Ish-kryeministri, Sali Berisha, e krahasoi rikthimin e tij në Partinë Demokratike me atë të Steve Jobs.
Në studion e “Të paekspozuarit”, në MCN tv, Berisha, tha se rikthimet janë të rralla por janë të suksesshme.
Për shqiptarët janë rikthimi, por Stvi Jobsin e bën copash, por ai u rikthye dhe ndryshoj botën.
Kthimi im është si kthimi i Steve Jobs. Atë që pas një serie pabesirash, e nxorën në rrugë.
Tani unë nuk them se jam Stive Jobs, por unë them se historia e rikthimit është kjo.
Ky është një rikthim që ndodh rrallë. I ndodhi edhe Injaco Lulës, që e futën në burg, e mbajtën 1 vit e gjysmë, por pas dy mandatesh 6-7 vjeçare sot është president i Brazilit.
/a.r