• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha merr letër legalizimi për PD

by Denis Dyrnjaja
12/12/2024 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

34 vjetori i krijimit e gjen Sali Berishën me letrën e legalizimit të Partisë Demokratike si pronë e tij në xhep. Gjykata e Tiranês e njohu edhe ligjêrisht si kryetar të PD. Me këtë akt ligjor merr fund saga e pronësisē së vulës, simboleve dhe fronit të kryetarit, pasi për rreth një dekadë ishte deleguar për t’u drejtuar nga beniamini i tij Lulzim Basha. Por ndërsa nis vitin e 35 tē karrierës politike, Berishès i duhet të pērballet me 3 nga sfidat thuajse kryesore e bazike, madje mund të thuhet pa droje edhe jetike të tij. S

ë pari duhet të fitojë betejèn ligjore me drejtêsinê që e akuzon për korrupsion, një nga cilësitë e tij të personalitetit publik, e cila pas akuzave të SPAK-ut ka rënë si mit dhe mbetet për t’u parê nêse do të rivendoset pas procesit të tij ligjor. Berisha ka ekspozuar gjithnjë integritetin dhe ndershmërinë si virtytet më të forta personale në jetën politike, por vitet e qeverisjes 2005-2013 si kryeministër e rrëzuan këtë perceptim. Familjarë, miq e shërbëtorë të tij u pasuruan në mënyrë të shpejtë e të ethshme, duke përfituar pikërisht nga pushteti i fortë i Berishës dhe autoriteti i tij personal. Pasuri publike u privatizuan, leje të shumta u dhanë e biznesmenë e sipërmarrës të mëdhenj që i shërbenin doktorit kryeministër u favorizuan. Berisha vijonte të ishte ende ai që nuk dinte çfarë ndodhte poshtë dhe anash tij.

Familjarët dhe njerëzit e besuar kujdeseshin që gjithçka të bëhej me miratimin e doktorit kryeministër, por pa dijeninë e tij. Le të themi kjo sindroma e dardhave pas kurrizit paska ekzistuar që atëherë e qenka trashëguar dmth. Gjithsesi në rastin e Berishës zullumi u trash diku më shumë se duhej. Psh në Gërdec, biznesi miliona dollarësh i përfitimeve nga demomtimi i fishekëve u kthye në simbol të aferave korruptive të qeverisjes së tij dhe kulmoi deri në atë aksident fatal që iu mori jetën 26 punëtorëve në fabrikën e vdekjes ku punonin edhe fëmijë. Por nuk ishte Gërdeci pika kulmore. Sepse shqiptarët do të shihnin disa kohë më pas Ilir Metën, atë mot të vitit 2021 me bllokun e famshêm që kërkonte të kryente punët e tij korruptive.

Drejtësia e kontrolluar totalisht nga Berisha nuk e njohu si provë bllokun e Metës që fliste me zë e figurë për afera korruptive dhe kjo prodhoi revoltën opozitare të 21 janarit 2011 me 4 të vrarë në bulevard para selisë së kryeministrisë. Edhe për këtë ngjarje drejtësia humbi rrugës, ndërsa hijet e Ziver, Veizit, Aleks Nikës, Hekuran Dedës e Faik Myrtajt vijojnë të enden në bulevard në kërkim të drejtësisë së mohuar. Ndërkaq Berisha manovroi sa manovroi politikisht dhe një ditë qershori të vitit 2013, shqiptarët të neveritur nga degjenerimi korruptiv i dhanë një leksion të fortë politik qeverisjes 8 vjeçare të tij, duke e larguar me 1 milion vota. Kjo ishte ndoshta humbja më e dhimbshme dhe e tmerrshme në historinë politike të Shqipërisë.

Ndodhi rrëzimi i të gjithë koorporatës qê pêrbêhej nga trinomi “partishtet-biznes-media”. Ishin pasuruar babëzisht të gjithê sa kishin mundur e dashur. Ndërkohë duke ndjerë turpërimin e madh publik të humbjes, Berisha zgjodhi një truk politik duke dhênê dorëheqjen si kryetar i PD formalisht, por jo realisht, sepse pas një gare fiktive me të ndjerin Sokol Olldashi, kishte menduar t’ia delegonte thuajse me komandim partinë Lulzim Bashës për ta drejtuar së bashku, ai në dukje dhe doktori në prapavijë. Kjo manovër rezultoi një dështim total politik, pasi në parti nisi një spastrim tjetër i Berishës, por më duart dhe vendimmarrjen e Bashës. Ikin thuajse të gjithë emrat që kishin mbajtur peshë politike në PD.

