan qira, ia kanë bërë dhuratë apo e ka blerë. Në media është raportuar se Basha është zhvendosur për të banuar në një shtëpi në kompleksin e vilave “Long Hill”, në Tiranë, por kreu i PD nuk ka dhënë kurrë një sqarim. Gjatë deklarimit të ri të pasurisë që nga koha kur ishte student në Holandë dhe deri më sot, Basha e ka detyrim ligjor të tregojë shpenzimet për banim pas tetorit 2019.

Krahas ish-deputetëve të tjerë të PD-LSI që dogjën mandatet dhe u zgjodhën sërish në zgjedhjet e 25 prillit, pasurinë nga fillimi duhet të deklarojë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila gjithashtu ka detyrimin për të justifikuar burimin e krijimi të pasurisë. E gjithë pasuria e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, me vlerë miliona euro, ku përfshihen pallati në Laprakë, vila në Gjirin e Lalzit, një apartament 400 mijë euro në Tiranë etj., e ka burimin tek dy kredi 60 mijë euro dhe 5 milionë lekë, si dhe tek 500 m2 tokë që Kryemadhit i ka falur vëllai. (Shqiptarja.com)

Next Post
Pandemia/ Shqipëria del nga harta e kuqe e COVID-19 në botë

Pandemia/ Shqipëria del nga harta e kuqe e COVID-19 në botë

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Prrlla jane kto,ktyre sju hyne gjembe ne kembe,nga kush duhet te kene frige,nga te vdekurit,kushe guxon te nguce kta te pa shpirte ne kurrize te popullit mjeran.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

March 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 13, 2026
Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In