• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha mori vulën, demokratët ndahen më shumë/ Propozimi i Kullurit: Duhet parti e re! Pa Bashën, me drejtim kolegjial

by Java News
18/06/2024 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i Apelit për të kaluar vulën e Partisë Demokratike në duart e Sali Berishës, i cili krahas peshës së non gratës, ndodhet në arrest shtëpie prej 6 muajsh për korrupsion, ka futur në dilemë grupin që mbështet Lulzim Bashën: nëse duhet t’i bashkohen PD-së apo të përkrahin projektin e ri të demokratëve euro-atlantikë të ish-kryetarit, imazhin e të cilit tashmë e gjen edhe në zyrat me qira të tij, me një sklogan të ri, “Shqipëria meriton më shumë”

Në një intervistë për emisionin “Sot Live ne Shqiperi” ne Repor Tv Ish sekretari i marrëdhënieve me publikun e PD-së, Edvin Kulluri hedh tezën e vijimit të partisë por me drejtim kolegjial, jo më të Bashës.

Ku jeni sot?

Ka tre rrugë që kanë mbetur.

Të pezullojmë aktivitetin politik.
Të bashkohesh me foltoren.
E treta të krijohet një parti serioze e djathtë me këtë strukturë që ishte që ka marrë 104 mijë vota e ka potencial të rritet me 200 mijë vota.

Rruga më e drejtë është kjo e fundit. Bashkim me Sali Berishën, nuk ka pasur e nuk do të ketë. Të lësh politikën nuk është opsion. Politika nuk është çështje personale, dhe as dëshirash të individit . Kush kërkon të merret me politikë duhet të vijojë duke reflektuar nga ajo që është bërë mirë dhe atë që është bërë keq.

Mirë është bërë lufta për zbatimin e dy vendimeve të gjykatës Kushtetuese, listat e hapura dhe vota e emigrantëve.

E rëndësishme është që kjo parti të ketë një drejtim kolegjial. Ajo që ndodhi me gjyqin ka një përgjegjësi hirearkike dhe Basha ka përgjegjësinë më të madhe.

Duhet të bëhet patjetër një parti e qartë e djathtë, bazuar në progamin që u prezantua në qershor por duhet një drejtim kolegjial i partisë me një grup prej 3 – 5 vetash të luajnë rolin e kryetarit me kolegjialitet.

Nuk duhet të ketë një kryetar në këto kushte. Duhet një përgjegjësi më kolektive se individuale.

Po të shohim cështjen e PD-së Berisha-Basha – Basha-Berisha nuk ka çuar askund në vitet e fundit. Nuk u tregua vendosmëri të duhur për të bërë betejën politike që Sali Berisha kishte bërë me ne. Ne nuk e bëmë me të.

Ky është mendimi im. Basha mund të mos jetë dakord por më rezulton se një pjesë e madhe e degëve dhe anëtarët e kryesisë ndajnë të njëjtin qëndrim si unë pasi kemi diskutuar privatisht. Drejtimi në këtë mënyrë është më racionale. Duhet një përfaqësim më kolegjial e secili të shikojë rolin e tij. Dhe mbi të gjitha të reflektosh nga historia që të mos bëjmë gabime që kemi bërë më parë” tha Kulluri.

Kulluri fton dhe partitë e vogla të bashkohen. Ka dhe një mesazh sa i takon largimit të deputetëve, Kreshnik Çollaku  dhe Eralda Bano

Uroj që Sali Berisha të ndjejë mëshirë e ti vërë në lista të sigurta fituese. Kam dyshim se nuk do të ndodhë. Është kalkulim i gabuar. Agjenda duhet të ecë përpara, me ose pa dy deputetë./m.j

Next Post
“Më dhunonte kur isha shtatzënë”, konkurrentja e “She’s on Top” rrëfen tmerrin që përjetoi nga partneri: 7 muajshe isha me të nxira në krah, kur nxori thikën…!

“Më dhunonte kur isha shtatzënë”, konkurrentja e “She’s on Top” rrëfen tmerrin që përjetoi nga partneri: 7 muajshe isha me të nxira në krah, kur nxori thikën…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com