• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha-Meta, aleatët kryesorë të Putinit në Shqipëri?! Fakte dhe rrethana

by
28/01/2022 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditët e fundit, jo rastësisht, Sali Berisha dhe Ilir Meta, po nxitojnë të ekspozohen si anti-rusë, duke kritikuar qeverinë shqiptare, për qëndrim pasiv në raport me situatën e tensionuar në Ukrainë, e cila është para një rreziku serioz për t’u pushtuar nga Rusia e Vladimir Putinit. Shqipëria është pjesë e NATO-s. Dhe NATO është sot fuqia më e madhe ushtarake mbi tokë, rrjedhimisht edhe pengesa kryesore e planeve okupuese të Vladimir Putinit, i cili ka mbështetjen e Kinës, disa shteteve satelite dhe segmenteve në Ballkan, kryesisht në Beograd, por edhe në Athinë.

Kolona kryesore e NATO-s janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, Sali Berisha dhe Ilir Meta, po kritikojnë në mënyrë të tërthortë SHBA dhe NATO se nuk po mbrojnë Ukrainën nga ushtria e Putinit, pasi ushtria modeste shqiptare nuk ka asnjë hapësirë për të mbrojtur Ukrainën jashtë kornizës së NATO-s.

Po cila është arsyeja dhe trazimi i brendshëm që kanë shtyrë Sali Berishën dhe Ilir Metën, në këtë marrëzi, në tentativë për t’u shfaqur ‘më Katolik se Papa’?!

Sali Berisha dhe Ilir Meta janë politikanët më të famshëm anti-amerikanë në Shqipëri dhe Ballkan, duke tejkaluar edhe ata të Beogradit, të bombarduar dy dekada më parë nga NATO. Sipas parimit ‘armiku i armikut tim është miku ik’, Sali Berisha dhe Ilir Meta perceptohen sot si aleatët kryesorë të Putinit në Shqipëri, i cili përbën kërcënimin kryesor për Evropën dhe Perëndimin në tërësi.

Dhe ky perceptim është i bazuar në disa fakte dhe rrethana. Nuk ka logjikë politike dhe diplomatike që dy anti-amerikanët më emblematikë në Shqipëri të jenë njëkohësisht edhe dy anti-rusët më të thekur në Shqipëri. Sali Berisha është klasifikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në listën e zezë për korrupsion domethënës, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë në Shqipëri.

Sali Berisha është paralajmëruar për sanksione shtesë nga Perëndimi, ndërsa aleati i tij Ilir Meta është shkarkuar nga Kuvendi për provokimin e cenimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm tre ditë më parë, SHBA ka paralajmëruar sanksione personale edhe për Vladimir Putin.

Sali Berisha dhe Ilir Meta udhëheqin që nga viti 2018 një front kundër Perëndimit në Shqipëri, front i cili përkon me interesat e hershme dhe investimin e Putin për të krijuar rryma anti-amerikane në Ballkan, për të përçarë Evropën dhe dobësuar influencat e Perëndimit.

Sali Berisha dhe Ilir Meta janë dy politikanët e vetëm në Shqipëri, të cilët kanë organizuar protesta kundër rolit të SHBA-ve në Shqipëri dhe angazhimit të SHBA-BE për reformën në drejtësi, protesta të kamufluara gjoja kundër Vuçiç dhe një komploti imagjinar ndërkombëtar kundër tyre, përmes reformës në drejtësi.

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë ndarë me Putin edhe entuziazmin e përbashkët për tërheqjen e amerikanëve nga Afganistani, duke e lexuar largimin si një shenjë dobësie, dështimi dhe humbje influencash nga SHBA.

Tre politikanë sot kërcënojnë me ultimatume SHBA-të. Sali Berisha kërcënon me trazira për t’i hequr emrin nga lista e zezë. Ilir Meta ka deklaruar se do të presë me gjoks raketat amerikane tek Mali me Gropa. Vladimir Putin kërcënon SHBA se do të përballet me raketat ruse.

Kërcënimet e Sali  Berishës dhe Ilir Metës ndaj SHBA sigurisht që janë qesharake në raport me kërcënimet e Putin. Megjithatë, përveç luftës kundër Perëndimit, dy butaforikët e Tiranës dhe Vladimir Putinin i bashkon eliminimi i mendimit ndryshe, zhdukja fizike e kundërshtarëve, urdhrat për vrasje, shantazhi, blofi, fiksimi për përgjimeve, korrupsioni etj.

Sigurisht që mes tyre nuk ka një marrëbeshje të shkruar. Por hija e zezë e kësaj aleance me Putinin, në një front kundër Perëndimit, po i shtyn Ilir Metën dhe Sali Berishën në marrëzi politike, duke vajtuar nga mejhanet e Tiranës fatin e Ukrainës, për t’u dukur si anti-rusë, për të mjegulluar pozicionin e tyre në krahun jo të duhur të historise/ Nga Adriatik Doci, shqiptarja.com/

/b.h

Next Post
Përdorimi i gazit lotsjellës në 8 janar/ Komisioni i Rithemelimit padit në Prokurori Sokol Bizhgën

Përdorimi i gazit lotsjellës në 8 janar/ Komisioni i Rithemelimit padit në Prokurori Sokol Bizhgën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania nuk pret Evropën, shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

Gjermania nuk pret Evropën, shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

July 14, 2026
Ekuipazhi i Shenzhou-23 i Kinës teston pajisje të re matëse

Ekuipazhi i Shenzhou-23 i Kinës teston pajisje të re matëse

July 14, 2026
Tregtia e jashtme e Kinës shënon rritje të fortë në gjysmën e parë të vitit 2026

Tregtia e jashtme e Kinës shënon rritje të fortë në gjysmën e parë të vitit 2026

July 14, 2026
“S’ka vend për retorikë të tillë”, BE kritikon deklaratën e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë

“S’ka vend për retorikë të tillë”, BE kritikon deklaratën e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë

July 14, 2026
Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Nëna shpërthen ndaj djalit të Maduro-s mes rrënojave: Nuk humba një kuzhinë, humba vajzën!

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Nëna shpërthen ndaj djalit të Maduro-s mes rrënojave: Nuk humba një kuzhinë, humba vajzën!

July 14, 2026
Kandidatët e “Rithemelimit” për 6 marsin/ PD: Nuk na përfaqësojnë. Mashtrimi i radhës i Berishës!

Deklarata për spastrimin etnik në Kosovë / PD kërkon shpalljen “non grata” të ministres serbe

July 14, 2026
Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa

July 14, 2026
Trump kërkon pagesë nga anijet tregtare në Hormuz, Britania: Mund të prishë tregtinë globale

Trump kërkon pagesë nga anijet tregtare në Hormuz, Britania: Mund të prishë tregtinë globale

July 14, 2026
Rinovimi i kupolës drejtuese/ Murrizi i del kundër Berishës: Mos i mbani emrat sekret, PD nuk drejtohet me porosi e SMS

Rinovimi i kupolës drejtuese/ Murrizi i del kundër Berishës: Mos i mbani emrat sekret, PD nuk drejtohet me porosi e SMS

July 14, 2026
“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”/ Spiropali shpërthen ndaj ministres serbe: Nuk është mendim politik, është barbarizëm verbal!

“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”/ Spiropali shpërthen ndaj ministres serbe: Nuk është mendim politik, është barbarizëm verbal!

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In