• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha në Durrës me sloganin, “Betoni im, më i mirë se i Gjushit”

by Mero Baze
16/02/2022 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mero Baze

Kandidati i Sali Berishës në Durrës është një prodhues betoni. Ky është i vetmi biznes që nuk i ka dështuar. Të tjerat përfshi dhe bizneset me faro Balliun në të kaluarën për të kandiduar kundrejt pagesës kanë dështuar.

Dhe kjo ka futur në krizë dhe fushatën e Sali Berishës në Durrës.

Së pari e ka futur në krizë me Vangjush Dakon. Përveç hallit të përbashkët me të, i ka goditur që ka dhe hall të përbashkët me kandidatin e tij. Sulmet e deritanishme ndaj Dakos, tani i janë kthyer në fytyrë. Historia e kandidatit të tij është historia e një njeriu që ka 20 vjet që mendon se betoni i tij nuk shitet ngaqë rivali i tij është kryetar bashkie dhe ky ka 20 vjet që rri pas derës së PD ta bëjnë kryetar bashkie të shes betonin.

Dhe mund t’ia kishte dal sikur mos të kishte harxhuar më shumë për Fariun se sa për betonin, por ja që aq ka ditur.

Tani që ka marr menaxher Sali Berishën, e ka futur dhe atë në hall. Ai nuk sulmon dot as Gjushin as betonin e Gjushit dhe po sulmon kandidaten për kryetar të PS se ka punuar në Bashkinë e Durrësit. Kur njeriu është në hall nuk di çfarë të thotë.

Së dyti është në hall dhe me kandidatin e Partisë Demokratike Luan Hoti. Hoti duket se ka mbështetje të fort mbi PS dhe Berishën në periferinë e kufijve të Bashkisë në zonën Katund i ri , NB Rinia dhe Berisha ka shkuar aty me shpresë se do marrë vota duke sharë Ramën që “ka takuar Blinken, për llogari te Vuciqit” me shpresë se do ti mërzis disa votues me origjinë nga Kosova në atë zonë. Pastaj ka çuar dhëndërin e tij të deleguar nëpër katundet ku u ka vjedh tokat fshatrave bashkë me vajzën e tij, dhe në mënyrë qesharake e sulmojnë duke u thënë se nuk është me origjinë shqiptare po boshnjake. Dhe këtë e bënë një njeri fëmijët e të cilit janë përzierje serbo-boshnjake-malazezë.

Dhe në fund duket se është i shqetësuar përse Lulzim Basha nuk del në fushatë përballë Berishës, por pret Edi Ramën të dal në fushatë që të përballet me të. Ndjehet i nënvleftësuar që po bredh vetëm katund më katund për të kërkuar vota me shpresë se do mbijetoj politikisht përballë  SHBA. E quan padrejtësi që Basha konsideron rival Edi Ramën dhe jo atë. E do atë përballë që tu kujtoj demokratëve që janë të ndarë , pasi kjo është e vetmja gjë që mund ti jap vota. Dhe kaq shumë sa po e shtyn Bashën pse nuk po del në fushatë përballë tij, nuk e ka shtyrë as kur ka qenë tutori i tij në parti. I duhet patjetër dikush përballë që të ndjehet i plotësuar sidomos në Durrës. Gjushi si bën më punë, as si aleatë as si kundërshtarë. E vetmja gjë që mund thotë durrsakëve është garancia se  “betoni i Ad Mukës është më i mirë se betoni i Gjushit”. Por dhe për këtë ka frik nga Gjushi se shumicën e betonit ja ka pas shit djalit tij ne Durrës.

Next Post
Kjo është e reja shqiptare nga Belshi që grabiste në grup dhe me armë zjarri

Kjo është e reja shqiptare nga Belshi që grabiste në grup dhe me armë zjarri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve, norma e interesit 2-3% dhe vlera deri në 2 mln euro

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve, norma e interesit 2-3% dhe vlera deri në 2 mln euro

August 31, 2026
Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë nesër në Romë, zbulohen detaje nga dasma!

Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë nesër në Romë, zbulohen detaje nga dasma!

August 31, 2026
Vetëm 20 vjeç, Mario Mitaj ‘krah’ Modriçit në vitrinën e Euro 2024: Potencial, premton karrierë të madhe

E pazakontë për Mario Mitajn, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk merr asnjë minutë në ndeshjen e dytë radhazi në Serie A

August 31, 2026
Legjenda e muzikës amerikane Dolly Parton varroset pranë bashkëshortit me një ceremoni private nga familja!

Legjenda e muzikës amerikane Dolly Parton varroset pranë bashkëshortit me një ceremoni private nga familja!

August 31, 2026
“Po bëhet autonome”- Guvernatori i Bankës së Anglisë paralajmëron: Inteligjenca artificiale mund të trondisë ekonominë globale

“Po bëhet autonome”- Guvernatori i Bankës së Anglisë paralajmëron: Inteligjenca artificiale mund të trondisë ekonominë globale

August 31, 2026
Neonazistët alarmojnë përsëri Greqinë, ish-eksponenti i “Agimit të Artë” do rikthehet në politikë pas lirimit nga burgu!

Neonazistët alarmojnë përsëri Greqinë, ish-eksponenti i “Agimit të Artë” do rikthehet në politikë pas lirimit nga burgu!

August 31, 2026
Kjo është nëna që humbi jetën bashkë me foshnjën gjatë rrugës drejt spitalit të Tiranës! Infermierja: Fute te spitali i Elbasanit se na iku!

Kjo është nëna që humbi jetën bashkë me foshnjën gjatë rrugës drejt spitalit të Tiranës! Infermierja: Fute te spitali i Elbasanit se na iku!

August 31, 2026
“Skandal, as në Gaza nuk ka kështu!”- Korreshi publikon pamjet nga Njësia Administrative Ballagat: jam i shokuar, a merret shërbimi në këto kushte?!

“Skandal, as në Gaza nuk ka kështu!”- Korreshi publikon pamjet nga Njësia Administrative Ballagat: jam i shokuar, a merret shërbimi në këto kushte?!

August 31, 2026
Mbytja e vogëlushes në rrjedhën e lumit Drin, prefekti mbledh Task-Forcën, kërkohet marrja e masave dhe njoftimi paraprak për hapjen e portave të digave!

Mbytja e vogëlushes në rrjedhën e lumit Drin, prefekti mbledh Task-Forcën, kërkohet marrja e masave dhe njoftimi paraprak për hapjen e portave të digave!

August 31, 2026
“I vetëdijshëm për barrën”- Kriza në Kosovë, Kurti-Abdixhiku gjejnë kandidatin për President! Bekim Sejdiu: Do i shërbej vendit me devotshmëri!

“I vetëdijshëm për barrën”- Kriza në Kosovë, Kurti-Abdixhiku gjejnë kandidatin për President! Bekim Sejdiu: Do i shërbej vendit me devotshmëri!

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com