Zgjedhjet po humbeshin njëra pas tjetrës. Ndërkaq në arenën politike kishin ndodhur edhe zhvillime të tjera, që dilnin jashtë skemës së planifikuar të Berishës. Në 2016, Parlamenti me nismën e PS miraton me 140 vota reformën në drejtësi e cila duhej të pastronte sistemin nga të korruptuarit, për të ngritur një prokurori e gjykatë të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Se kish menduar as atëherë e as ndonjëherë Berisha, se do të vinte dita të përballej pikërisht me këto organe të reja të drejtësisë që vetë ai dhe partia e tij i kishin votuar për ta vënë atë përpara përgjegjësisë ligjore si i korruptuar.

Sot ai është pikërisht në këtë betejë me organet e posaçme penale. E ndërkohë që i duhet të bëjë këtë betejë, i duhet të korrigjojë edhe kostot 10 vjeçare që prodhoi Basha si kryetar i komanduar prej tij. Partia shkoi nga humbja në humbje dhe të dy bashkë at e bir politik vijonin njëri tjetrin të mbronin, derisa erdhi momenti më tronditës për Berishën. SHBA e shpalli non grata dhe Lulzim Basha u gjend para dy mundësive o te merrte kosto për aferat e tij, ose të përjashtonte Berishën nga PD, në këmbim të amnistisë politike e diplomatike, për të mos patur edhe ai të njëjtin fat si Ati i tij politik. Dhe Basha nuk zhgënjeu në pabesi, e kishte mësuar nga Berisha këtë cilësi. Më 9 shtator të vitit 2021 e përjashton doktorin, i cili mbeti pa parti dhe vetëm me ca besnikë përqark.

PD u përça dhe u shpërbë. Grupet kundërshtare brenda saj nuk lanë gjë pa i bërë e thënë njëri tjetrit. Ato që drejtësia akoma si ka artikuluar, ja kanë thënë shoqi shoqit në PD, një për një pa kursyer asgjë. Dhe çka bëri më shumë përshtypje ishte fakti se nuk përgënjeshtronin akuzat, por kundërsulmonin njëri tjetrin me akuza të reja. Horrllëqet e dallaveret për përfitime dolën sheshit. Ndërkohë palët pa ndalim akuzonin njëra tjetrën për flirte e bashkëpunim me Edi Ramën dhe mazhorancën. Shqiptarët dëgjuan me dëshmi reale ato që kishin përfytyruar. Dëgjuan për korrupsionin masiv që kishte ndodhur në qeverisjen e Berishës e panë sesi manipuloheshin votat brenda partisë që solli pluralizmin dhe demokracinë në Shqipëri.

Pasi ndodhi gjithë kjo llumnajë,, palët kuptuan se po shkonin në vetasgjesim politik e vendosën t’i thonë stop luftës, të bënim paqe e “të pështyrat” e ndërsjella t’i lëpijnë. U ribashkuan përsëri rreth atij për të cilin ishin përbetuar se kurrën e kurrës nuk do të përuleshin nëse rimerrte kontrollin e PD, Sali Berishës. Në një farë mënyre vendosën sërish të bashkëjetojnë politikisht brenda fëlliqësisë që krijuan vetë nga ego për pushtet. Gjithçka u rikthye në pikën zero, atje ku kishte mbetur në vitin 2013, por me shumë më shumë kosto. Berisha u bë sërish edhe de jure kryetar i PD, Basha u shporr si armik dhe kolaboracionist me puçistët ndërkombëtarë e kombëtarë. Tani Berishës, përveç se i duhet të bashkojë partinë ka detyrim të rrëzojë edhe qeverinë.

