• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha në kërkim të taborreve të humbura elektorale

by Plator Nesturi
18/08/2022 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Oborri i PD mbetet i boshatisur ndonëse vapa e fillim korrikut kish vendosur që shtatori do të jetë nisja e një stine protestash për të rrëzuar maxhorancën e për ti dhënë mundësi pushteti atij qe se fiton dot. Në mes të kësaj zagushie vetëm ndonjë nga deputetët e rinj mund të zënë sytë më lokalet nën hije të pedonales, që të nxirë në plazhet e jugut, po bëhen gati për parlament. Për më tej, zor të gjesh dikë që ka mendje ndryshe. Për protestë jo e jo, pasi për këdo është e qartë që nuk mund ti shkohet pas çdo dëshire pë pushtet të Kjo dëshirë, aq më tepër kur është e kryetarit të shpallur, mund të miklohet e të mbahet me gajret, por jo të të tolerohet deri në sakrifikim donkishotesk. Kur krytarët nuk saktifikojnë as karriken e tyre për të mirën e partisë, pse do sakrifikohen filizat e rinj të partisë të qorrollepsen me fatin politik të kryetarit. Të ishte ndryshe, kjo do të shtonte trafikun njerëzor në korridoret e PD. Por jo. Oborri i saj mbetet bosh, me drejtues që nxitojnë të futen në zyra dhe deputetë që iu shmangen kontakteve me median. Shurdhëri zërash në ambientet e partisë më të madhe të opozitës, shurdhëri që duket më pa tingull. E gjithë kjo situatë absurdi ku gjithkush nxiton të fshihet e të largojë mikrofonët mediatikë për tu prononcuar, bie ndesh me këmbënguljen plot nerv të Berishës që përpiqet të çojë përpara një kauzë që ka abortuar prej kohësh. Takime të përditshme e për çdo tematikë të sajuar të ditës, që më tepër sesa një klishe për të dëshmuar se Berisha mbetet energjik si dikur, ngjam më së shumti me një kërkim. Një kërkim për taborrët e humbur. Të asaj ushtrie që dikur përbënin armatën elektorale të PD-së. Berisha do tu dëshmojë edhe një herë se ai mbetet energjik e I palodhur për të kryesuar dhe një herë, porse kësaj rradhe vetë ushtria elektorale eshtë e lodhur me vetë Berishën.

Në PD kanë frikë dhe nga një tjetër virus dhe që duan ti rrinë larg e  dhe kjo është çështja e damkosjes Non gratta ku vula e inspektimit është prej Departamentit të Shtetit. Tashmë Berishës i rrinë larg edhe ata që dikur të merrnin gjak në vetull në emër të tij, por gjithësesi hija e tij mbetet e rëndë në PD. Por ajo mbetet vetëm hije se në jetën reale situatat rrjedhin dhe ato mund të ndërlikohen më rëndshem nëse prej tyre varet jo thjesht fati i një politikani, por I një partie dhe një trashëgimie politike. Ndaj dilemma mbetet njësoj e rëndë nëse do të duhet të mbahet ende në kurriz Berisha apo fatet do të jenë të ndara. U bënë shumë kohë që nga kërkesa e drejtpërdrejtë e ambasadores së SHBA për të mbajtur një qëndrim të qartë lidhur me ish kryeministrin Berisha me këshillën se fati i një partie politike nuk mund të lidhet me fatin e ish liderit të saj që është shpallur përson non grata nga Departamenti i Shtetit. Qëndrimi amerikan duket se është përforcuar dhe nga non Gratta e Britanisë së Madhe, por dhe nga vërejtjet dhe këshillat që diplomatë e partnerë të huaj I sugjerojnë udhëheqësisë së PD-së. Vetë Partitë Popullore kanë kërcënuar se do të revizionojnë partneritetn dhe marrëdhëniet me PD nëse ajo do të vijojë të udhëhiqet nga personazhe non grata. . Çka natyrshëm do të ketë pasoja për ardhmërinë dhe peshën e PD në betejat e mëtejshme elektorale apo si partner i besueshëm në tryezat me ndërkombëtarët. Në gjithë këtë rrëmujë edhe shumë përkrahës të Berishës mbeten tashmë të pavendosur si të veprojnë.

