• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha-Meta, lufta reale për elektoratin “radikal”

by Java News
16/07/2022 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ilir Meta ka shpallur para pak ditësh “Agimin e Ri” që u duk si slogan veror për zbritjen në fushë që do të shpallë pas një jave kur të lërë Presidencën.

Presidenti në ikje, megjithëse po mundohet të afrojë njerëz e intelektualë që deri tani nuk janë angazhuar politikisht, thelbi i pjesës që do t’u kërkojë votën janë pjesa radikale e kundërshtarëve të qeverisë.

Ata që Ilir Meta i ka quajtur “populli i 2 Marsit”, por që prej kohësh e ka harruar këtë shprehje. Ngaqë realisht këtë pjesë të skifterëve ja ka zënë Sali Berisha. LSI-ja e Ilir Metës, në suksesin e parë të vitit 2005, erdhi nga një elektorat që ishte 100% socialist, që e konsideronte ish-kryeministrin si një rrugë ndryshe e së majtës nga Fatos Nano, por gjithsesi antagoniste me Sali Berishën. E në zgjedhjet e vitit 2009, edhe pse Ilir Meta pati një fushatë në dukje të fortë ndaj Sali Berishës dhe e akuzonte Edi Ramën për marrëveshje me kryeministrin, humbi shumicën e zgjedhësve të majtë të 2005-s. Pas marrëveshjes së Ilir Metës me Sali Brishën, Meta ndoqi një rrugë që më parë e kishte ndjekur PSD-ja e Skënder Gjinushit nga viti 1992-1995 në koalicion me PD-në dhe nga viti 1997-2005 në koalicion me PS-në. Pra të merrte pjesë nga mazhoranca, por edhe nga elektorati gri, duke përdorur klientelizmin e pushtetit si instrument kryesor.

Një skemë që i vlejti Ilir Metës për të rritur votat për partinë e tij, por jo gjithmonë këto rritje të votave i kanë dhënë peshën specifike të “kingmakerit”, pra të forcës së tretë që vendos qeveritë.

Në zgjedhjet e vitit 2013, LSI arriti një rezultat të rëndësishëm falë koalicionit me Partinë Socialiste, duke marrë një numër të madh të elektoratit të PD-së, në disa qytete kryesore.

Megjithatë rezultatin që solli të famshmet “1 milionë shuplaka”, e arriti edhe në tavolinë me Edi Ramën, duke ndaluar avancimin e çdo faktori politik që mund të funksiononte si një “forcë e tretë”. Meta, ndikoi te Rama që PSD e Gjinushit të mos përfitonte fare nga pushteti i ri, ndaloi egërsisht një mundësi reale të hyrjes së “Aleancës Kuqezi” të Kreshnik Spahiut si një faktor antiestablishment në fushën e shahut politik në Shqipëri.

“Aleanca Kuqezi” ishte realisht formacioni politik i parë antiestablishment në Ballkan me mundësinë reale për të ardhur në pushtet. Një lloj “Pesë Yje” apo “Vetëvendosje” e moderuar, pasi në të u përfshinë intelektualë me emër, plus aktivizmit reaktiv nga baza. Një hyrje e “Aleancës Kuqezi” në Parlament do të ishte realisht një zhvillim që do të penalizonte së pari LSI-në. Ndaj dhe Meta ndikoi që kjo të mos ndodhte. Natyrisht me dorën e Edi Ramës si kryetari i koalicionit. i cili fshiu apo asgjësoi tërë ansamblin e partive të vogla dhe hyri si një çift politik me LSI-në, gjë që e dëmtoi imazhin e mazhorancës së re që në nisje, por edhe e detyroi të duronte gjuajtjes nën brez të LSI-së për 4 vjet. Që nga marrja e mjaft socialistëve në organizata nëpërmjet punësimit nga kuota e vet për të rritur vota, punësimi jashtë kuotave nëpërmjet kriptosocialistëve që më pas dolën se ishin miq të Metës e kryemadhit. Rasti i ish-drejtoreshës së tatimeve është një provë e qartë e atij teatri absurd, që e detyroi Edi Ramën që në një kohë të gjatë të shkonte çdo të ennjte në zyrën e Metës, rit që ngjante me një kalvar poshtërimi. i cili realisht kështu u perceptual në public dhe njerëzit e Metës në media, bëni shpesh gallatë e qeshnin me këtë “vuajtje” që kreu i Kuvendit i shkaktonte kryeministrit. i cili realisht luajti të duruarin vetëm për një fakt; se nuk kishte numrat si mazhorancë në Kuvend. Ndaj mori edhe PDIU-në në koalicion, ku bëri deal veç me të fortët e çamëve nga Peqini në Dibër për të mos qenë i varur nga Shpëtim Idrizi, i cili, mund t’i bënte tranazh më keq se Ilir Meta. Gjithsesi kjo është kronikë, siç është edhe tentativa e fortë e Ilir Metës për të arritur një mazhorancë tjetër në Kuvend, duke gjetur një kryeministër të ri socialist, në bashkëpunim me Koço Kokëdhimën. Ku bënë takime e diskutime me Rexhep Meidanin, po nuk ja doli.

