• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha në ’97, liroi nga burgu krerët e bandave, u dha pasaporta diplomatike/ Pajisi me raketa 111 kriminelë nga frika e revoltës popullore

by Java News
03/10/2020 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur ushtria me militantë të Parisë Demokratike dhe njerëzit e SHIK-ut, me në krye gjeneralin e përgjithshëm Bashkim Gazidede, po shpartallohej dhe dezertonte në Jug të vendit, Sali Berisha, për të mbrojtur veten e tij, në mars të ’97, krijoi në mënyrë të paligjshme një formacion special i përbërë nga 111 kriminelë. Ky është një tjetër konstatim në raportin e komisionit hetimor parlamentar për hetimin e ngjarjeve janar-qershor 1997. Nga hetimet e komisionit është zbuluar se formacioni i kriminelëve është pajisur edhe me raketa. Teksa krerët e reparteve refuzonin urdhrat për bombardimin e Jugut, Berisha krijoi dy garda paralele, për sigurinë e tij.

“Në këto ngjarje zë fill edhe shpërbërje totale e ushtrisë. Realiteti i shtetit shqiptar i kësaj periudhe dëshmon qartë se drejtuesit e këtij shteti e shkatërruan ushtrinë, (forcat ushtarake, policinë, SHIK-un, rendin, gardën). Përballë këtij fakti ne çmojmë si për veprim antiligjor edhe krijimin nga ish Presidenti Sali Berisha të një formacioni tjetër special (garda dy) në përbërje me ish-kriminelë, për ta përdorur atë për qëllimet e tij, sa që në strukturat e armatimit të kësaj garde u vendosën edhe raketa. Krijimi i kompanisë së dytë operative prej 111 vetash si strukturë ushtarake pranë Presidentit u bë në kundërshtim me ligjin e vitit 1992 për Gardën e Republikës”, thuhet në raport.

Sipas raportit të komisionit hetimor, Sali Berisha amnistoi, nxori nga burgu dhe pajisi me pasaporta diplomatike njerëz të botës së krimit, gjatë periudhës mars-qershor 1997, para se të largohej nga pushteti. “Gjatë periudhës mars-qershor 1997, me dekrete të veçanta, ish Presidenti Sali Berisha fali një numër të madh kriminelësh dhe persona në kërkim, të cilët u bënë krerët e bandave dhe një pjesë e mirë e këtyre pas amnistisë, si dhe shumë rekrutë që u inkuadruan në gardën presidenciale numër 2, u pajisën me porosi të presidentit me rreth 700 pasaporta shërbimi dhe diplomatike, duke përfshirë edhe tërë krushqinë e tij, të cilët i morën pasaportat në 12.3.1997, një ditë para situatës në Tiranë, veprime të cilat u kryen në kundërshtim me kriteret dhe rregullat ligjore”, thuhet në raport.

Berisha ka pajisur me pasaportë diplomatike edhe të birin Shkëlzenin, i cili me urdhrin e Berishës udhëtoi tek miku i familjes në Suedi, Hasan Berisha, ndërsa u kthye në vitin 2005, sapo babai u rikthye në pushtet. Me porosi të Berishës u pajisën me pasaportë diplomatike prindërit e bashkëshortes së Berishës, Liri Berisha, Rexhep Rama, Milica Rama, vëllai Agim Rama, si Miranda Rama, Erla Rama, dhe Fiona Rama.

Në raportin e komisionit hetimor reflektohen urdhrat për angazhimin e ushtrisë për shtypjen e revoltave popullore në Jug të vendit, bombardimin e porteve dhe urave, mobilizimin dhe armatosjen e militantëve të PD për të luftuar në Fier dhe Vlorë, lëvizjen e tankeve nga Zallherri drejt Vlorës etj. Urdhrat janë firmosur nga Sali Berisha ish-president, Leonard Demi ish-deputet dhe ambasador i Shqipërisë në NATO deri në 2017, Bashkim Gazidede ish-kreu i SHIK-ut famëkeq, Sheme Kosova ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Adem Çobanit që zëvendësoi Sheme Kosovën, Halit Shama ish-ministër i Brendshëm dhe Safet Zhulali ish-ministër i Brendshëm. Shaban Memia, Sabah Jemishta, Ibrahim Mullaliu dhe Blerim Çela kanë mobilizuar dhe armatosur militantët e Partisë Demokratike, për të luftuar kundër Jugut./ shqiptarja.com

 Pjesë nga raporti i komisionit hetimor për ngjarjet e vitit 1997

g.kosovari

Next Post
Rrit sistemin imunitar, duke luftuar…/ Shkencëtarët: Vaksina e tuberkulozit ul mundësinë e vdekjes nga COVID

"Është e dobishme të zhvillohen disa lloje të ndryshme"/ Vaksinat e para në Europë anti-COVID pritet të aprovohen në fillim të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com