• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha-Meta, janë politikisht të qartë

by Mero Baze
02/02/2024 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Debati për bashkimin e opozitës mes grupeve opozitare ka humbur seriozitetin dhe tani është kthyer në një fushatë batutash dhe ironie  mes palëve.

I pari në fakt u tall Flamur Noka. Ndërsa bëri fakt të kryer plotësimin e koordinatorëve të partisë, pa pritur negociatat me Gazmend Bardhin, tha se do priste Gazmend Bardhin të kthehej nga SHBA dhe pastaj do “bashkoheshin”.
Ishte një përgjigje e hidhur për ikjen e tij në SHBA dhe qëndrimin pro SPAK dhe pro SHBA.

Sot me sa duket ja ktheu reston Salianji. Edhe ai foli me “optimizëm” për bashkimin, por duhet të respektohen dy kritere, të kenë marrëdhënie të mira me SHBA dhe të mbështesin punën e SPAK.

Tani nëse vazhdon kjo tallja kështu që të gjithë janë gati të bashkohen, por me kushte diametralisht të kundërt, grupet opozitare thjesht humbasin kohë dhe shpresë për vitin 2025.

Gjëja e parë që ata duhet të bëjnë, dhe kur them ata kam parasysh grupet që janë jashtë PD zyrtare të Lulzim Bashës është që duhet të krijojnë një parti, të kenë një logo, dhe një emër.
Berisha nuk e bën këtë, jo se I duhet logoja e PD së Lulit. Madje e bën pikërisht se nuk I duhet logoja e Lulit, por do të duket viktimë dhe të mbaj peng Ilir Metën në koalicion me të.

Praktikisht Sali Berisha nuk do të krijojë parti të re, jo se i ka sytë tek PD e Lulzim Bashës. Ai nuk do të krijojë parti të re pikërisht se është I bindur që nuk e merr logon e PD. Kështu ai duke u hequr si viktimë, dhe duke u futur në zgjedhje nën strehën e Ilir Metës, edhe atë e mban peng edhe grupet e tjera opozitare I poshtëron, duke I detyruar ose të futen nën kupolën e një parti Anti SPAK dhe Anti SHBA, ose të mbeten në rrugë.

Ndaj nuk ka asnjë shans, që një grup deputetesh, të cilët nga inati I Bashës shkuan tek Berisha, ti diktojnë tani Berishës kushtet e bashkimit. Ata ose do të hyjnë në një parti antiamerikane dhe Anti SPAK, ose duhet të krijojnë partinë e tyre dhe të ftojnë njerëzit e Berishës që janë kundër Bashës, të shkojnë me ta.

Kaq është I gjithë shansi I tyre. Ky është identiteti politik që kanë zgjedhur, të jenë dhe Anti Bashë dhe Anti Berishë dhe pro SHBA e SPAK.
Kjo tallja që njëra palë thotë do bashkohemi tek Rrugoca kundër SHBA dhe SPAK dhe pala tjetër që thotë do bashkohemi tek SHQUP, pro SHBA dhe SPAK, është shaka e hidhur, e cila në kushtet dramatike ku gjendet opozita është cinizëm I tepruar për ata opozitarë që ndjehen rrugëve.

Berisha dhe Meta janë parti origjinale në skenën politike të Shqipërisë në këto kohë, pasi ata kanë marrë pozicion të qartë politikë kundër Perëndimit dhe kundër drejtësisë së re. Mirë apo keq, ata e kanë një identitet.

Të tjerët që duan votat e Berishës dhe kauzën antiberishë, duhet ta kuptojnë se nuk kanë të ardhme tek grupimi Berisha Meta. Nëse thonë vërtet se duan “bashkim” kanë shans të bashkohen vetëm me ata që janë pro SHBA dhe SPAK. Berishës dhe Metës nuk kanë pse u bien më qafë. Boll po “u bie” SPAK dhe SHBA dhe këta kanë mangët.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In