• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha mohon lidhjet e të birit me kullën: Këta hoqën akcizën e Red Bullit! Tjetri ka me dhjetëra tendera

by A R
18/08/2023 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Im bir nuk ka asnjë lidhje, kategorikisht me asnjë kullë”. Kështu u shpreh Sali Berisha, duke mohuar zërat që i biri i tij ishte i përfitues në Kullën që do të ndërtohet në qendër të Tiranës. Në deklaratën për mediat, Berisha akuzoi kryebashkiakun Erjon Veliaj, ministrin e Brendshëm Taulant Balla dhe Lulzim Bashën si autorë të shpifjeve.

Berisha theksoi gjithashtu se ka refuzuar që të jap leje për ndërtimin e kullave në kryeqytet, ndërsa projektet e tyre, sipas tij e kanë origjinën në vitin 2001, 2003.

“Me Lulzim Bravën ka aleancë aq sa mund të ketë me Taulant Ballën. Kjo është përgjigjia ime. Demokratët duhet të bashkohen, por Brava dhe Alibasha janë pengje mjerane të keqpëdorura të Edi Ramës. A e patë se si u ndez një sherr i tmerrshëm brenda PS-së për shkak të keqpërdorimit që i bëri për një moment, Veliaj, Bashës.

E konstatuat ju. E morët vesh ju se si ndërtuan një mal shpifjesh të pashembullt në histori për lidhjet e mia me kullat, njeriu që nuk dha gjithë jetën e tij, refuzoi të japë një leje për një kullë.

Projektet e kullave nuk janë të tanishme, e kanë origjinën në vitin 2001, 2003 e me radhë, por ato nuk kalonin se unë kisha koncept tjetër për qytetin.

Në planin urbanistik të Tiranës, të miratuar në vitin 2013, nuk ekzistonte asnjë ndërtesë mbi 6 deri 8 kate. Ky ishte koncepti im. Nuk jam kundër arkitekturës qiellore, por ato duhet të kenë vende të caktuara dhe rregulla të caktuara.

Një kullë shkatërron jetën e një zone të tërë me dendësinë e popullatës që krijon ato.

Ushtria e gjobëvënësve nxori se unë paskam lidhje me investitorët dhe ndërtuesit, unë u them këtu shqiptarëve se as Agim Zeqo, as Ilir Shtufi nuk ka dhënë një qindarkë të vetme për Foltoren.

Kur kam qenë kryeministër, nuk kanë pasur kurrë një favor nga unë dhe nuk e kanë kërkuar kurrë.

Sot, njërit i kanë hequr akcizën për bullin energjetik, tjetri ka me dhjetëra tendera nga Erion Veliaj e me radhë.

U ndala në këtë se këta që ngritën malin e shpifjeve, dhe e vërteta është që mali i shpifjeve sado që unë, ju e kuptoni pasionin tim për të akuzuar Edi Ramën, por në këtë rast ishte Veliaj-Balla-Brava që e stisën këtë.

Im bir nuk ka asnjë lidhje, kategorikisht me asnjë kullë. E thashë se nuk kam dhënë dhe nuk do jepja kurrë leje për kullë në Tiranë.

Kjo që bëhet është një batërdi, kjo është një shëmti dhe jam unë që i kam çuar në mënyrë të përsëritur, le që thonë këta se këtyre memorien ua përcakton gjoba, jam unë që i kam quajtur kullat, monumente të shëmtuara të krimit dhe drogës. Jam unë që i kam quajtur këto”.

/a.r

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 19 Gusht 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
“Masa siç nuk janë parë kurrë më parë”, SHBA paralajmëron goditje të paprecedentë ndaj Iranit

“Masa siç nuk janë parë kurrë më parë”, SHBA paralajmëron goditje të paprecedentë ndaj Iranit

August 17, 2026
Pse turizmi ynë u rrit bindshëm në korrik 2026?

Pse turizmi ynë u rrit bindshëm në korrik 2026?

August 17, 2026
Alarm në Pukë! Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

Alarm në Pukë! Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

August 17, 2026
“Policia të marrë masa”, aktivistja: Persona të paidentifikuar dhunuan protestuesit

“Policia të marrë masa”, aktivistja: Persona të paidentifikuar dhunuan protestuesit

August 17, 2026
EMRAT/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

EMRAT/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

August 17, 2026
Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Zjarret zgjerojnë hartën, 7 vatra ende aktive! Ministria e Mbrojtjes: Mbi 400 forca dhe 5 mjete ajrore në operacione! S’ka rrezik për banesat

August 17, 2026
Xi Jinping takohet me Trump më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti kinez nuk do flasë në Asamblenë e OKB-së!

Xi Jinping takohet me Trump më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti kinez nuk do flasë në Asamblenë e OKB-së!

August 17, 2026
VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com