Megjithatë, thelbi i rritjes së LSI në 2013-n ishte marrja e një pjese t ëish-elektoratit të butë të PD-së. Të cilët ruanin vendet e punës, thjesht të votonin partinë e Metës. Kjo fuqi elektorale e LSI-së i dha një pjesë të rëndësishme të pushtetit ekzekutiv nga qendra në bazë gjatë koalicionit me PS-në, por realisht Edi Rama, e shfrytëzoi peshën e LSI-së për votat që i duheshin për reforma që i duheshin 84 vota.

Siç ishte reforma territoriale në fillim, reforma në drejtësi në vitin 2016, apo edhe ligje të tjera që kërkonin tre të pestat. Acarimi i PD-së me Ilir Metën gjatë rastit kur Tom Doshi e akuzoi për vrasje, ndoshta nuk ishte një plan diabolik i Edi Ramës, por realisht funksionoi si i tillë.

Meta nuk u afrua me PD-në pasi priste ndarjen e tortës së zgjedhjeve bashkiake të 2015-s, pas të cilave mbeti i pakënaqur dhe përmbysi tavolinën.

Pastaj erdhi reforma në drejtësi, ku Ilir Meta dhe Sali Berisha u kthyen në digën ndaj SHBA dhe BE-së për të mos avancuar, sidomos planin e spastrimit të gjyqtarëve e prokurorëve të vjetër me vettingun.

Pikërisht në vitin 2016, Ilir Meta e humbi sipas të gjitha gjasave, mundësinë që të përfitonte nga ai që quhet “elektorati gri”, pra jo pjesa e radikalëve të dy kampeve kryesore politike.

Në zgjedhjet e vitit 2017, shumica e votave që LSI mori në disa qarqe të mëdha të vendit, ishte një kalim mekanik i seksioneve radikale me urdhërin e Sali Berishës, pikërisht pas marrëveshjes së 17 majit ndërmjet Edi Ramës e Lulzim Bashës. LSI në atë kohë mori numrin më të madh të deputetëve që kishte marrë ndonjëherë, por që realisht nuk e kanë pasur kurrë peshën specifike të 4 deputetëve të 2009-s. Në 25 prillin e 2015-s gati 150 mijë vota “u rikthyen në shtëpi”-pra në Partinë Demokratike. Pasi ata ishin vota “skifterësh” elektorat radikal që vinte nga një marrëdhënie e gjatë emocionale dhe klienteliste me pushtetin dhe fuqinë e Sali Berishës.

Sado Meta mund të rekrutojë intelektualë apo emra të njohur publikë për grupin e udhëheqjes së “Agimit të Ri”, qasja ekstreme dhe radikale e tij nuk mund ta afrojë me elektoratin gri. Plus, që nuk ka asnjë gjasë që të përfitojë nga një bërthamë antiestablishment që ekziston në shoqërinë shqiptare. Të cilët realisht janë edhe në publik nëpër rrjeteve sociale apo edhe qasjeve në media.

Kjo bërthamë antiestablishment, sado që janë pjesë e rrymave më ekstreme të atij që quhet “qualunquismi”(pra nga besimtarët e teorive konspirative tek mitomanët e të gjitha llojeve), nuk e gjen veten rehat në strehën e dy nga personazhet që përfaqësojnë kastën politike 30 vjeçare të vendit.

Nuk është rastësi që Sali Berishës i ka “dalë situata nga duart” në aktivitetet e tij të kontrolluara, sa herë që kanë folur njerëz nga “baseni anti-establishment”. E cila ishte fiks bërthama e Kreshnik Spahiut te “Aleanca Kuqezi”. Si Adriatik Lapaj që sot është një eksponent në zë i opozitës, e që vjen nga Aleanca Kuqezi.

E nuk është aspak çudi që Lapajn dhe shokë të tij, i sulmojnë pjesë të grupit radikal të opozitës sepse janë shumë xhelozë për pozicionin e “malit të Jakobinizmit”; nuk duan t’ja zërë kush. E kësaj frymë i ka shërbyer edhe metoda thuajse e njëjtë e lineare, pra krejt e padiversifikuar e të gjithë opozitës, e cila ka qenë e është “muzikë vetëm për veshët e skifterëve”.

Ndaj dhe sot, si Berisha, ashtu edhe Meta nuk kanë liqen tjetër ku të lahet vetëm “pellgu i skifterëve” që e kanë krijuar vetë.

Një rezervat ku kanë rritur dhe ushqyer me rasat politik qënien e tyre, me shpresën se do t’ju shumohet. Por u ka ndodhur si kur kinezët sollën Karasin, një peshk që rritet shpejt në Liqenin e Shkodrës: që gati shuajti Krapin e gjallesat e tjera.

Në fund të fundit, as Sali Berisha e as Ilir Meta, nuk e kanë fuqinë e Jezu Krishtit që të shtojnë peshqit e kthejnë ujin në verë. ../TemA

Next Post
Sfidon Trump brenda republikanëve?! Surprizon Mike Pompeo: S’e përjashtoj kandidimin për presidencën amerikane në zgjedhjet e ardhshme

Kundërshtar i denjë/ Mike Pompeo gati të kandidojë kundër Donald Trump për presidencën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In