E gjithë kjo situatë pritet të ndikojë në zhvillime që do të devijonin rrjedhat normale politike. Së pari PD do të ketë një bjerrje të peshës së saj politike pavarësisht numrit të deputetëve që ka siguruar në zgjedhjet e 25 prillit. Energjitë e saj më së shumti do të drejtohen në problematikën e brendshme që hap mbajtja në kurriz e Berishës që gjithësesi do të helmojë komunikimin e brendshëm dhe interesat e ngushta të karrierës së deputetëve të rinj. Shumë prej tyre nuk mund të pranojnë të marrin kosto për ecurinë e tyre politike për hir të kujtimit historik të Berishës në PD. Ca më tepër kur kjo kosto do të ndikojë dhe në marrëdhëniet e PD me ndërkombëtarët, marrëdhënie të cilat ishin ftohur që nga koha e lënies së mandateve dy vjet e gjysëm më parë. PD do të shtyhej në një izolim më të thellë dhe lufta e asaj që dikur quhej opozitë, më së shumti do të drejtohej ndaj grupimeve që do të dalin dhe që do të synojnë sa më shumë peshë elektorale në kurriz të njëra tjetrës. Ndaj në këto kushte e përfituara e madhe do të ish maxhoranca socialiste që në kushtet e një opozite të copëzuar dhe që do ti duhet kohë për një process riformatimi, do ta kish shumë të lehtë fitoren për mandatin e ardhshëm. Nëse mbetemi tek ky skenar i kushtëzuar nga frika ndaj Berishës, atëherë dhe ato piketa paraprake që ka shtruar opozita për parlamentin e ardhshëm do të jenë çështje të harruara apo të bëra në nxitim e sipër. Pra çështjet që janë përmendur në deklaratat mediatike se do të synohet për një sistem të ri zgjedhor, për ndryshim dhe një ndarje të re administrative, apo rregullime kushtetuese pas marrëveshjes së dikurshme të 2008, këto do të jenë sërish pa ndikim nëse opozita do të humbasë peshën e saj në parlament. Midis grupimeve të ndryshme të opozitës, maxhoranca ka hapësira manovrimi për të mbrojtur sërish interesat e saj në ndryshimet që mund të bëhen, çka mund të bëjë që këto inisiativa të mos prodhojnë asgjë reale. Opozita mund të humbi vetveten si dhe aleatët nëse me hyrjen në parlament ka humbur motivin për të bërë opozitë. Transferimi i problemeve të brendshme nga PD në Parlament thjesht do të përshpejtojë procesin e shthurjes, e cila është më keq se humbja e vazhdueshme e zgjedhjeve.

Next Post
Vrasja e Madrit Ulqinakut në Elbasan, sherri dyshohet se nisi në rrjetet sociale

Vrasja e Madrit Ulqinakut në Elbasan, sherri dyshohet se nisi në rrjetet sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trajneri i Spartakut të Moskës e pranon: Daku i pakënaqur me rolin

Trajneri i Spartakut të Moskës e pranon: Daku i pakënaqur me rolin

September 23, 2026
40 vjet pas Çernobilit, Senati italian i jep dritën jeshile ligjit të ri për energjinë bërthamore

40 vjet pas Çernobilit, Senati italian i jep dritën jeshile ligjit të ri për energjinë bërthamore

September 23, 2026
Falsifikimi i certifikatës së COVID, trajneri i Zvicrës për Xhakën: E ka kuptuar që ka bërë gabim! I bindur se do të gjejmë një zgjidhje

Falsifikimi i certifikatës së COVID, trajneri i Zvicrës për Xhakën: E ka kuptuar që ka bërë gabim! I bindur se do të gjejmë një zgjidhje

September 23, 2026
Zelensky flet në OKB: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

Zelensky flet në OKB: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

September 23, 2026
Dyshohet si kumbar i grupeve shqiptare të narkotrafikut, kush është Shpëtim Aliu që u arrestua në Rusi, i njohur me nofkën “Salvatore” (FOTO)

Dyshohet si kumbar i grupeve shqiptare të narkotrafikut, kush është Shpëtim Aliu që u arrestua në Rusi, i njohur me nofkën “Salvatore” (FOTO)

September 23, 2026
Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

September 23, 2026
Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, emërime të reja në disa drejtori kufitare dhe komisariate

Arrestimi i Shpëtim Aliut në Rusi, Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

September 23, 2026
Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

September 23, 2026
“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

Ulja e çmimit të energjisë në tregun vendas, Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

September 23, 2026
“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com