• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha merr në dorë protestën e PD, serial akuzash ndaj Ramës

by Java News
23/02/2017 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka qene sot protagonist i protestes se PD, duke e marre ne dore ate. Fjalen qe do te mbante ne Kuvend ai e ka mbajtur perpara protestuesve. Ai ka derdhur një lumë akuzash ndaj kreut të Qeverisë, Edi Rama, duke e akuzuar për bashkëpunim me krimin. Berisha thotë se Rama e ka mbushur Parlamentin me kriminelë. Nga çadra e protestës, ish-kryeministri thotë se Rama ka liruar anëtarët e “Hakmarrjes për drejtësi”, dhe tani po tenton të lirojë Aldo Baren.

“Po të shkoj tani në një burg e të më nxjerrin përpara 140 të burgosur, a do gjej dot kund 19 të burgosur më kriminelë sesa këta që kam sot në Parlament. Çështjen e krimit, PD dhe deputetët e saj e kanë në krye të radhës, si një çështje jetike për ju dhe vendin. Institucionet ndërkombëtare për herë të parë publikisht thanë PD ka të drejtë që braktisi parlamentin. Ai është i lidhur me klanet e kokainës, çon vëllain e tij të lëvizë me makinë e bosit të kokainës së Xibrakës. Ai është personi që liron e mban në parlament Mark Frrokun, përdor gjithë forcën e shtetit, madje edhe levat ndërkombëtare, për të mbrojtur një hajdut ordiner, si Armand Prenga, i cili qëllon në komisariat ata që shkuan e u ankuan për të.

Është ky e jo ndonjë tjetër që liron “Hakmarrjen për drejtësi”, të cilën e dënoi drejtësia. Është ky kryebandit dhe vrasës serial, që shpëtoi Kostandinin e Luizës, pasi ekzekutoi 4 të rinj në një mëngjes këtu në Tiranë, pasi kishte vrarë një tjetër të ri një vit më parë, e hoqi nga dënimi përjetë; dhe nxori në tapet të kuq nënën e tij. E cila në vend që të ndrydhej, të qante për krimin e shëmtuar të të birit, të qante për nënat që u veshën në zi, dilte e rrihte gjoksin se po jepte dorëheqjen.

Ishte ky që shtynte Shullazin t’i thoshte rektorit tërhiqu se të marr djalin peng. Ishte ky që çon e merr mesazhe nga Dritan Dajti, e komunikon me ta si të ishte shok. Pasi liroi “hakmarrjen për drejtësi”, ka çuar Aldo Baren në Gjykatë, dhe u kërkon gjyqtarëve ta lirojnë. Është ky kryebanditi i vendit, dhe derisa ne të mos bindim çdo shqiptar, përgjegjësia është e jona”, tha Berisha.

ma.me

Next Post
Dosja shpërthyese ruse: Trump përdori prostituta për “shfaqje urinimi” në shtratin ku fjeti Obama

Trump "luftë" Obamës deri tek banjot e shkollave publike. Heq udhëzimin për transeksualët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In