• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Berisha: Meta do t’i kërkojë Ramës postin e kryeministrit për dy vjet

by
06/10/2015 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Berisha: Meta do t’i kërkojë Ramës postin e kryeministrit për dy vjet

Ish kryeministri Sali Berisha nuk lë rast pa artikuluar diversione brenda maxhorancës. Në një status të publikuar sot në faqen e tij në Facebook, ai shkruan se dy ish kryeministrat Pandeli Majko dhe Bashkim Fino si dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, kanë nisur një garë të ethshme për ti zënë vendin Ramës në rast të një qeverie teknike. Megjithatë, Sipas Berishës, Rama frikën më të madhe e ka nga Meta, i cili nga ambicia e tij për pushtet, mund ti kërkojë që gjysmën e mandatit të mbetur të jetë ai kryeministër.

STATUSI I BERISHËS NË FACEBOOK

Paralize dhe kalbesim ne “aleancen e qelbesirave”! Tani vetem “te vjedhim diten dhe naten” eshte motoja e ministrave e qeverise se pakalkur.

Te dashur miq, “aleanca e qelbesirave”, qeverisja e saj eshte ne paralize dhe kalbezim te plote. Zerat per nje ringjallje iluzive te aleances dhe qeverisjes se saj, nepermjet ndryshimeve te kabinetit deshtak dhe te diskretituar aktual Rama – Meta, u shuan. Edi Rama, pas kthimit nga New York-u vrapoi me antiplumb ne zyren e Ilir Metes per te mbyllur me te pazarin e radhes. Ndaj dhe dje, pas mbledhjes se grupit parlamentar, Rama deklaroi se nuk do kete ndryshime ne qeveri dhe se per fjalet e perhapura fajin e kishin mediat.

Ne te vertete Edi Rama nuk ben dot operacion ne nje trup te vdekur.
Se pari, vet Rama eshte skllav i ministrave te tij, torbave me euro te Tahirit, Beqes, Ahmetajt, Nikolles, Canit, Kodhelit, te cilet i paguajne atij rreth 30% te aferave korruptive qe behen vetem me aprovimin e Rames.
Se dyti, Rama nuk ndryshon dot kabinetin e tij qe kundermon ne mbare vendin sepse mendon se edhe vet ai do mund te jete viktima kryesore e ketij ndryshimi.

Ne Partine Socialiste veçanerisht dy javet e mungese se Rames ne Tirane por dhe para nisjes, ka shperthyer nje gare e pa shpallur por intensive per kryeministrin e ri. Kjo gare zhvillohej ne takime intensive ne korridoret e PS, Parlamentit dhe labirintet diplomatike. Ne te, pothuaj haptas jane perfshire dy ish ish kryeministrat Majko dhe Fino dhe vet besniku i Rames, Erion Veliaj. Fino, nostalgjik per te shkuaren mendon se mund te kryesoje me sukses nje qeveri qofte dhe teknike, qe sipas tij, njelloj si ne vitin 1991 duhet te kete kryeminister socialist. Majko flirton me nderkombetaret dhe mendon se ai mund te shpetoje pa u mbytur anijen e shpuar te “aleances se qelbesirave”. Majko per kete qellim perfshiu ne staf edhe sherbetorin e dy zoterinjve, qe keto kohe i duhet shume. Ai ka derguar sinjale edhe ne Kosove. Kurse Erion Veliaj eshte gjithnje i gatshem per tradhtine me te pare.

Keta shfrytezuan vakumin nga mungesa e Rames. Majko dhe Veliaj thuhet se kane nisur edhe takimet diplomatike. Histori tradhetirash por mua nuk e di pse, natyrisht merret me mend, nuk me neverisin shume!

Por frika e Rames me karrigen e tij ne rast se ben ndryshime ne qeveri mendoj se vjen nga vet Ilir Meta, ambicja per pushtet e te cilit eshte e pakufishme, verbuese dhe Rama e di shume mire kete. Rama mendon nga frika se Meta, sic kerkoi te behej president, mund ti kerkoje direkt atij, qe gjysmen e mandatit te jete ai kryeminister ose per ndryshe te mos i votoj ndryshimet ne kabinet apo te votoj vetem ato qe i pelqejne atij. Ne te gjitha variantet, “aleanca e qelbesirave” eshte ne paralize dhe kalbezim kundermues te plote. Moto e saj eshte “o burra te vjedhim nga naten dhe diten para se sa qytetaret e revoltuar te na kërrejne nga karriget”. Vetem revolucioni demokratik qytetar mund te shpetoje vendin nga kjo kalbesisre! sb

Next Post

Bushi ‘injoron’ Serbinë: Ja çfarë duhet që të bëjnë tifozët kuqezi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In