• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha-Meta, drejt altarit pas divorcit!

by Enxhi Hoxha
19/11/2022 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enxhi Hoxha

Aleanca e tranzicionit me subjekt perëndimor, debutoi sërish në skenë, nën koreografinë e privuar të urisë së pushtetit, gjykuar nga juria e pazëshme e sovranit të supresuar shqiptar, me dirigjimin e tutelës së lakmisë, pa bekimin e ndërkombëtarëve. Një tango e ekzekutuar nën tingujt e beftë të politikës së vjetër, e servirur me elasticitet të stisur, por e anatemuar nga krushqit amerikanë! Një mbrëmbje gala në vitrinë, që miklon cirkun e qenësishëm të brendisë, dy akrobatë të ekzaltuar nga euforia e asgjëkundit, tentojnë arnimin e moskoherencës melodike, por deklamohen zbuluar në ballon me maska të akuzave të vetorganizuara. Vajtim “deja vu” i shqiptarëve, popullit të paradoksit, kolosëve të dijes, servilëve të sokëllimës së pushtetit!

Shqipëria 2023, do të zgjohet nën presionin represiv të zhurmës së xhunglës politike, ku predatorët e kahmotshëm do të performojnë duke shqyer oponentin e davaritur spektatorët, në prezencën e gjahut të vetëm, sovranit të disorientuar në kohë e hapësirë. Thagma e madhe e autoktonëve të Ballkanit, të vërtiten sot, shekuj më vonë, në matemin e politikës së përdhosur e përlyer me gjak, vjedhje, akte korruptive, nepotizëm, regres social e shkatërrim total. Një histori e trishtë për politikën kombëtare 31-vjeçare, ku zbatica e pushtetit i këndon himnin, kryetarokracisë, për të përligjur komunizmin partiak e ndërpartiak.

Për Shqipërinë, retë e zeza mbi çatinë e institucionit opozitar, ia mjegullojnë ende vizionin e misionin perëndimor. Fronti i minorancës drejt alternativës së zgjedhjeve lokale, vepron nën dirigjimin e lidershipit Berishist, literalisht figurës politike më të konsumuar, zërit totalitar që kanalizon përmes “vendimit të formës së prerë” të ardhmen e partisë, siç bëri me Lulzim Bashën e siç pritet të bëjë, me oponentin e Erion Veliajt. Aleat në maratonën e kupës së dështimit, ka sozinë e tij në partinë si-motër, Metën, njeriun që nën betimin e interesave politike, ka kurorëzuar e divorucar me qetësi, dashurinë për pushtet me të njëjtët partnerë. Herë si ish-i i tyre, e herë si opsioni i rradhës.

Një magnet që ndërton pa drojë, duo-të asfiksuese të respirimit qytetar, patericë afunksionale që çon në gangrenë definitive, shpresën për reformim të klasës politike. E njëjta politikë, në të njëjtën skenë, me të njëjtët aktorë, për të njëjtën shfaqje, që njësoj si gjithnjë, përçudnon e zvetënon interesin publik!

Delli i aksionit opozitar, vitrina e fabrikuar të kodojë probabilitet fitues, navigohet verbërisht nga kasta “Non-Grata”, busulla e së cilës, prej kohësh nuk dëshmon perëndimin. Publikimet mediatike të dokumenteve, ku pretendohet financimi i PD-së nën influencën ruse, e rëndojnë ndjeshëm pozitën e alternativës opozitare. Në kalanë e fortifikuar të minorancës, dita-ditës po rrjedhin elementë parlamentarë, të cilët vendosin dorëzimin e mandatit të deputetit, sepse me apo pa konsideratën e interesave personale, qëndrimi në PD u vesh dozën dogmatike anti-amerikane.

Bilanci i situatës opozitare fermenton lëndën e parë, dritëhijet e së cilës, nuk zgjojnë më besim për shqiptarët. Protagonistët e politikës së sotme të minorancës, janë refuzuar me votë në trenin e demokracisë, ku kacavirren të dëshpëruar si fosile për t’u ricikluar e relapsuar në bataren e hartimit të aferave korruptive. Shqipëria, imazhi malinj i shtetit funksional, ka metastazuar edhe në institucionet ligjzbatuese. Muaj pas çorbës Berisha-Basha, ende nuk ka një vendim se cilit kamp do t’i dorëzohet torta e PD-së zyrtare, nuk ka as datë e as muaj të seancës. Në këtë vend, nuk ka më as turp, as cipë, as ndroje, as moral, as etikë profesionale, as detyrim qytetar, as vërtetësi, as meritokraci!

Identikiti i Shqipërisë 2023, është fare i qartë, PS triumfon bindshëm e thellë! Profecia e aderimit në BE apo implementimi i politikave demokratike adekuate, mbetet perspektivë e largët për realitetin shqiptar, edhe në shpresën më të afërt. Sot e mot, një shtet pa opozitë është terren i favorshëm shirash destabilizues, ku asnjë frut nuk rritet sipas standardeve bashkëkohore. Edhe në “ idealin” qeveritar, një proces administrues pa monitoruesin opozitar për të anatemuar me kartonin e kuq të argumentit, shteti nuk frymon në demokraci. Keqardhje, për katandisjen e trishtë, Shqipëri!

Next Post
VIDEO/ Fitore e merituar: Kombëtarja i shënon dy herë Armenisë në ‘lamtumirën’ e Reja-s! Shkëlqejnë lojtarët e Superligës, gol Skuka

VIDEO/ Fitore e merituar: Kombëtarja i shënon dy herë Armenisë në 'lamtumirën' e Reja-s! Shkëlqejnë lojtarët e Superligës, gol Skuka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

De Gol, koteci dhe kasollja me yll

February 27, 2026
Bie miti i Dubait si ‘parajsë’ për të kërkuarit nga drejtësia: Deri tani 14 të ekstraduar, priten edhe pesë të tjerë

Bie miti i Dubait si ‘parajsë’ për të kërkuarit nga drejtësia: Deri tani 14 të ekstraduar, priten edhe pesë të tjerë

February 27, 2026
“E ke figurën atërore të dështuar”/ Rogerti përplaset me Selinën dhe Arditin: Ejani, unë jam babai juaj në këtë lojë

“E ke figurën atërore të dështuar”/ Rogerti përplaset me Selinën dhe Arditin: Ejani, unë jam babai juaj në këtë lojë

February 27, 2026
SHBA–Iran drejt përballjes. Perëndimi dhe Kina largohen nga Irani. Alarm në Izrael

SHBA–Iran drejt përballjes. Perëndimi dhe Kina largohen nga Irani. Alarm në Izrael

February 27, 2026
Tramvaji del nga shinat në Milano: 1 i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur

Tramvaji del nga shinat në Milano: 1 i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur

February 27, 2026
Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

February 27, 2026
Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

TABELA/ Mbi 31% e aksidenteve rrugore në janar të shkaktuara nga drejtuesit 25-34 vjeç

February 27, 2026
Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po hetojnë një takim mes miqsh që përfundoi në tragjedi

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po hetojnë një takim mes miqsh që përfundoi në tragjedi

February 27, 2026
Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje Kuvendit

Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje Kuvendit

February 27, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In