• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha në Parlament, vetëm me lejen e Ramës. Qeveria e re? Të shohim ministrat, janë anonimë”

by A R
25/08/2021 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Spartak Ngjela i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për dy mandatet e Ramës, qeverinë e re dhe çështjen Berisha.

Ngjela thotë se deri më tani qeveritë e Ramës në dy mandatet e para nuk kanë pasur asnjë arritje, por vetëm staniacion duke siguruar që mos ketë krizë.

“Çfarë arritjesh se s’kam dëgjuar? Ku në të gjitha fushat? Do thuash çfarë? Ku di unë. Do thotë bëmë këtë, këtë, këtë. Është abstraksion. S’ka aritje. Staniacion. Pyetja ime është kjo, sa e blen këtë pas 8 vitesh. Sa e ke rrogën pas 8 vitesh? Me kë flas? Çfarë arritjesh?

Bluzat e bardha s’janë rritje rroge, janë impenjim ndaj një sëmundje që s’ka orë, punon jashtë orarit. Mësuesit patën vlerësim shumë të vogël. Nuk e përfill. Çfarë fitove në 8 vite? Bëra rrugë thotë ai. Po nuk më sollën lekë në xhep nuk vlejnë. Ky s’është shtet komunist. Ato bëhen në funksion të njeriut. Do më tregosh çfarë fitova unë, të bësh investime për të rritur mirëqënien. Çfarë fituan në 8 vjet? Ato rroga janë. Po të çojë shteti në 1 milion lekë rrogën minimale, tronditet gjithë tregu. Nuk e pompon paranë në treg kapitali, ai i fut në bankë. Staniacion, ka vijuar, por s’ka patur krizë.

Për krimin dhe korrupsionin s’kemi të dhënat. Do të dalin në fund të vitit. 2020 me 2021 të krahasojmë. 2020 ka qenë izolim, krimi ka qenë në izolim, s’ka patur hapësirë. Demokracia e liria sjellin krimin. Duhet të kesh fuqi ta eleminosh. Sa më e madhe e liria, aq më shumë krim. ’’- tha Ngjela.

Sa i përket qeverisë së re, Ngjela tha se fytyra e saj do të shihet nga ministrat teksa kritikoi ministrat momentalë si anonimë që u bënë të njohur vetëm pasi i reklamoi Rama.

‘’Që të flas për qeverinë duhet të shoh ministrat. Po është me këta anonimët, se këta u njohën pasi i bëri ky. As sa Mao nuk kanë mend, leqë Mao ishte universal pavarësisht se ishte komunist. Mao kur bëri qeverinë e parë i la jashtë militantët. I thanë që po fut devijatorët, kundërshtarët vuri ky. E di sit ha Mao? Nuk kam çfarë bëj i tha, ata i njohin, juve jo.

Këta kryeministra, duke filluar nga Enver Hoxha në fazën e dytë e të tretë janë kundër botës akademike. Si mund të qeverisësh pa botë akademike. Ku dinë ata? Ata s’dinë ligjin. Këta janë kot. Ku ka pa bazë juridike në parlamentet perëndimore. A thonë do hyjnë në perëndim. Shih sa jurist e ekonomistë ka në parlamente? Nuk e mbajnë mësuesët e këta që thotë ai. Të shohim a do i drejtohet botës akademike, juristëve a ekonomistëve? ‘’- theksoi Ngjela.

Ndërkohë Ngjela thotë i sigurt se Sali Berisha nuk hyn në parlament në shtator. Sipas avokatit, ish-kryeministrin e ndalon ligji i dekriminalizimit që e bëri vetë dhe fillimisht nuk e lejon KQZ dhe më pas Komisioni i mandateve në parlament. Për Ngjelën, të dy këto janë në dorë të socialistëve, dhe Berisha mund të hyjë në Kuvend vetëm nëse e lejon Edi Rama.

‘’Merr atë regjinë, të lexojë nenin 2 pikën 2 të dekriminalizimit të ligjit. Kush është non-grata në Amerikë nuk futet në parlament. S’njohin ligjin këta. Po të shkelet ligji hyn. Jemi dakord që ka një ligj që nuk e lejon.

Pika 2 e nenit 2, bile është pika 2 dhe ka nënpikat. Non-grata në Amerikë, i dëbuar për cënim të interesit kombëtar. A ishte kështu motivi i aktit të DASH? Do hyjë thua, po si do hyjë? Do shkosh tek KQZ, që të marrë emër për emër mandatet. Shumicën në KQZ e kanë socialistët. Nuk e kalon. Do shkojë në komisionin e mandateve. Ka procedurë shumë të rreptë. Pas kësaj, vjen komision i mandateve në Kuvend që del me vendim dhe nuk e pranon.

Edhe në komision janë shumica socialistë. Nuk hyn dot, hyn vetëm në një rast, nëse e lejon Rama, Rama e do se e sheh si gogol. Nuk fiton dot Rama pa të. Do thotë Rama ishte votim i fshehtë. Ligjërisht nuk lejon dot. Mazhoranca nuk e fut. Nëse do Rama pastaj nuk e di unë.

Nëse Berisha nuk lejohet të futet në parlament, do mundohet të kapë strukturat e veta të revoltës popullore. Trupat amerikane janë këtu, mbaron loja, mat. Berisha e ka bërë ligjin e dekriminalizimit. Po je nongrata në BE e Amerikë nuk hyn, mbaron loja. Këta donin që me ligjin e dekriminalizimit të fitonin ndaj Ramës, dhe fituan. Por këta e lejuan.’’- përfundoi Ngjela.

Next Post
Ish-i burgosuri i Guantanamos emërohet nga talebanët ministër i Mbrojtjes, hyri i pari në Pallatin Presidencial

Ish-i burgosuri i Guantanamos emërohet nga talebanët ministër i Mbrojtjes, hyri i pari në Pallatin Presidencial

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

November 10, 2026
“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

November 10, 2026
“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

November 10, 2026
Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

November 10, 2026
Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In