Pra doktori tani e ka detyrim fitoren e zgjedhjeve, pasi nuk ka më as alibi për humbjen se doli dhe nga vetizolimi në shtëpi. Vulën e ka, kryetar është njohur ligjërisht, i lirë për të zhvilluar fushatë elektorale e veprimtari politike është, tani mbetet të provojë se nuk është si Lulzim Basha, një humbës kronik. E nëse arrin sukses në këto dy sfida një ligjore ku duhet të dalë i pafajshëm nga akuzat për korrupsion e tjetra politike ku duhet the dalë fitimtar në zgjedhje, atëherë I mbetet beteja e fundit, të zhbëjë non gratën diplomatike.

Me Britaninë e Madhe e ka mbyllur këtë proces. I pagoi mbi 500 mijë euro një studioje ligjore në Angli, por nuk arriti të ndryshojë statusin diplomatik. Londra mbetet e bindur se ky politikan duhet sanksionuar si i korruptuar dhe individ që ka bashkëvepruar e mbajtur afër njerëz të kriminalizuar që Home Office i ka të skeduar. Pra Berisha e familja e tij nuk do të shkelin dot në Britani.

Ndërsa për në Amerikë ai beson se gjërat mund të ndryshojnë, se sikurse i thonë një fjale, ajo që nuk blihet me lekë, blihet me më shumë lekë. Dhe sigurisht në SHBA dhe mund të ndodhë që statusi “non grata” të hiqet, por me një kosto shumë të lartë lobimi financiar, që natyrisht Berisha është gati ta paguajë, së pari se i ka aq shumë para për ta përballuar çmimin e lobimit dhe se dyti ja vlen të riblihet dinjiteti sa për sy e faqe sikurse e do mileti.

Gjithsesi sfidat janë të mëdha, koha e shkurtër e durimi i limituar dhe Berishës i duhet një mrekulli për të përmbysur atë që vetë ka parashkruar. Të paktën në çdo rast dhe si do të vijë puna ajo që mund të thuhet me siguri është se që prej vitit 1990 e deri tani, duke kaluar çdo peripeci e vështirësi, PD do të jetë përjetësisht pronë e tij.

Next Post
“Ti ke fjetur me Lulin”, Balla përplaset me Bardhin te ‘Ligjet’, deputeti i PD: Mos u merr me mua se…

LIVE! Kuvendi nis me debate, Bardhi kërkon Ramën! Balla: Kryeministri nuk sqaron shpifjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fëmijët pa kujdes prindëror do vendosen në një familje”, çfarë parashikon pr/ligji për kujdestarinë alternative

“Fëmijët pa kujdes prindëror do vendosen në një familje”, çfarë parashikon pr/ligji për kujdestarinë alternative

December 7, 2025
A do të bëjë Berisha në foltoren e dytë një bilanc të së parës?

A do të bëjë Berisha në foltoren e dytë një bilanc të së parës?

December 7, 2025
Ushqimet nga jashtë vendit vijnë më lirë, por shiten me shtrenjtë! Çfarë ndodh me çmimet në Shqipëri

Ushqimet nga jashtë vendit vijnë më lirë, por shiten me shtrenjtë! Çfarë ndodh me çmimet në Shqipëri

December 7, 2025
Përmbytja në Lezhë nga papërgjegjësia e institucioneve, ‘ping-pong’ mes bordit të kullimit dhe zonave të mbrojtura

Përmbytja në Lezhë nga papërgjegjësia e institucioneve, ‘ping-pong’ mes bordit të kullimit dhe zonave të mbrojtura

December 7, 2025
Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e policisë mbrojnë bandat

Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e policisë mbrojnë bandat

December 7, 2025
Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, fermerët: S’ka subvencione nga shteti, importet po na dëmtojnë

Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, fermerët: S’ka subvencione nga shteti, importet po na dëmtojnë

December 7, 2025
Salah kundër trajnerit, paralajmëron largimin: Do vij për t’u thënë lamtumirë tifozëve

Salah kundër trajnerit, paralajmëron largimin: Do vij për t’u thënë lamtumirë tifozëve

December 7, 2025
Tragjedi në Klinë të Kosovës, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë. Dyshimet e para

Tragjedi në Klinë të Kosovës, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë. Dyshimet e para

December 7, 2025
Netanyahu lajmëron takim me Trump në dhjetor: Do diskutoj fazat e ardhshme të planit të paqes

Netanyahu lajmëron takim me Trump në dhjetor: Do diskutoj fazat e ardhshme të planit të paqes

December 7, 2025
E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In