• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha në Durrës: Historia e tërmetit do të mbyllet brenda një viti! Sako, simbol i korrupsionit

by A R
01/04/2025 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme në një prej banesave të goditura nga tërmeti i vitit 2019.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se historia e kompensimeve të dëmeve të tërmetit do të mbyllet përfundimisht brenda një viti.

Po ashtu, Berisha sulmoi edhe kryetaren e Bashkisë së qytetit, Emirjana Sakon, për të cilën tha se është simbol i korrupsionit më shumë se ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Me 11 maj, kjo merr fund.

Me 11 maj u garantoj se kjo situatë merr fund menjeherë dhe shtëpia juaj dhe të gjitha shtëpitë që janë për meremetime do meremetohen me përparësi absolute.

Do të ndërtohen aty ku janë për t’u ndërtuar të reja ku nuk mbajnë dhe duhet të prishen.

Por, historia e tërmetit do të mbyllet përfundimisht brenda një viti.

Se këta e kanë përdorur këtë histori për të vjedhur, për t’u pasuruar në mënyrë të tmerrshme.

Imagjinoni ju Sakon, e cila tejkalon Gjushin. Ajo është një Gjush me pantallona, e cila nuk njeh asnjë limit në kodin etik të zyrtarit.

Është simbol i korrupsionit më shumë se Gjushi.

Qindra e qindra familjeve nuk ua ka dhënë bonusin e qirave. Prej një viti e gjysmë nuk u jep bonusin e qirave.

Sepse këtu e kanë të zakonshme. Edhe rrogat nuk i japin në kohë më. Administrata vetë i vonon rrogat ndonjëherë edhe 10 ditë. Kjo sepse këta luajnë bixhoz me rrogat e qytetarëve. I përdorin për fitime në atë periudhë dhe qytetarët rrinë pa rroga.

Ligjin e zbaton siç do vetë ai. Absolutisht.

Për mafien nuk ka ligj.

Gjithë ky sistem i kalbur varet nga Edi Rama, i cili pasurohet vetë, kurse të rinjtë marrin rrugët.

I cili pasurohet vetë, rrugët, banesat, shkollat, spitalet rrënohen.

I cili vjedh vetëm me ministrat e tij buxhetin, taksat dhe mban pensionet qesharake, pensione çnjerëzore.

Në qoftë se të vjen një fjalë ndërmend kur kujton qëndrimin e Edi Ramës ndaj pensionistëve, ai nuk meriton të quhet ndryshe veçse çnjeri.

Pse? Si mund të jetojë një pensionist me pension 160 mijë lekë apo 150 mijë lekë, të përballojë të gjitha shpenzimet…

Urdhëroni, këtij i vijnë 100 mijë lekë drita…

Kjo sepse i kanë dyfishuar. Ne do i përgjysmojmë tarifat e ujit, do ulim energjinë nga 85 që e bëri ky tani në 70.

Pensionet, nuk do ketë pension nën 200 euro.

Pensionisti që merr 120 euro, do marrë 200 euro.

Next Post
Pas Malit të Zi, edhe “Kartoni Jeshil” 1-vjeçar me RMV, me çmim të reduktuar prej 50 Euro

Pas Malit të Zi, edhe “Kartoni Jeshil” 1-vjeçar me RMV, me çmim të reduktuar prej 50 Euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In