• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha në gjunjë para Salianjit

by Mero Baze
12/01/2023 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Përpjeka e Berishës për të marrë shumicën zyrtare të Grupit Parlamentar përmes Salianjit nxjerrë në dritë jo vetëm pafuqinë dhe gjunjëzimin real të Berishës nga Grupi Parlamentar pro Bashës, dhe mungesën e vlerave dhe parimeve që pretendojnë mbështetësit e tij.

Ky është një nga ato zhvillime që fotografon të vërtetën që përpiqet të fsheh Berisha për gati një vit e gjysmë, qyshkur ka hyrë në betejë kundër PD.

Së pari tregon pafuqinë që ai ka përballë grupit parlamentar. Edhe pse po përpiqet të sillet si kryetar “de facto” i PD, duke injoruar ekzistencën e kundërshtarëve të tij në shumicë, ai provon me këtë, se ka 24 orë mendjen vetëm tek Grupi parlamentar dhe se si mund ta shtijë atë në dorë me metoda të stërholluara, luftë klanesh dhe mbi të gjitha duke përdorur hallet e njerëzve me probleme brenda grupit. Në rastin konkret ai po përpiqet të përdor hallin që ka Salianji nga një vendim i mundshëm gjyqësor kundër tij që mund ta çoj në burg apo ta nxjerrë nga politika dhe shpreson që përmes hallit që Salianji mendon se e zgjidh duke u bërë kryetar të zgjidh dhe hallin e tij.

Ai praktikisht është një lider që i ka rënë në gjunjë Salianjit dhe aftësisë së këtij të fundit për të zgjidhur dy halle njëkohësisht atë të vetin dhe të Berishës.

Edhe pse demokratëve përpiqet tu shfaqet si njeri që nuk pyet për SHBA dhe Britaninë e Madhe që do mund Edi Ramën dhe do fshij nga faqja e dheut Lulzim Bashën, në fakt është një njeri që e ka mendjen 24 orë se si po ecën fushata e Salianjit për mbledhjen e firmave, duke e çoroditur edhe më shumë PD dhe duke e bërë të pariparueshme ndarjen e thellë.

Nga ana tjetër ky zhvillim është dh enjë fotografi e dhimbshme e mbështetëseve të Berishës, që gjoja kanë shkuar pas tij për parime dhe sistem vlerash dhe që ishin gati të vriteshin me armiqtë e tradhtarët e tyre më 8 Janar të një viti ë parë. Tani të njëjtët njerëz, të njëjtët mbështetës në shtyp dhe Foltore, janë bërë fansa të Salianjit, dhe njësoj si Berisha shpresojnë që ai ti shpëtoj nga halli.

E nisën në Kuvend disa javë më parë, duke bërë sherre për zaptimin e “Foltores” së Kuvendit, duke sulmuar Alibej pse nuk u jepte fjalën, për të krijuar një kazus që të justifikojnë sot aksionin e tyre pro Salianjit.

Të njëjtët persona, që në fakt e kanë “shkarkuar” Alibej, kanë përjashtuar Bashën, dhe kanë zgjedhur kryetarët e tyre të grupit siç ka qenë Laçiano Boçi, befas po bien në gjunjë të Salianjit, me shpresë se ai do tu jap vulën në Kuvend.

Do të mjaftonte vetëm ky zhvillim për të kuptuar se cili është bilanci njëvjeçar i betejës së Berishës, i cili ka një vit që bën betejë për vulën e PD dhe tani ka rënë në gjunjë për ti marr vulën Salianjit. Më lehtë e kishte të binte në gjunjë para Lulit, se më i gjatë dhe skish nevojë të përkulej kaq shumë.

Next Post
Për ata që nuk kanë iPhone, i ‘shpëton’ përditësimi i ri në WhatsApp

Për ata që nuk kanë iPhone, i ‘shpëton’ përditësimi i ri në WhatsApp

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Kësajë i thonë të gëlltisësh atë që ke pështyrë, gjë që vërteton paradigmën se politika nuk është për njerëz NDERI……….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

February 26, 2026
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

February 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Shkurt 2026

February 26, 2026
Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

February 26, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

February 26, 2026
I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

February 26, 2026
“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

February 26, 2026
“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

February 26, 2026
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shqetësimet e eurodeputetëve

Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shqetësimet e eurodeputetëve

February 26, 2026
Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In