• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha në ‘listën e zezë’/ ‘Çudit’ Këlliçi: Nuk e shoh aspak fatalitet, do të tejkalohet! Për shembull kryeministri i…

by
11/07/2022 22:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Një Berishë ‘Non Grata’ në krye të Partisë Demokratike është një handikap që kalohet’, kështu u shpreh deputeti i PD-së Belind Këlliçi në ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv.

Por, surpriza e deklaratës së Këlliçit nuk ishte fakti që futja në listën e zezë është një njollë që tejkalohet, por krahasimi i Berishës është thjesht një deklaratë nga Tëitteri, madje këtë e ilustroi me kryeministrin e Indisë i cili i ‘shpëtoi’ Non Gratës së SHBA-ve dhe pati një takim me Obamën.

Mburoja për Berishën nga deputeti i Rithemelimit arriti kulmin teksa krahasoi periudhën e ardhjes në pushtet të ish kryeministrit në vitin 1997, kur marrëdhëniet e tij me SHBA ishin të kufizuara për shkak të periudhës. Pra për Këlliçin, krijimi i marrëdhënieve diplomatike dhe shpallja Non Grata është e njëjtë.

‘Nuk e shoh aspak fatalitet, sigurisht është një handikap në raport me partnerët tanë jetësorë SHBA, por është një handikap që kalohet. Për shembull, kryeministri i Indisë ishte i shpallur non grata për një akuzë shumë më të rëndë se ajo e zotit Berisha të shpallur nga Tëitteri e më pas u takua në Shtëpinë e Bardhë nga Obama. Marrëdhëniet nga viti 97 të PD por edhe të vetë Berishës me SHBA deri në vitin 2001 ishin më të kufizuara se kaq për shkak të 97 dhe ja doli të vinte në pushtet me votë, me program me ekip dhe me ide. Pra është një handikap që kalohet, do dojë kohën e vetë por në Shqipëri votojnë shqiptarët që çdo ditë e më shumë vidhen nga kjo qeveri.’- tha  Këlliçi në Report Tv.

Teksa zbuloi planet e PD-së në të ardhmen Këlliçi paralajmëroi protesta.

‘Do të jetë një aksion politik i kombinuar, do të jetë një sezon protestash. Nga kjo forcë politike do të jenë 6 muaj para për bashki. LSI do të jetë në bashkërendim me PD për të bërë opozitë dhe do të keni një front të gjerë për të rrëzuar Edi Ramën një sekondë e më parë.

Kujtojmë se Berisha disa kohë më parë në një intervistë mori shembull kryeministrin aktual të Indisë, për të cilin tha se ka qenë i shpallur non-grata dhe u fal, një arsyetim mesa duket,  uniformë i mbështetësve të tij.

“Unë qëndroj pas vlerave, parimeve dhe reformave që i bëjnë shqiptarët më të lirë, më të sigurt. Në këtë situatë, është ndodhur kryeministri aktual i Indisë. Ishte i shpallur non-grata por që u prit më vonë në një darkë madhështore zyrtare nga presidenti Barack Obama. Shqipëria nuk është India dhe unë nuk po them se do pritem me një darkë madhështore në Shtëpinë e Bardhë. Kam besim të plotë se një akuzë e ngritur mbi shpifjen dhe trillimin, sado që përpiqen ta rëndojnë, do shkojnë drejt dështimit. Vendi i Shqipërisë do jetë aty ku ajo meriton në bazë të arritjeve të saj. Kjo është përgjigja ime”, tha Berisha.

Po si është e vërteta e kryeministrit indian Narendra Modi?

Ndryshe nga Sali Berisha, politikani indian Narendra Modi nuk është shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aq më tepër për korrupsion madhor si ish-kryeministri shqiptar.

Përplasja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Narendra Modi nisi në vitin 2002, kur Modi ishte bërë kryeministër i shtetit perëndimor të Gujarat. Modi u akuzua nga Perëndimi se kishte mbështetur një protestë me karakter fetar disa muaj pasi mori detyrën si kryeministër i shtetit indian Gujarat. Nga protestat e përgjakshme humbën jetën mbi 1 mijë njerëz, shumica prej tyre myslimanë.

Narendra Modi ka mohuar gjithnjë rolin e tij në demonstratat e përgjakshme, ndërsa pafajësia e tij është certifikuar nga gjykatat indiane. Megjithatë, në vitin 2005, Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi vizën Modit për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me kushtin vetëm nëse do të ftohej në SHBA.

Nga kryeministër i Gujarat, Modi udhëhoqi opozitën indiane dhe më pas u bë kryeministër i Indisë, në vitin 2014. Narendra Modi u ftua për një vizitë në Presidenti Barack Obama në shtator të vitit 2014, ftesë e cila rrëzoi bllokimin e vizës amerikane. Izolimi amerikan për Narendra Modin zgjati 10 vjet, pikërisht për shkak të trazirave me karakter fetar në vitin 2002.

Thyerja e akullit mes SHBA dhe Modit ka edhe një kontekst tjetër. India kishte nënshkruar një marrëveshje me vlerë 9 miliardë euro për të blerë armë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. India është gjithashtu një fuqia e gjashtë bërthamore në botë. India është gjithashtu shteti i shtatë i madh për nga sipërfaqja në botë dhe e dyta nga ana e popullsisë, pas Kinës.

/e.d

Next Post

Zaloshnja tregon sondazhet: Pse njerëzit e duan dhe votojnë Ramën kur kanë pakënaqësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulme masive amerikane ndaj Iranit, goditen mbi 80 objektiva ushtarake

Sulme masive amerikane ndaj Iranit, goditen mbi 80 objektiva ushtarake

July 8, 2026
Tetë ekipe në garë, kompletohen të katërta sfidat çerekfinale të Botërorit 2026

Tetë ekipe në garë, kompletohen të katërta sfidat çerekfinale të Botërorit 2026

July 8, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, ja zonat ku do ketë prezencë reshjesh

Dita e sotme me kthjellime, pasditja sjell vranësira në disa zona, ja sa do regjistrohen temperaturat

July 8, 2026
Dita e dytë e Samitit të NATO-s në Ankara, nga fotoja familjare te seanca plenare, ja axhenda

Dita e dytë e Samitit të NATO-s në Ankara, nga fotoja familjare te seanca plenare, ja axhenda

July 8, 2026
Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

July 7, 2026
Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

July 7, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

July 7, 2026
“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

July 7, 2026
Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

July 7, 2026
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In