• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Na nxorre Nexhmijen, Rama: Vetëm ti mund ta lidhësh atë me Kerry-n

by Java News
11/02/2016 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka debatuar këtë të enjte në parlament me ish Kryministrin Berisha, fillimisht në lidhje me akuzat e këtij të fundit se në prag të vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, me urdhër të Ramës doli në një intervistë televizive Nexhmije Hoxha. Për Berishën, kjo ishte një manovër që do të dëmtojë vendin, që pret këto ditë vizitën e shkurtër të John Kerry.

“Dënoj aktin tuaj të papërgjegjshëm,që në prag të kësaj vizite ju nxirrni korbin e zi, zonjën Hoxha. Ky këtu që është pas meje ka vite të tëra që deshte të bëhej një djalë i familjes së tyre por nuk u bë dot. Ishte një akt i papërgjegjshëm, nxjerrja e zonjës së zezë.

Nexhmije Hoxha është dora e zezë, është një kriminele pothuajse e të njëjti kalibër me të shoqin. Pasi u debilos nga sëmundja e të shoqit, lexoni po të doni memot e sekretarit të Hoxhës, cfarë thotë. Cdo gjë që thoshte ky i debilosuri e ndryshonte Nexhmija si deshte. Që do të thotë se në vitet e sëmundjes së Enverit e deri në vdekjen e tij, cdo gjë vinte nga Nexhmija.

Na nxjerr në intervistë Nexhmijen për të mbrojtur krimet makrabre. Kjo kurrë nuk mund të ndodhte në pragun e ardhjes së sekretarit të sthetit. Por më vjen mirë sepse kjo tregon se ti je i lidhur shpirtërisht me atë familje.”- tha Berisha.

Në përgjigje, Rama tha se është i habitur nga Berisha, pasi ai nuk po përmend Byronë Kombëtare të Hetimit. Rama ka ironizuar Berishën, duke thënë se ishte hera e parë që dëgjonte një term si debilosje.

“Tani, ndërkohë që të gjithë prisnin që të flisje për byronë e hetimit ti fole për byronë politike. Nuk e kuptova se për cfarë e pate këtë rrëshqitje në të kaluarën, por faktikisht të takonte këtu në këtë sallë që të korrigjoje vetveten dhe të mos merrje një gjobë të madhe për veten. Këtu në këtë foltore nuk ke lënë gjë pa thënë javën e shkuar, që të vinte draftin për byronë kombëtare të hetimit.

E ke lënë PD-në si kopsht pa drekë. E ke lënë atë të shkretin vetëm, dhe nganjëherë nuk e di se cfarë thotë.

Dhe tani po thoni atë që kemi thënë ne për këtë cështjen. Mirë do të ishte që një qëndrim serioz për ti dhënë fund kësaj farse të madhe që e orkestruat vetë dhe që në fund ju nxorri kaq gënjeshtra e kaq të cliruar vidash, ta mbani.

Përsa i përket vizitës së Sekretarit të Shtetit, prapa the gjëra të pavërteta. Vizita e tij ishte e planifikuar të bëhej në fund të viti të shkuar dhe stacioni i shqipërisë që ishte dhe përfundimtari u anullua për shkak të impenjimeve të sekretarit të sthetit për shkak të negociatave me Irakun. Faktikisht, ndryshe nga cpropaganduat ju, që ai shkoi vizitoi të gjithë rajonin dhe bojkotoi regjimin e oligarkëve të Tiranës, impenjimi ishte i marrë dhe i thënë se do të kryhej në një kohë të përshtatshme brenda fillimit të vitit.

Vetëm ti mban fjalime për kur flet për Kerryn dhe Nexhmijen, askush nuk e bën këtë gjë.”- tha Rama.

Next Post

Lange: Reforma në drejtësi, interes për të gjetur kompromis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

March 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Mars 2026

March 6, 2026
Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Euro bie në nivel historik ndaj lekut, dollari forcohet mes tensioneve në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Gjeti çantën me 17 mijë dollarë, qytetari e dorëzon në Policinë e Sarandës

Gjeti çantën me 17 mijë dollarë, qytetari e dorëzon në Policinë e Sarandës

March 6, 2026
Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

Afati deri më 31 mars/ Nga përllogaritja te rimbursimi, ekspertja zbërthen DIVA-n: Si mund të përfitojnë prindërit

March 6, 2026
Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta po shitet për 184 lekë, benzina për 185

Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta po shitet për 184 lekë, benzina për 185

March 6, 2026
Presidenti iranian: Kanë nisur përpjekjet për të ndalur luftën me SHBA dhe Izraelin

Presidenti iranian: Kanë nisur përpjekjet për të ndalur luftën me SHBA dhe Izraelin

March 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

“Të ndryshohet mentaliteti në PD”. Jorida Tabaku: Të rinjtë të mos kenë frikë

March 6, 2026
FOTO / Protestuesit e Rrjollit rrahin brutalisht pas emisionit djalin e trashëgimtarit të tokës

FOTO / Protestuesit e Rrjollit rrahin brutalisht pas emisionit djalin e trashëgimtarit të tokës

March 6, 2026
VIDEO / E emocionuar dhe e përlotur, Balluku i jep porosinë e fundit stafit: Mbani mend diçka…

VIDEO / E emocionuar dhe e përlotur, Balluku i jep porosinë e fundit stafit: Mbani mend diçka…

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In